Edhe kampi opozitar komentoi sot se ndryshimi i Kodit Penal ishte një amnisti e fshehur për funksionarët shtetëror.
Fadil Zendeli, Lëvizja Besa
“Kodi Pendal ishte një amnisti e fshehur që ju bë funksionarëve publik dhe zyrtarëve të lartë, të cilët realisht i kanë duart në krim dhe korrupsion. Reagimi i opinionit publik, i intelektualëve, i politikanëve, organizatave joqeveritare e konfirmoi reagimin tonë dhe mospajtimin tonë me këtë draft ligjor”.
Paraprakisht edhe Komisioni Kundër Korrupsionit deklaroi se nuk kanë qenë në dijeni për miratimin e ndryshimeve ligjore. Deputetët javën që shkoi votuan ndryshimet në Kodin Penal, të cilat ulin ose fshijnë dënimet për zyrtarët, për shpërdorim të detyrës zyrtare, punë të pakujdesshme në shërbim dhe shoqërim kriminal. Këto ndryshime, kanë hyrë në fuqi që sot.


