Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, ndërsa rrugët janë të thata, njofton Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM).
Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar. Ndërkohë, në pikat kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut nuk janë regjistruar pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM u bën apel drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të drejtojnë me kujdes, veçanërisht në zonat përgjatë luginave të lumenjve dhe grykave malore, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.
Kujdes i shtuar rekomandohet në segmentet rrugore Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.
MARKETING
<!–



