Pushteti amniston vetëm kriminelë dhe jo ata që e duan vendin, vlerëson kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, duke komentuar draft-ligjin e ri për amnisti të paralajmëruar nga pushteti, duke aluduar në të dënuarit për zhvillimet e 27 prillit, për të cilët partia e tij kërkon amnisti prej kohësh. “Këto të fejsbukut janë mësuar të propozojnë ligje për amnisti me të cilët e kanë për qëllim t’i amnistojnë kriminelët, përpjekjet për vrasje dhe veprat e tjera penale dhe shumë pak mbajnë llogari për ata njerëz që ndodhen në birucat e BDI-së dhe LSDM-së për shkak se kanë ndjenja patriotike dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se në takimin e sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka propozuar një udhërrëfyes të sekuencuar për zbatimin e marrëveshje së Brukselit dhe atë të Ohrit. Kurti tha se Vuçiqi nuk ka dhënë asnjë propozim dhe rrjedhimisht takimi ka përfunduar pa rezultat, teksa shtoi se nuk ka mundur të ketë kompromis, pasi sipas tij, nuk mund të ketë kompromis midis propozimit me sekuecncë dhe kushtëzimit të vjetër – Asociacionit. “Kur unë kërkova që ta shoh propozimin që ka dhënë Serbia, sepse më tha që ka një të tillë, ndërmjetësit nuk ishin…
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e pranoi propozimin e BE-së për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por se kërkoi që të formalizohet njohja de facto e Kosovës nga Serbia. Borrell priti të enjten në një rund të ri bisedimesh Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. “Sot, me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, kam tentuar që të gjejmë zgjidhje për një rrugë përpara, bazuar në propozimin tonë. Fatkeqësisht, pas një takimi të gjatë, kryeministri Kurti nuk ka qenë i gatshëm që…
Vendoset në funksion gardhi i ri prej 3 kilometrash që është ndërtuar nga Finlanda përgjatë kufirit të saj juglindor me Rusinë, transmeton Anadolu. Sipas lajmit të YLE nga Finlanda, thuhet se vendi nuk planifikon të rrethojë me gardh të gjithë kufirin e saj me Rusinë me një gjatësi prej rreth 1.300 km, por se ajo ka një plan për ndërtuar një gardh rreth 200 km në pikat kufitare kyçe. Me gardhin me tela synohet që të parandalohen kalimet e paligjshme kufitare dhe sulmet e mundshme hibride. Gardhi i parë me një gjatësi prej 3 km filloi të…
Edhe kampi opozitar komentoi sot se ndryshimi i Kodit Penal ishte një amnisti e fshehur për funksionarët shtetëror. Fadil Zendeli, Lëvizja Besa “Kodi Pendal ishte një amnisti e fshehur që ju bë funksionarëve publik dhe zyrtarëve të lartë, të cilët realisht i kanë duart në krim dhe korrupsion. Reagimi i opinionit publik, i intelektualëve, i politikanëve, organizatave joqeveritare e konfirmoi reagimin tonë dhe mospajtimin tonë me këtë draft ligjor”. Paraprakisht edhe Komisioni Kundër Korrupsionit deklaroi se nuk kanë qenë në dijeni për miratimin e ndryshimeve ligjore. Deputetët javën që shkoi votuan ndryshimet në Kodin Penal, të…
Sipas një studimi të ri, pirja e duhanit shkakton vdekje më të shpejtë të qelizave. Prova gjendet në ADN, në kromozomet për të qenë të saktë. Pirja e duhanit përshpejton shkurtimin e skajeve të qelizave, të quajtura telomere, të cilat janë një tregues i aftësisë së qelizave për të rigjeneruar dhe ngadalësuar shpejtësinë e plakjes. Këtë e tregon një studim i paraqitur në Kongresin Ndërkombëtar të Shoqatës Evropiane për Mjekësinë e frymëmarrjes në vitin 2023, të mbajtur në Milano, i udhëhequr nga Universiteti Kinez i Hangzhou. Hulumtimet tregojnë gjithashtu se lënia e duhanit ul ndjeshëm rrezikun e plakjes së…
Sot në Bruksel filloi skriningu bilateral për Kapitullin 15 – Energjetika dhe Kapitulli 21 Rrjetet transevropiane, si pjesë e Agjendës së gjelbër i Klasterit 4 ndërlidhja e qëndrueshme, njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane. Qeveria është e përkushtuar në reformat energjetike, jo vetëm se ato janë kusht kyç për aderimin e vendit në BE, por edhe për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për shfrytëzuesit e energjetikës”, tha sekretarja Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Zëvendëse e kryenegociatorit me BE-në, Drita Abdiu-Halili Ajo përmendi se Maqedonia e Veriut, njësoj si edhe pjesa tjetër e Evropës, përjetoi vështirësi lidhur me COVID-19,…
“Ne jemi duke u menduar që edhe ne ti marrim t’i shfrytëzojmë instrumentet e karakterit penal dhe juridik. Është neni 137 i Kodit Penal që sanksionon çështjen e barazisë dhe mos diskriminimit. Cili do kryetar i komunës, përfshirë edhe ai i Gazi Babës, kur do t’i ngritet padi penale, kur do ti vëndohen prangat për këtë vepër penale a e dini sa është vepra penale e ndëshkueshme, 6 muaj deri 5 vjet burg”, deklaroi Agim Nuhiu, zv/ministër i Arsimit. Kjo deklaratë e zv/ministrit të Arsimit, Agim Nuhiu në Intervistën në Alsat nxiti revoltë dhe reagime të shumta si në…
Organizatat e shoqërisë civile nga rajoni i Ohrit dhe Strugës kundërshtojnë themelimin e një ndërmarrje publike për menaxhimin e Liqenit të Ohrit. Ata vlerësojnë se ajo do të jetë vetëm edhe një vend tjetër për të strehuar ushtarët partiak dhe asgjë më shumë. Kjo është paraparë në propozim/ligjin për shpalljen e Liqenit të Ohrit si zonë e mbrojtur – monument i natyrës, për të cilin sot u mbajt debat publik. “Me këtë projekt/ligj, propozuar nga Ministria e Mjedisit për herë të parë në historinë e Ohrit dëshirohet të vendoset pronar për Liqenin e Ohrit. Ata, në formën…
Prokuroria Themelore Publike informon se deri në këtë moment nga Klinika e Radioterapisë dhe Onkologjisë është siguruar material i vëllimshëm i provave dhe dokumentacion i cili tashmë është lëndë e analizës. Nga PTHP thonë se vijon marrja në pyetje e 20 pacientëve të cilët deri në këtë moment vullnetarisht u lajmëruan në linjën telefonike të Prokurorisë Themelore Publike Shkup që të ndihmojnë në hetimin me njohuri të tyre. Reklama “Të dhënat janë nxjerrë me historitë e trajtimit të grupeve të pacientëve që kanë marrë terapi biologjike në Klinikë, si dhe historitë mjekësore të rreth 40 pacientëve të tjerë për…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga së bashku me kryetarin e Komisionit Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, Halil Snopçe, anëtaren e komisionit Dragica Gjavoçanova, Drejtorin e DES, Jovica Stojanoviç, Drejtorin e INK “Idrizovë”, Zoran Jovanovski dhe Zëvendësdrejtorin Femi Jonuzi, kryen këqyrje dhe nga afër u njohën me situatën, kushtet në burg, biseduan drejtpërdrejt me të burgosurit dhe u informuan për problemet me të cilat po ballafaqohen. Kushtet e mjerueshme, katastrofale dhe jashtë standardeve për vuajtjen e dënimeve me burg, mbipopullimi, të burgosurit që flenë në dysheme, pa kujdes të duhur shëndetësor, pa kushte sanitare të përshtatshme,…
Komisioni Rregullator për Energjetik ka marrë vendim për rritjen e çmimit të derivateve të naftës mesatarisht për 1.54%. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1), rriten për 2,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 2.50 denarë/litër Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime: ЕUROSUPER BS – 95 do të shitet për 90,00 (denarë/litër) ЕUROSUPER BS – 98 do të shitet 90,50 (denarë/litër) ЕURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 86,00 (denarë/litër) Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË…

