Author: Hamdi Kumanova

Dje Apple prezantoi serinë e saj më të fundit të telefonave iPhone 15 dhe tani i dimë çmimet e modeleve në tregjet jashtë SHBA-së. Tani kemi informacione për çmimet edhe në tregje të tjera dhe jemi më të interesuar për ato në Evropë. Kështu mësuam se modelet bazë iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus në Gjermani do të kenë çmime prej 949 euro dhe 1099 euro. Gjithashtu, çmimet për iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max do të jenë 1199 euro dhe 1449 euro. Në Britaninë e Madhe, iPhone 15 dhe 15 Plus do të kushtojnë përkatësisht 799 dhe…

Lexo më Shumë

Pas një vakti të madh, shumë njerëz vendosin të pushojnë dhe të pinë një gotë ujë, por shprehi të tilla mund të shkaktojnë çrregullime me tretjen dhe madje të çojnë në shtim në peshë. Duke shmangur këto shprehi, mund të arrini tretje më të mirë dhe përfitime të tjera për trupin tuaj, dhe përfundimisht kjo mund t’ju çojë në humbjen e kilogramëve të padëshiruar. Menjëherë filloni aktivitetin energjik Angazhimi fizik i fuqishëm menjëherë pas një vakti, mund ta prishë procesin e tretjes. Kjo ndodh sepse organizmi juaj drejton qarkullimin e gjakut te muskujt që përdorni gjatë këtyre aktiviteteve fizike, duke…

Lexo më Shumë

Pas kryetarit të Kuvendit të Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela, edhe nënkryetari i këtij subjekti Elmi Aziri ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të partive opozitare shqiptare në Maqedoni. Aziri ka thënë se opozita e bashkuar shqiptare nuk është bindur as vetë se do t’i fitojë zgjedhjet dhe se gjitha shpresat i ka tek VMRO-DPMNE-ja. “Deklarimi i Ziadin Selës është konform deklarimit që e bëjnë liderët e opozitës së bashkuar (siç po deklarohen) se gati në të gjitha paraqitjet e tyre rrallë herë mund të shohësh një bindje, një gatishmëri se do t’i fitojnë zgjedhjet, për të cilën unë…

Lexo më Shumë

Burimet e Bashkimit Evropian i kanë hedhur poshtë pohimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se vetëm ai ka paraqitur një propozim të sekuencuar për implementim, duke theksuar se BE-ja ka paraqitur para palëve një plan të saj për implementimin e sekuencuar. Të enjten është mbajtur rundi i radhës i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili përfundoi pa ndonjë pajtim mes palëve. Duke rikujtuar se përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja e ka dorëzuar propozimin e kompromisit që implementimi të shkojë paralelisht, burimet e BE-së kanë thënë se qysh në…

Lexo më Shumë

Numri i 100-vjeçarëve në Japoni e ka kaluar shifrën 92.000 për herë të parë, duke shënuar rekord për të 52-in vit me radhë, është thënë në një raport të Qeverisë japoneze të premten. – Advertisements – Numri i personave mbi 100 vjeç është rritur për 1.613 në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në 92.139, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Tokio. Sipas sondazheve të fundit, rreth 88 për qind e të gjithë 100-vjeçarëve janë gra. Jetëgjatësia e grave në Japoni është rreth 87 vjet, ndërsa për burrat 81 vjet. Japonia është përballur me rritje të shpejtë të numrit të…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, gjatë vizitës së tij të punës në BH ka vizituar burgun më bashkëkohor në Ballkan në lagjen Ilixha në Sarajevë, i cili është ndërtuar sipas standardeve më të larta evropiane. Me ndërtimin e këtij institucioni është ulur mbingarkimi me të burgosur nëpër burgje. Bashkimi Evropian ndau mbi 11 milionë euro mjete financiare për të. Ka një kapacitet për 300 të burgosur dhe 50 vende për paraburgim. Disponon me dhoma të pajisura më bashkëkohore, terrene sportive, punëtori, ushqimi shërbehet në qeli dhe ka edhe një dhomë të veçantë që shërben si faltore dhe për praktikimin e…

Lexo më Shumë

Studentët nga viti i dytë dhe vitet më të larta të studimeve, të cilët kanë aplikuar dhe i kanë plotësuar kushtet për subvencionimin e racionit të studentëve, për të cilin kanë marrë vërtetim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për realizimin e të drejtës, si hap i radhës, kanë obligime të detyrueshme të regjistrohen në platformën aktive online të Sparkasse Banka dhe t’i azhurnojnë të dhënat e tyre në https://netbanking.mk/studentPortal. Studentët, do të marrin informacion me SMS për kohën e saktë (24 më herët nga momenti i azhurnimit të të dhënave) dhe vendi për nënshkrimin e marrëveshjes të hapjes së llogarisë…

Lexo më Shumë

“Maqedonia është bërë shtet privat i subjekteve politike që qeveriset ekskluzivisht në lokacionet ku janë të vendosura subjektet politike. Jo aty ku i takon, në qeveri, në pushtetet vendore, në zyrat e të zgjedhurve nga qytetarët. Ne do të formojmë një parti politike me njerëz që deri më tani nuk kanë as bisht, as hipotekë apo asnjë detyrim ndaj askujt për t’i shërbyer qytetarëve”. Këtë e tha sot kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, duke folur për situatën politike në vend. Ai tha se nuk pret që deri në fund të vitit të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai…

Lexo më Shumë

Një krizë globale e urisë i ka lënë më shumë se 700 milionë persona me dilemat nëse apo kur do të mund të ushqehen sërish, ka thënë shefja e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ushqim, Cindy McCain. Ajo ka thënë në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se për shkak të mungesës së fondeve, agjencia është detyruar që t’i ndalë shumë ndihma për miliona persona dhe se “shkurtime tjera do të ndodhin shpejt”. “Ne jemi duke jetuar tani me një seri të krizave afatgjata, të cilat do të vazhdojnë të rrisin nevojën për ndihma humanitare. Ky është…

Lexo më Shumë

Disa imazhe satelitore të një baze ushtarake në juglindje të kryeqytetit të Bjellorusisë, Minsk duket se tregojnë çmontimin e disa tendave në javët e fundit. Këto pamje, siç supozojnë mediat e huaja, mund të tregojnë mbylljen e bazës për mercenarët e Wagner. Më 23 gusht, shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin dhe togerët e tij të lartë u vranë kur një aeroplan privat që ai përdori u rrëzua në rrethana të pashpjegueshme deri më tani. Një gjë e tillë la edhe “të paqartë”, fatin e mercenarëve të tij. Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për imazhet e bazës ushtarake Tsel në…

Lexo më Shumë

Imagjinoni të uleni në një plazh me flladin e detit që ju përkëdhel, një koktej në dorë dhe zhurmën e ujërave të detit Adriatik në sfond. Një ëndërr që mund ta përmbushni në Shqipëri, një nga destinacionet më në trend ku mund të kaloni pushimet më të bukura, shkruan në një artikull gazetarja Miriam Gonzalez, të botuar në të përditshmen spanjolle “Viajar”. Udhëtoni drejt Durrësit, një qytet bregdetar i mrekullueshëm ku ofrohet gjithçka që dëshironi. Festat më të mira, plazhet më mahnitëse, natyra më e bollshme dhe monumentet më mbresëlënëse gjenden këtu, për këtë arsye qyteti njihet si Roma e…

Lexo më Shumë

Një përleshje masive thuhet të ketë shpërthyer në një korridor të një shkolle të mesme në Flordia, ndërsa disa nxënës u përfshinë në goditje me shkelma, grushte dhe tërheqje flokësh. Sipas mediave të huaja, “disa përleshje” u raportuan të martën, më 12 shtator, brenda shkollës së mesme Zephyrhills, duke bërë që ajo të shpallej një “kampus i kontrolluar”. Përleshjet ndodhën gjatë drekës dhe mediat raportojnë se 13 nxënës janë akuzuar për shkelje që variojnë deri në “ndërprerje të funksionit të shkollës”. Pamjet e publikuara në internet tregojnë nxënësit – meshkuj dhe femra – që sulmonin njëri-tjetrin ndërkohë që mësuesit dhe…

Lexo më Shumë