Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë në Londër. Mësohet se Klevi Shekaj, me origjinë nga Malësia e Madhe, është vrarë gjatë një sulmi me thika në veri të Londrës Sipas mediave të huaja, Klevi Shekaj dhe 15-vjeçari Leonardo Reid u sulmuan me thikë në Elthorne Road, Islington, rreth orës 23:30 më 29 qershor. 15-vjeçari Reid humbi jetën në vendngjarje, ndërsa shqiptari u transportua në spital por nuk mundi të mbijetojë. Ngjarja e rëndë ku janë përfshirë disa persona thuhet se ka ndodhur në skenën e xhirimit të një videoje muzikore ku një grup njerëzish që mbanin “thika të mëdha” vazhduan të…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në diplomimin e gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës ka folur për zyrtarët policorë që janë lënduar në aksionet në veri të vendit. Ai tha se policia e ka shtuar aktivitetin në veri, ku bëri të ditur se në dy vjet e fundit 25 zyrtarë janë lënduar lehtë, e një vazhdon të jetë në tretman mjekësor. “Pikërisht për shkak të këtij aktiviteti të shtuar të policisë në atë zonë [veri], ka pasur sulme të njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve tanë policorë, ku 25 janë lënduar lehtë, një është plagosur e një ndodhet në tretman mjekësor pas…
Shigjeta të mprehta në përplasjet e ndërsjella mes kryetares së Shkupit, Danella Arsovska dhe kryetarit të Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski. Në tekstin e Arsovskës të publikuar në faqen e Facebook-ut, ka edhe ofendime. Por i pari i Kisella Vodës i cili ishte i ftuar në edicionin verorë të ClickPlus në TV21, tha se sjellja e tillë e një kryetari është e pahijshme. E tillë për fat të keq është kryetarja e cila nuk di të pranojë kritika, shtoi ai. “Vazhdojnë akuzat e pahijshme, epitetet, ofendime që për mua është e pakuptueshme që një politikan në shekullin 21 t’i shfrytëzojë, posaçërisht…
Rusia ka tërhequr pothuajse të gjitha trupat e saj nga Bjellorusia, ka thënë Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës. Ushtria ruse e ka përdorur territorin kryesisht si terren për shumë luftëra.“Për fat të mirë, numri i ushtarëve rusë në zonat e trajnimit në Bjellorusi është në rënie të vazhdueshme,” tha zëdhënësi i shërbimit Andrii Demchenko në një konferencë për shtyp, sipas Kyiv Independent.“Deri para pak kohësh, ishim deri në 2000 ushtarë, por tani ka ndodhur një tjetër rotacion dhe pothuajse i gjithë personeli rus është tërhequr nga territori i Bjellorusis.Ushtria ruse zhvilloi stërvitje të përbashkëta me Bjellorusinë në javët…
AMBASADA E UKRAINËS: AKT VANDAL Ambasada e Ukrainës në Shkup e quan akt vandal shkatërimin e tabelës në parkun “Ukraina” në Komunën e Çairit, njofton KlanM. Sipas tyre, persona që sipas të gjitha gjasave i takojnë lëvizjes “Rinia e Kuqe” publikisht dhe me vetdëshirë kanë ngjitur emrin “Parku ASNOM” mbi emrin original të “Parkut Ukraina”, sic thonë nga Ambasada, duke e arsyetuar me mungesën e përmendoreve të antifashistëve maqednas që gjoja janë vendosur në këtë vend dhe nevojën që të respektohet kujtimi ndaj tyre. “Falënderojmë banorët, administratën e Komunës së Çairit dhe personalisht Kryetarin e Komunës, Visar Ganiun, për shkak…
Gjashtë zjarrfikës me dy automjete zjarrfikëse kanë shuar cisternën e cila mori flakë sot në mëngjes në rrugën rajonale Strumicë-Radovish. QMK-Strumicë kumtoi se në orën 9:18 ka rënë zjarr në një kamion të cilit i është shpuar goma. Kamioni transportonte 20 tonë naftë. Me zjarrin është përfshirë pjesa e pasme të kamionit, pranë gomës. Kamionë është djegur një kilometër nga fshati Vladievski, në rrugën Strumicë-Radovish. Nga QRMK -Strumicë kumtuan se edhe katër kanë qenë duke kontrolluar trafikun. Nafta do të transferohet në një cisternë tjetër dhe do të transportohet në destinacionin përfundimtar. “Falë ndërhyrjes së shpejtë zjarri është lokalizuar dhe…
Pagat në arsim dhe shkencë vazhdimisht janë në rritje. Kjo është një nga komponentët e planit tonë për avancimin e cilësisë së sistemit arsimor kombëtar, sepse rezultatet e arritura më së shumti varen nga kënaqësia dhe motivimi i punonjësve në këto fusha, ndërsa ato reflektohen përmes njohurive të gjeneratave të reja, krijimit të risive dhe arritjeve shkencore, njoftoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në profilin e tij në Fejsbuk. Ai ndau të dhëna krahasuese për pagat në arsim dhe shkencë nga viti 2016 dhe 2023 të cilat, siç bën të ditur, mesatarisht janë rritur për 40 për qind.…
Sektori për Punë të Brendshme në Manastir ka parashtruar kallëzim penal ndaj një 20-vjeçari nga Kërçova i cili dyshohet se ka djegur pjesën e paraburgimit në burgun e Manastirit para disa dite, përcjell TV21. Nga MPB thonë se i riu ka qenë duke vuajtur personalisht vendimin për paraburgim në këtë pjesë të burgut. “SPB-Manastir në Prokurorinë Themelore Publike të Manastirit ka parashtruar kallëzim penal kundër A.V.(20) nga Kërçova, për shkak të dyshimit për veprën penale “shkaktim i rrezikut publik”, që dënohet sipas nenit 288 të Kodit Penal. Përkatësisht, më datë 11.07.2023, në periudhën prej orës 19:00 deri në ora 19:20,…
Pas një procedure hetimore, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një banoreje të Gostivarit me vendbanim në Shkup për dy vepra penale – Moskujdes dhe keqpërdorim i fëmijës nga neni 201 paragrafi 1 dhe dy vepra penale – Lëndim trupor nga Neni 130 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. Që nga prilli i këtij viti, 34-vjeçarja e akuzuar si prind, duke neglizhuar rëndë detyrën e kujdesit dhe edukimit, ka neglizhuar dhe keqtrajtuar dy fëmijët e saj – njëri i lindur në 2017, tjetri në 2019. “Fëmijëve ajo ua lidhte…
Sot rreh orës 8:30 të mëngjesit sipas burimeve të Klan M, persona të armatosur kanë vjedhur postën në fshatin Studeniçan duke marrë rreth 5000 euro. Për më shumë detaje pritet të jepen në raportin e policisë e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.
Territori i vendit tonë do të jetë nën ndikimin e një valë të ngrohtë edhe gjatë javës së ardhshme, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Moti do të jetë shumë i nxehtë, në pjesën më të madhe të vendit me temperatura ditore mbi 35 gradë, e herë pas here mbi 40 gradë, për çka do të jetë aktiv niveli portokall i rrezikut nga temperaturat e larta. Sipas parashikimit të DPHM-së, në zonën e Shkupit do të mbetet mot shumë i nxehtë me temperaturë minimale mbi 20 dhe maksimale mbi 39 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerë shumë të lartë…
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot tha se zgjedhjet po afrohen dhe se po i vjen fundi pushtetit aktual, përcjell TV21. Mickoski siguron se nëse vjen në pushtet, do të kërkojë përgjegjësi për abuzimet që ka bërë pushteti aktual. “Po vjen fundi, po vjen fundi për këta njerëz që për 6 vjet e nënçmojnë dhe e vjedhin Maqedoninë, ndërsa pas fundit vjen edhe ballafaqimi me realitetin dhe me shumë krim që kanë bërë. Një pjesë do të arratisen, supozoj, sepse kam informacione të tilla që po paketohen. Ka një shembull edhe këtu në Prilep, për një person shumë të rëndësishëm…

