Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot në Pentagon ka takuar Mara Karlin, ushtruese e detyrës së zëvendëssekretares së mbrojtjes së SHBA-së për politikë të mbrojtjes. Në takimin me Karlin, ministrja theksoi se bashkëpunimi i fuqishëm maqedono-amerikan rrit sigurinë dhe forcon mbrojtjen kolektive në Aleancë, transmeton Portalb.mk. “Aleanca në NATO nuk është vetëm një fjalë – është vlera jonë më e madhe. Së bashku jemi më të fortë dhe vetëm së bashku mund të mbrojmë vlerat dhe parimet që besojmë si shtete dhe si shoqëri. Më vjen mirë që jemi plotësisht të përkushtuar ndaj bashkëpunimit në mbrojtje. Me mbështetjen amerikane…
Author: Hamdi Kumanova
Тe dielen, më 17 shtator 2023, në 12.00h në Liqenin e Prespës, zëvendës shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian Ben Nupnau dhe kryetari i Komunës së Resnjës Jovan Tozievski, do të nisin #EUBeachCleanup të parë të organizuar në Maqedoninë e Veriut. Aksioni i pastrimit është një iniciativë e përvitshme globale dhe këtë vit do të organizohet në plazhin e Slivnicës përmes rrjetit të ambasadorëve të rinj europianë “We Ballkans” i financuar nga BE-ja. Nisma e BE-së për pastrimin e plazhit zhvillohet globalisht çdoherë në javën e 3-të të shtatorit. #EUBeachCleanup është një fushatë e organizuar nga Komisioni Europian me EEAS-in…
QËLLIMI I PANAIRIT, PROMOVIMI I BLETARISË Me moton “ Ditët e ëmbëla të Tetovës” në sheshin “Ilirija” për dy ditë me radhë mbahet panairi i mjaltit me bletar nga rajoni i Tetovës dhe i Shkupit. Në këtë panair të katërt me radhjë që organizohet nga dy shoqatat e bletarëve “Qyteti i Bletëve” dhe “Mjalti i Pollogut Ëmbël” ekspozohen prodhimet e mjaltës me qëllim të ngritjes së vetëdijes për përdorimin e mjaltit. Driton Dikena nga shoqata “Qyteti i bletëve” tha se fatkeqësishtë në krahasim me vitet e kaluara interesim kësaj radhe është më i vogël. “Qëllimi i këtij…
Pero Antiq, kryetar i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë së Veriut, kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq, i paska dhuruar një dhuratë me simbolin ogurzi 4 S. Lidhur me këtë ka reaguar vetëm Lubço Georgievski, ish kryetari i VMRO-DPMNE, duke theksuar se është një simbol nga i cili jemi dridhur deri në vitin 2001, kurse tash e shprehim si besnikëri ndaj botës serbe. Përse akoma nuk reagojnë kryeministri Kovaçevski dhe kryetari Pendarovski, të cilët ashpër reaguan për valëvitjen e flamurit “autochtonus” në Tetovë. Përse hesht Artan Grubi? A do të duhet tani të ftohet në bisedë informative edhe Antiqi, siç u…
Nëse qëndrojmë në shpejtësinë historike të rritjes ekonomike, do të na duhen rreth 40 vjet për t’iu afruar mesatares së BE-së në aspektin e të ardhurave personale, tha guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angelovska-Bezhoska në panelin “Gjeopolitika, krijimi i politikave dhe financat” në kuadër të platformës për diskutimin e politikave publike – Forumi Ekonomiko-Financiar i Shkupit (SEFF), i cili u mbajt nën moton “Evropa – PO, Evropa – TANI”, transmeton Portalb.mk. “Konvergjenca e të ardhurave në rajon dhe në rastin tonë në dy dekadat e fundit është rritur mesatarisht me afro 20 pikë përqindje të PBB-së, ose thuajse dyfishuar. Megjithatë,…
Edhe pse kanë kaluar rreth katër muaj nga vërshimet e fundit në fshatin Turçan të Gostivarit, me çrast u dëmtuan shumë shtëpi dhe dyqane, as komuna e as Qeveria, nuk kanë kompensuar dëmet, shkruan Alsat. Banorët ankohen se iu është dashur vetë të paguajnë dhe të riparojnë objektet e tyre. Ndër shtëpitë që më së shumti pësoi, ishte ajo e familjes Demiri, por dhe biznese në këtë rajon. “Asgjë nuk na kanë paguar asgjë aspak, as që kanë ardhur edhe të na pyesin. Në fillim erdhën tre herë edhe aq, asgjë ma. Ne kemi pas dëme shumë, komplet…
Masa e sigurisë e vendosur tre muaj më parë nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe ka ndikuar që të rritet importi në vendin tonë nga Shqipëria dhe Maqedonia Veriore. Produktet nga Serbia po zëvendësohen po ashtu edhe me produkte nga Bashkimi Evropian. Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës vendet e CEFTA-s në muajin korrik 2023, arritën në 73,9 milionë euro, ose 14,4% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 16,4%. Sipas këtij raporti vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (5,9%), Shqipëria (5,4%), Serbia (1,3%). Megjithatë,…
Vetëm në vitin 2022, mbi 53,000 qytetarë të RMV-së u shpërngulën në Gjermani. Në vitin 2021 mbi 32.000 shtetas të RMV-së janë shpërngulur në Gjermani, ku sipas regjistrimit të fundit të vitit 2022 kanë jetuar 222.000 qytetarë të RMV-së, njofton Instituti për Politikë Publike “Arben Xhaferi”. Familje të tëra nga Maqedonia vendosin gjithnjë e më shumë të shkojnë në Gjermani dhe të vazhdojnë jetën atje. Emigrimi masiv po ndodh nga të gjitha qytetet e vendit në kërkim të një standardi më të mirë dhe të një jete dinjitoze. Për shembull, disa familje janë shpërngulur nga Negotina dhe Kavadari në…
Një lajm i rëndë dhe fatkeq vjen nga Brazili në lidhje me futbollistin Junior Tavares. 27-vjecari që në të kaluarën ka qenë pjesë e Sampdorias në Serie A dhe që aktualisht është pjesë e Ponte Prata në Brazil, është diagnostifikuar me tumor në tru. Mesfushori difensiv ishte ankuar se ndjente dhimbje pas çdo goditje të topit me kokë dhe në këtë formë, mjekët e klubit vendosin t’i bënin disa analiza më të detajuara. close volume_off Analiza të cilat nuk dolën aspak pozitive me Tavarez që tashmë ka nisur kurën kundër sëmundjes së rëndë. Futbollisti ishte i shtruar në spital, por…
Fatkeqësisht, ajo që në vendet e zhvilluara është traditë e gjatë, këtu është ende në fazat fillestare të zhvillimit, u tha presidenti Stevo Pendarovski përfaqësuesve të komunitetit të biznesit në Shkup gjatë rinovimit të mbrëmshëm të “Klubit të bizneseve të përgjegjshme”, i cili synon për të rritur donacionet. Për këto procese është e nevojshme e gjithë mbështetja e mundshme, shtoi Pendarovski, transmeton Portalb.mk. Ai tha se beson se qëllimet e projektit të partneriteteve të donacioneve janë të arritshme. Këto përfshijnë rritjen në nivelin dhe shtrirjen e donacioneve të korporatave dhe individëve, varësinë më të ulët nga donatorët e huaj dhe stimujt…
Autoriteti ruse në Krime kanë nxjerrë në shtije rreth 100 prona ukrainase, duke përfshirë një që i përket presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Vladimir Konstantinov, kryetari i parlamentit të Krimesë, tha se asetet e shtetëzuara do të shiten së shpejti ndërsa autoritetet tashmë kanë organizuar tetë ankandet e para për pasuritë e biznesmenëve ukrainas. Kontratat e shitjes arritën në më shumë se 815 milionë rubla (rreth 8 milionë euro), tha Konstantinov në aplikacionin e mesazheve Telegram, raporton skynews. Kjo listë përfshin një apartament në Jaltë të blerë nga gruaja e Zelenskyt, Olena Zelenska në vitin 2013, tha ai. Autoritetet ruse në…
Edhe sot në stacionin e autobusëve në Shkup ka pasur një numër të madh udhëtarësh të cilët e lëshojnë vendin duke shkuar për në mërgim. Në redaksinë e Klan Maqedoni ka arritur një video ku shihen njerëz që largohen edhe me familje nga vendi. /KlanMacedonia/ https://youtu.be/7gzmFNJ5v9g

