Author: Hamdi Kumanova

Italia do të nisë epokën “Spalletti” në ndeshjen e datës nëntë shtator ndaj Maqedonisë së Veriut, sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Grupi ka nisur tashmë të stërvitet nën urdhrat e ish-trajnerit të Napolit, teksa portieri Gianluigi Donnarumma shprehet i bindur se kombëtarja do të ketë një rrugëtim të shkëlqyer me Spallettin. Ndër të tjera, numri një i Paris Saint-Germain, theksoi se prezenca e Buffon në kombëtare është një plus i madh. “Me Spallettin jemi shumë komod, nuk e njihnim, por të gjithë e dinim atë se çfarë arriti në sezonin e kaluar. Besoj se do të…

Lexo më Shumë

Pensionistët e Prilepit sot dolën në protesta dhe e bllokuan rrugën në dalje të Prilepit, para autostradës Prilep – Manastir. Në protestë ata përsëritën se nuk heqin dorë nga kërkesa për rritje lineare të pensioneve prej 3.500 denarë dhe përmes Gjykatës Kushtetuese do të kërkojnë ndryshim të metodologjisë për llogaritjen e pagave. “Nuk largohemi nga kërkesa jonë për rritje lineare e jo përqindje të pensioneve, përkatësisht për 3.500 denarë. Do të jemi unikë, të bashkuar dhe nuk do të dorëzohemi. Ndryshe, nuk pajtohemi me propozimet e ministres të Punës dhe Politikës Sociale. Ne vazhdimisht kemi kërkuar që në atë komision…

Lexo më Shumë

Pensionistët, që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie, po rriten me shpejtësi. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se, në vitin 2022 pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 48% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie nga 45% me 2021. Më 2022 në të gjithë vendin numëroheshin 481,420 përfitues të pensionit të pleqërisë nga të cilët 231,734 morën pagesa të pjesshme. – Publicitet – Numri i total i pensioneve të pleqërisë në vitin 2022 pësoi rritje vjetore me 4.6%, por ato me pensione të pjesshme u shtuan…

Lexo më Shumë

Nesër mund të merren masa, këtë e tha shkurt ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i pyetur për rritjen e çmimit të bukës nga disa kompani prodhimi nga 33 denarë në 37 denarë, shkruan TV21. Bekteshi thotë se kompanitë janë njoftuar disa herë se çka i pret nëse e rrisin çmimin e bukës. “Sa i përket bukës, unë në disa raste u kam bërë thirrje prodhuesve të bukës në shtetin tonë, posaçërisht në rajonin e Shkupit, ata 4-5 kompani që janë më të mëdha, ata e dinë shumë mirë se çka i pret nëse ka ngritje të çmimit”, tha Bekteshi./tv21.tv

Lexo më Shumë

Zjarri në vendin Vrello në Vaksincë të Likovës është shuar, njoftuan sot nga Qendra për menaxhim me krizat (QMK). Zjarri, ashtu siç informojnë prej Qendrës rajonale për menaxhim me kriza, shpërtheu në orën 19:00, kurse ekipet e zjarrfikësve të Kumanovës e kanë shuar pothuaj deri në orën 23:00. Zjarri ka kapluar edhe barin e thatë dhe kashtën në afërsi të rezervuarëve të “Makpetrolit”. Dje, është shuar edhe zjarri në Belkovc, i cili erdhi nga fshati i afërt Rugjincë. Nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe më e madhe prej 150 hektarëve shkurre dhe barë i thatë. Ekipet e katër njësive zjarrfikëse…

Lexo më Shumë

Një grup i ri i 38 amerikanëve do të arrijnë të hënën në Maqedoninë e Veriut ku do të shërbejnë si vullnetarë të Korpusit të Paqes. Ata do ta ndajnë përvojën dhe njohuritë e tyre duke shërbyer si vullnetarë nëpër shkolla dhe organizata në vendin tonë. Gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoninë e Veriut, vullnetarët do të punojnë si arsimtarë dhe profesorë të gjuhës angleze, në fushën e zhvillimit të bashkësive në partneritet me shkollat fillore dhe të mesme, me institucionet qeveritare, me komunat dhe organizatat joqeveritare. Korpusi i Paqes është organizatë qeveritare e SHBA-së dhe i realizon programet e…

Lexo më Shumë

Kuvendi i RMV-së votoi dje me 83 vota “pro” shpalljes publike për drejtor të ri të Agjencisë Teknike-Operative (ATO), e cila kontrollon monitorimin e komunikimeve elektronike të qytetarëve. Vendimi është propozuar nga deputetët Maria Kostadinova nga LSDM dhe Arbër Ademi nga BDI. Mirëpo, sot i skadon mandati drejtorit aktual Zoran Angelovski dhe derisa të zgjidhet pasardhësi i tij, institucioni i themeluar pesë vite më parë pas skandalit masiv të përgjimeve të paligjshme, do të jetë pa drejtues. Mandati i drejtorit të ATO-s është pesë vjet, pa mundësi rizgjedhjeje. Shpallja zgjat 10 ditë nga publikimi i sotëm në “Gazetën Zyrtare” dhe…

Lexo më Shumë

Pesë kompanitë e sigurimit të jetës vetëm për muajin korrik të këtij viti kanë paguar 62,4 milionë denarë (1 milion euro) për të siguruarit e tyre apo bartësit e së drejtës të kompensimit. Shuma e fondeve të paguara për dëmet e mbuluara nga sigurimet e jetës në korrik është 19 për qind më e lartë se i njëjti muaj i vitit të kaluar. Sipas të dhënave paraprake të dorëzuara nga shoqëritë e sigurimit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, fondet janë paguar për shkak të: vdekjes së të siguruarit, mbijetimit ose zgjidhjes së kontratës së sigurimit me komponent kursimi ose…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka kritikuar sërish qeverinë për ngjarjet në Klinikën e Onkologjisë. Nga kjo parti thonë se “përkundër ekzistimit të një sistemi të përshtatshëm për trajtimin e pacientëve me kancer, Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së lejoi që njerëzit të vdisnin”. Nga VMRO-DPMNE thonë se me skandalin e Onkologjisë janë shkelur më brutalisht të drejtat e njeriut. “Abuzimi me citostatikët dhe terapinë në Klinikën e Onkologjisë është një krim me pasoja vdekjeprurëse. Abuzimi është një komplot kriminal për të vjedhur ilaç nga pacientët me kancer për t’i shitur në treg të zi. Aktivitete të tilla janë pothuajse të…

Lexo më Shumë

Qeveria e RMV-së i propozoi Kuvendit ndryshime në Kodin Penal (KP), me të cilat ulen dënimet me burg për veprën e shpërdorimit të pozitës zyrtare. Amendamentet e propozuara ligjore për KP janë dorëzuar në Kuvend me flamur europian dhe tashmë janë futur në rend dite. Sipas propozimit, dispozitat e nenit 353 për dënimet me burgim së paku tre dhe pesë vjet duhet të shfuqizohen dhe në vend të tyre të vendoset dënimi me burgim nga një deri në katër vjet. Me përcaktimin e kufirit të sipërm të dënimit të mundshëm me burg, hapet mundësia e një vjetërsimi edhe më të…

Lexo më Shumë

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një 47-vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – grabitje. Më 4 shtator, i dyshuari ka hyrë në një market në bulevardin “KAÇKM” dhe menjëherë ka shkuar në zonën pranë kasës dhe e ka hapur kasën. Pronarja e dyqanit, e cila punonte edhe si shitëse, e ka kundërshtuar, por ai i ka nxjerrë një thikë me të cilën e ka kërcënuar, është larguar dhe nga kasa i ka marrë 16.300 denarë, aq sa ka pasur në atë moment.…

Lexo më Shumë

Roja Bregdetare e Greqisë ka gjetur një grup prej 14 emigrantësh të vdekur në bregdetin e një ishulli të vogël në lindje të Detit Egje të martën në mëngjes. Autoritetet greke njoftojnë se, pesë burra, gjashtë gra dhe tre fëmijë u gjetën në ishullin e largët Farmakonisi. Ky grup kishte mbërritur në ishull nga bregdeti turk përmes një barke të vogël gomone, e cila u fundos, ndërsa nuk dihet nëse ka apo jo të zhdukur. Numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Greqi përmes detit është rritur së fundmi. Ata kanë ikur nga konfliktet dhe varfëria në Lindjen e Mesme,…

Lexo më Shumë