Nënpunës policorë të Departamentit për Trafikim të Paligjshëm me Drogë në SPB Ohër, dje e kan privuar nga liria personin T.A. (28) nga Velesi, me qëndrim të përkohshëm në Ohër.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
I akuzuari është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.