Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Publike do të publikohet në Regjistrin Kombëtar Elektronik të Procesverbaleve (RKEP), thonë nga Ministria e Drejtësisë. “Miratimi i Ligjit për plotësimin e Ligjit për prokurorinë publike rrjedh nga nevoja për forcimin e mekanizmave për ndarjen elektronike të lëndëve në prokuroritë publike dhe me të precizohet kompetenca e organeve dhe trupave të përcaktuara me Ligjin për kryerjen e mbikëqyrjes. Gjithashtu, ndryshimi që propozohet është në përputhje me synimin themelor të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe është në frymën e reformave në fushën e gjyqësorit dhe avancimit…
Author: Hamdi Kumanova
Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq sot qëndroi për vizitë pune në Prilep, ku para fillimit të tribunës “Ne jemi Evropa” vizitoi fabrikën e foragjereve “EKO-MLIN”, shfrytëzuese e programit IPARD 2. Reklama Gjatë vizitës në objektin dhe përmes bisedës me pronarët, Mariçiq, siç informojnë nga kabineti e tij, ka thënë se BE-ja investon në bujqësinë e vendit dhe i përgatit fermerët për tregun evropian, duke theksuar se në 15 vitet e fundit, me ndihmën e fondeve të BE-së, janë bërë investime të dukshme në modernizimin dhe konsolidimin e prodhimit dhe përpunimit bujqësor, afrimin me standarde më të larta, cilësinë dhe sigurinë e ushqimit,…
Me datë 15/16.09.2023, në periudhën prej orës 23:30 deri në ora 02:10, zyrtarët policorë nga SPB Manastir kanë kryer kontrolle në zonën e Manastirit në objektet hotelierike, ku në një objekt janë gjetur 50 të mitur pas mesnate, nga të cilët 18 kanë konsumuar alkool. Reklama Ata u janë dorëzuar prindërve dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojnë raportet përkatëse. Me datë 15.09.2023, në ora 22:15, zyrtarët policorë nga SPB Manastir kanë ndaluar L.K.(31) nga Shkupi dhe V.M.(22) nga Manastiri në një objekt hoteliere në Manastir, tek të cilët është gjetur lëndë pluhuri e bardhë. Më datë 16.09.2023, në…
Mëngjesin e sotëm, punonjësit e CEVA Logistics në Neuendorf (SO) organizuan një protestë duke kërkuar negociata për rritjen e pagave. Në qendrën logjistike, rreth 500 njerëz përpunojnë kthimet e Zalandos për paga të ulëta. Ajo që bie veçanërisht në sy është se kompania i përket grupit francez CMA CGM, një nga fituesit e mëdhenj të krizës në vitet e fundit. Punëtorët në CEVA Logistics janë të pakënaqur. Në qendrën e logjistikës në Neuendorf (SO), rreth 500 persona – shumica dërrmuese e tyre gra – përpunojnë 338 kthimet e Zalandos për çdo ditë (sipas informatave të besueshme të portaliT Shtegu, shumica…
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, më 12 shtator, pa dhënë arsyet, i shpallën “persona non grata” tre diplomatë të Ambasadës ruse në Shkup, njoftoi sot në rrjetet sociale zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, më 12 shtator, pa dhënë arsyet, i shpallën “persona non grata” tre diplomatë të Ambasadës ruse në Shkup, njoftoi sot në rrjetet sociale zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova. Ajo e vlerësoi këtë veprim si një hap të papërgjegjshëm dhe armiqësor të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe tha se nuk…
Aeroporti i Ohrit nuk është i shfrytëzuar sa duhet. Shumica e fluturimeve janë gjatë verës gjatë sezonit turistik. Pastaj aeroporti pushon. Potenciali për të qenë rajonal nuk përdoret aspak, jo vetëm për qytetarët e këtij rajoni, por edhe nga qytetet e afërta në Shqipëri. Jashtë sezonit veror, përveç linjave për në Bazel dhe Cyrih të Zvicrës, Malmo në Suedi, Vjenë dhe një linjë për në Gjermani, aeroporti nuk ofron më shumë zgjedhje. Sektori i turizmit kërkon më shumë fluturime gjatë gjithë vitit. “Ka vend për përmirësim. Është një kontribut për numrin e vizitorëve që do të vijnë. Kemi udhëtime të…
Bashkimi Evropian është si makinë për konvergjencën e ekonomive në zhvillim – ekonomive të zhvilluara edhe atë në një periudhë të shkurtër prej një ose dy dekadash. Kjo është kryesisht për shkak të injektimit të mjeteve përmes fondeve strukturore, por edhe mundësive të reja që po ofrohen përmes investimeve, ndryshimeve strukturore dhe qasjes në tregun e vetëm. Për konvergjencë më të shpejtë të rajonit drejt të hyrave mesatare për banor në BE, duhet inkurajuar zhvillimi i ekonomisë së gjelbër dhe modeli i biznesit të gjelbër, duhet të inkurajohen investimet, veçanërisht sa i përktet lidhjes dhe infrastrukturës, si dhe përkrahjes…
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se pas një kontrolli në Strumicë janë gjetur heroinë dhe kokainë, ndërsa katër persona janë arrestuar për shitje dhe përdorim droge. “Dje në ora 21:30 në Strumicë, zyrtarë policorë nga SPB Strumicë kanë privuar nga liria G.P.(41) nga Strumica dhe 39-vjeçarin I.C. nga fshati Kuklish i Strumicës. Gjatë një ekzaminimi me ta, në G.P u gjet dhe u sekuestrua heroina. Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, u kuptua se G.P drogën e ka blerë nga A.T.(38) nga Gjevgjelia”, thonë nga MPB. Sipas informacioneve të MPB-së, është kryer kontroll në banesën e A.T. …
Një grup i lidhur me qeverinë ukrainase ka shtuar liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, i cili vizitoi Rusinë dhe mbështeti Putinin, në listën e armiqve të shtetit. “Lëvizja e liderit Kim Jong-un tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës. Kim, i cili shkoi në Rusi me tren të blinduar, pavarësisht kërcënimit të SHBA-së për të “paguar çmimin”, u takua me Putinin dhe mbështeti hapur pushtimin në Ukrainë. Kjo lëvizje e Kim zemëroi ukrainasit, ndaj grupi i quajtur “Mirotvorets”, i cili është i lidhur me qeverinë ukrainase, raportoi se Kim është shpallur edhe “armik kombëtar”. Në listë…
Ministria e Drejtësisë sot kumtoi se do të intensifikohet realizimi i Projektit “Rikonstruimi i institucioneve ndëshkuese-korrektuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i cili realizohet me kredi nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në takimin me zëvendësguvernatorin e Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Tomas Bocek dhe Arnaud de Verdier, kantri menaxher i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, diskutuan për çështjet prioritare lidhur me kushtet në burgje, trajtimin, veprimin me personat e paraburgosur dhe të dënuar, me qëllim të arritjes së risocializimit dhe rehabilitimit të personave që vuajnë dënimin me…
Pas pauzës së shkurtë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2024, rikthehet futbolli elitar. Në kampionatin e Ligës së Parë, këtë fundjavë në program vjen xhiroja e shtatë me gjashtë ndeshje. Këtë xhiro e hap takimi Shkupi – Brera Strumicë, e cila ndeshje do të luhet të shtunën nga ora 15:00. Nga tabori bardheblu para kësaj sfide ka folur sulmuesi i ardhur këtë verë te Shkupi, Armin Hodzic. “Pauza dy javore ka qenë efektive, në klub atmosfera është e mrekullueshme. Kemi punuar mjaft mirë dhe me shumë përkushtim gjatë kësaj periudhe. Po përparojmë…
Familjarët e 14 viktimave në spitalin modular të Tetovës kërkojnë dorëheqjen e prokurorit publik republikan dhe të gjithë prokurorëve dhe gjykatësve që kanë marrë pjesë në gjykimin e tragjedisë që kishte ndodhur më 8 shtator 2021. Ne protestën e organizuar para prokurorisë republike në Shkup familjarët dhe qytetarë të tjerë drejtuan akuza të rënda ndaj organeve të drejtësisë për fshehjes e së vërtetës lidhur me djegien e spitalit modular. “Ne si familjar kërkojmë, shkarkim te prokurorit Ljubomir Joveski bashke me prokuroret tjerë Besir Aliu, Hanefi Ameti, Zorica Pavloviq dhe Dejan Petreski te involvuar ne fshehjen e krimit. Hapja e procedurës…

