Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Drejtësisë kërkon që partitë politike të sqarohen në lidhje me propozim ligjin për amnisti. “Ministria e Drejtësisë disa herë u ka dërguar shkresa koordinatorëve të partive politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që të prononcohen për propozim Ligjin e ri për amnisti. Kërkesat janë dërguar përmes shkresave dhe përmes postës elektronike më datë 18.07.2023, 20.07.2023, 24.08.2023, 11.09.2023 dhe 13.09.2023. Me propozim ligjin përmes shkresës zyrtare është njoftuar edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski. Nga ata u kërkua që në afat sa më të shkurtë të mundur ta shqyrtojnë dhe të prononcohen për zgjidhjen ligjore, duke…

Lexo më Shumë

Në orët e para të ditës së sotme, respektivisht në ora 01.20 në, në pikën kufitare “Bogorodicë” është arrestuar personi N.M. nga Gjevgjelia. Nga MPB thonë se ai është kapur duke transportuar cigare dhe duhan në mënyrë të paligjshme. “Gjatë kontrollit të veturës së pasagjerëve “Peugeot” me targa të të Shkupit, të cilën ai e drejtonte, janë gjetur dhe konfiskuar 387 pako me lloje të ndryshme të cigareve dhe 1250 gramë duhan, për të cilat nuk ka pasur asnjë dokumentacion”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Mendoj se ky është momentumi i fundit që duhet ta kapim, pasi druaj se njerëzit në Ballkanin Perëndimor do të ndalen së brengosuri për atë se çka Bashkimin Evropian mendon, thotë ose bën, porositi mes tjerash zëvendës kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq gjatë pjesëmarrjes së tij në panel diskutimin në Athinë për BE perspektivën e Ballkanit Perëndimor, duke cekur se anëtarësimi në vitin 2030 është qëllim real, por ende duhet të jetë motivim. Zëvendës kryeministri foli për vizionin, lidershipin dhe punën e mundimshme, të cilat paradokohe i ka përmendur kryetarja e Komisionit Evropian, tha se Ballkani…

Lexo më Shumë

Ministrti i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski ka thënë se nuk ka ndryshim të çmimit të fermerëve në shitjen e qumështit të tyre. “Sipas të dhënave të fundit, tek fermerët nuk ka rritje të çmimeve, por bëhet fjalë për diçka që tregtarët imponojnë në kurrizin e qytetarëve. Çmimi i blerjes së qumështit mesatarisht është rreth 30-32 denarë, nuk është aspak e arsyeshme që diferenca në çmim të jetë në kurrizin e qytetarëve, ndërsa tregtarët përfitojnë”, tha ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski në sonte mysafire. TV Sitel, përcjell INA. Sipas tij, pikërisht për këtë, si shtet, të gjitha institucionet duhet të reagojnë shprehimisht…

Lexo më Shumë

Mbi 50 persona janë shoqëruar nga blutë e Vlorës, në kuadër të operacionit antidrogë që po zhvillohet në mbarë vendit. Deri në tani dyshohet se paraprakisht, personat e shoqëruar janë shpërndarës të sasive të vogla të drogës. Akuza e tyre, sipas burimeve paraprake është për Trafikim Narkotikësh. Aksioni është zhvilluar gjatë gjithë orëve të natës dhe orëve të para të mëngjesit. Mes të ndaluarve raportohet të ketë edhe vajza dhe gra.

Lexo më Shumë

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familje, është shndërruar në një rutinë të pandashme. Si pasojë e dhunës nga bashkëshortët e tyre, shumë gra kosovare marrin lëndime trupore për çka iu duhet që detyrimisht të kërkojnë ndihmë mjekësore në spital. Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi edhe një grua në Drenas, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se 35-vjeçarja ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen, duke thënë e gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal. I dyshuari më pas kishte eskaluar…

Lexo më Shumë

Operacioni anti-drogë është shtrirë edhe në qytetin e Korçës. Burime të policisë bëjnë të ditur se rreth 18 persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit nga Drejtoria Vendore e Qarkut të Korçës. Në operacion janë përfshirë më shumë 50 se forca policie jo vetëm në qytetin e Korçës, por edhe në zonat e tjera të juglindjes së vendit. Të arrestuarit mësohet se janë kryesisht shpërndarës të lëndëve narkotike, përfshi dhe ato të forta ashtu siç mësohet të jenë arrestuar persona të cilët njihen si prodhues e shpërndarës të lëndëve narkotike. Operacioni po vijon në Korçë, Maliq dhe Pogradec

Lexo më Shumë

Një incident që ka ndodhur në vitin 2022, që ka për protagonist Forcat Ajrore ruse dhe britanike, është zbuluar nga BBC. Një pilot rus është përpjekur të rrëzojë një avion vëzhgimi të RAF pasi besonte se kishte leje për të qëlluar. Piloti ka qëlluar me dy raketa në drejtim të avionit britanik, e para prej të cilave dështoi të kapte shënjestrën dhe nuk u lëshua si pasojë e një defekti teknik siç pretendohej në atë kohë. Por tani tre burime të larta të mbrojtjes perëndimore me njohuri për incidentin i kanë dorëzuar BBC-së se komunikimet ruse të përgjuara nga avioni…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar në Drenas pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:35. closevolume_off “Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe 12 fishekë”, njofton policia. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë

Partia Progresive Sllovake (Progresivne Slovensko, PS) po konkurron me partinë Smer-SD të Robert Ficos për të udhëhequr qeverinë e ardhshme. Për momentin, Simecka, aktualisht nënkryetar i Parlamentit Evropian, është i vetmi kandidat me një shans real për të parandaluar që populisti të bëhet kryeministër i Sllovakisë. Gjatë qëndrimit të tij të fundit në pushtet, nga viti 2012 deri në vitin 2020, Fico u akuzua për transformimin e Sllovakisë në një shtet mafioz. Simecka beson se është thelbësore që kjo të mos ndodhë përsëri. Fantazma e kthimit të Ficos nga shkretëtira politike në të cilën u hodh pas vrasjes së gazetarit…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi dje se hyrja në BE do të krijojë kushte më të mira për jetesë për të gjithë qytetarët. Ai beson se kur vendi të anëtarësohet në BE, edhe ata që kanë ikur në Evropë do të ktheheshin përsëri në vendin tonë. “Duke marrë parasysh se pagat mesatare dhe standardi jetësor në vendet ku janë shpërngulur është rritur për 2-3 herë dhe më nuk kanë nevojë të jetojnë në Gjermani ose Francë por kthehen në një vend anëtarë të BE-së dhe ai është vendi i tyre. Ky është qëllimi ynë, qytetarët tanë të jetojnë në një shtet…

Lexo më Shumë

Kjo platformë panoramike druri që më parë ishte e rrethuar nga uji i Liqenit të Prespës në fshatin Stenjë të Maqedonisë së Veriut, tashmë qëndron në tokë të thatë. Ngrohja globale ka prekur edhe një nga liqenët më të vjetër të Europës duke e ulur nivelin e tij me 8 metra më pak në krahasim me vitet ‘70. Banorët përreth liqenit po e shohin se si ai po pakësohet çdo ditë e më shumë, e vëndet ku dikur laheshin tashmë kanë mbetur të thata. Një raport i NASA që ka kryer matje në vitin 2022, tregon se liqeni ka humbur…

Lexo më Shumë