Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut ka refuzuar ankesat e të dënuarve Agim Ismailoviq, Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, për rastin “Monstra”, shkruan TV21. Nga Gjykata thonë se ankesat janë të pabaza ndërsa është vërtetuar vendimi i Gjykatës së Apelit në lidhje me rastin. “Monstra” fillimisht u rikthye në gjykim në vitin 2017, ndërsa nga gjithë procesi i rigjykimit nga akuza u lirua vetëm Sami Luta. Ndërkaq për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës për veprën “terrorizëm” me burg të përjetshëm u dënua Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq, dy të parët ndodhen në arrati në…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, sot ka folur për mungesën e librave. Ai sërish deklaroi se deri në fund të shtatorit të gjithë nxënësit do të furnizohen me tekste shkollore. “Operatori ekonomik çdo ditë dërgon libra. Pardje janë marrë vendimet e fundit nga Komisioni Nacional, janë miratuar librat për gjuhën shqipe, për matematikë, shkenca shoqërore dhe tani vazhdojnë procedurat…flasim për klasën e 6, por nëse përfundojnë dhe nuk ka procedura ankuese, menjëherë edhe ata libra do të vazhdojnë me rregullim tekniko-grafik por edhe me shtyp”. “Javën tjetër do të kemi të dhëna të detajuara sepse shumë në situata…
Rritja e çmimeve më së shumti ndodh pas 1 gushtit, prandaj këtë e kemi marrë si pikë referimi, njoftoi sot kryeministri, Dimitar Kovaçevski për uljen e paralajmëruar të më shumë se 50 produkteve ushqimore bazë në vend për 10%, e cila duhet të ndodhë nga e mërkura. Siç shtoi Kryeministri, kjo nuk do të thotë se çmimet nga muaji korrik nuk do të përfshihen në analizë. “Analiza është duke u bërë, mendoj se do të përfundojë në fundjavë. Më e rëndësishmja është që të merret një masë që do t’i ndalë mundësitë për manipulime që janë bërë dhe që çmimi…
Është vërtet e pakuptueshme për mua se cila është pamundësia apo mosgatishmëria e Maqedonisë së Veriut, dhe veçanërisht e opozitës atje, për të përfshirë bullgarët në Kushtetutën e saj, tha eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev në një intervistë për “Dnevnik” të Sofjes. Sipas tij, edhe Bashkimi Evropian edhe SHBA-ja kanë bërë gjithçka për të mbështetur integrimin e Maqedonisë dhe fillimin e negociatave për anëtarësim. “Nga ana jonë ka gjeste të vullnetit të mirë që edhe ata të fillojnë rrugën e integrimeve evropiane dhe të kapërcejnë nostalgjinë dhe inercinë nga koha e Jugosllavisë së Titës”, tha Kovaçev. Një eurodeputet gjithashtu theksoi se…
Profesori Abil Baush njëherit edhe njohës i mir i rethanave ekonomike ai në një shkrim të tijin në fb shkroi: Përkufizimi i çmimeve të produkteve mund të ndikojë negativisht në ekonominë e lirë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të disa faktorëve: 1. Efektet tërheqëse për Prodhuesit: Kur çmimet janë të kufizuara, kjo mund të ulë interesimin e prodhuesve për të prodhuar mallrat ose shërbimet në fjalë. Kjo do të ndodh sepse ata mund të mos shohin fitim të mjaftueshëm që të justifikojë investimin dhe mundin. 2. Cilësia e Ulët: Nëse prodhuesit janë të detyruar të ofrojnë mallra…
Më datë 14.09.2023 në ora 01:50 zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë, kanë ndaluar D.K.(53) nga fshati Illovicë, Strumicë. Gjatë kontrollit të një automjeti të pasagjerëve Peugeot, me të cilin ai drejtonte, iu gjetën dhe sekuestruan 297 pako me cigare të ndryshme. Personi është ndaluar në Stacionin Policor Strumicë dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzimi përkatës.
Kush e ka bllokuar deri tani shitjen e godinës së Eurostandard Bank-së? Pse institucionet tregojnë joefikasitet dhe nuk zbatojnë procedurat që priten prej tyre. Kush ka interes nga mos shitja? Është e qartë se pothuajse të gjithë kursimtarët, kreditorët, qytetarët, shteti humbin. Vetë objekti humbet vlerën e tij, i cili nuk mirëmbahet prej më shumë se dy vitesh dhe rrezikon të rrënohet dhe të humbasë edhe më shumë nga vlera aktuale. Dy ankande ishin të pasuksesshme dhe nga i treti i shtyrë më parë, presim një përgjigje sot! Nuk ka dyshim se çështjet duhet të zgjidhen shpejt. Kush vendos për…
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ne fokusohemi tek integrimi në BE, tek urgjenca e vendosjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e shpejtë drejt BE-së. Në dy dekadat e fundit, ne jemi përballur me shumë sprova që kanë minuar besimin e një pjese të opinonit se agjenda evropiane një ditë do të bëhet realitet. Por ora më e errët është para agimit, e megjithatë BE-ja mbetet qëllimi ynë strategjik, tha ministri i Financave Fatmir Besimi në fjalimin e tij hapës në Forumin Ekonomik dhe Financiar në Shkup. Besimi përmendi se çfarë do të thotë të jesh pjesë e…
OBRM-Partia Popullore përmes një komunikate për media njofton se “para dy vitesh ka kërkuar ndryshime në Kodin Penal duke shtuar të reja për të reduktuar ambientet tashmë të mbipopulluara të burgjeve”. “Pastaj ne dolëm me mendimin se është koha që ligjërisht të ndryshohet praktika aktuale e shqiptimit të dënimeve me burg pa dhënë një shans apo asnjë mundësi për të zëvendësuar apo shlyer atë dënim. Prandaj, ne propozuam shlyerjen e gjobës me një tarifë të përcaktuar nga shteti dhe se kjo duhet të zbatohet për gjobat “të buta”. Me këtë masë në radhë të parë do të plotësohet buxheti…
Ministria e Mbrojtjes sot ka publikuar konkurs publik për pranimin e 150 ushtarëve profesionalist në Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Konkursi është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes u bënë thirrje të gjithë të rinjve që duan të bëhen pjesë e Ushtrisë të shikojnë kushtet dhe paraqiten në konkurs.
Nga Klinika e Kardiokirurgjisë thonë se me sukses kanë vendosur stendë në harkun e aortës te një pacient me anaurizëm të harkut të aortës, përcjell TV21. Mjekët thonë se pacienti tash e 4 ditë është lëshuar në shtëpi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. “Bëhet fjalë për një metodë specifike, për herë të parë në Maqedoni, por edhe më gjerë. Kemi vendosur stendë në harkun e aortës tek sëmundja që quhet aneurizëm në harkun e aortës. Bëhet fjalë për sëmundje shumë serioze, me shumë rrezik për vdekje nëse nuk trajtohet. Në Klinikën tonë në rutinë punohet në mënyrë të…
Prezantuesja dhe komediania, Maddy Anholt ka vdekur në moshën 35-vjeçare pasi një vit më parë u diagnostikua me kancer në tru. Anholt i kaloi javët e saj të fundit në shtëpinë e prindërve të saj në Devon, tha familja e saj, raporton BBC. “Me dhimbje të thellë njoftojmë vdekjen e Maddy Anholt, vajzës sonë të dashur, e cila u largua nga kjo botë të mërkurën më 13 shtator, në moshën 35-vjeçare”, thuhet në njoftimin e familjes.

