Me datë 12.09.2023 në ora 09:00 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Franklin Ruzvelt”, përcjellë Klan M, automjeti i pasagjerëve “Jugo coral 45”, i drejtuar nga M.R.(75) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin R.M (93) nga Shkupi. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.
Author: Hamdi Kumanova
Në Universitetin e Tetovës, sot filloi realizimi i afatit të dytë të regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2023/24. Në këtë afat, Universiteti do të regjistroj studentë në të gjitha programet studimore në të cilat ka vende të paplotësuara nga afati paraprak. Procesi i regjistrimit do të realizohet prej sot, më 13 e deri më 15 shtator 2023. Nga Zyra për arsim e Universitetit të Tetovës njoftojnë se në 13 njësitë akademike të Universitetit të Tetovës, në të gjitha programet studimore, në të cilat ka vende të lira kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë për t’u regjistruar në…
Oda e Mjekëve kërkon nga Prokuroria Themelore Publike dhe MPB që të veprojë në parandalimin e keqpërdorimit të integritetit dhe autoritetit profesional të mjekëve në funksion të reklamave të rrejshme, të formave të pa-verifikuara të preparateve mjekësore si barnat, sublimentet ushqimore, metodat apo ndihmat për mjekim, të cilat gjithnjë e më shumë po bëhen të pranishme në portale dhe rrjete sociale. Sipas tyre bëhet fjalë për reklama manipuluese dhe false për të ashtuquajturat medikamente mjekësore, preparate dhe metoda me origjinë, përbërje ose prodhim të pa-verifikuar. “Përdorimi i emrit dhe integritetit profesional për reklamimin e këtyre preparateve false për përfitime materiale…
16 nxënësit shqiptarë të Velesit përfundimisht u bën pjesë e procesit mësimor në gjimnazin “Koço Racin”. Pas disa ditë humbje mësimi nxënësit u njoftuan me mësimdhënësit dhe lëndët për vitin e parë në gjimnaz. Prindërit e fëmijëve shprehen të kënaqur. “Po, kanë shkuar, i kanë pranuar. Dje më telefonuan se vajza është pranuar dhe të vijoj mësimin për sot, vajza ka shkuar dhe ka nis mësimin prej sot. I falënderohem pa masë ministrit të Arsimit dhe çdo kujt tjetër që ka kontribuar, është angazhuar për vijimin e mësimit. Këtu e ka vendlindjen, e ke para sysh, 45 kilometra. Më mirë…
Ministria e Ekonomisë ka dorëzuar në Qeveri një propozim-vendim për ndalimin e shitjeve aksionale dhe promocionale nga të gjitha rrjetet tregtare në vendin tonë, i cili do të jetë i vlefshëm deri më 30 nëntor. Kurse, në seancën e ardhshme të Qeverisë do të propozojmë edhe vendim për ngrirjen e çmimeve të të gjitha produkteve ushqimore, tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në një konferencë për media pas takimit të sotëm të punës me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski dhe udhëheqësit e njëhsive rajonale të ISHT-së. Ngrirja e çmimeve, siç paralajmëroi ministri Bekteshi, do të jetë me…
Kritika të forta nga Komisioni Europian për shkak të përmbajtjes, por edhe mënyrës si u miratuan ndryshimet në Kodin Penal. Sipas Komisionit, Maqedonia është obliguar të promovojë sundimin e ligjit dhe të luftojë pandëshkueshmërinë dhe për këtë arsye, sanksionet për aktivitetet korruptive duhet të jenë efektive dhe të përshtatshme. “BE vëren me shqetësim se disa nga ndryshimet në Kodin Penal të miratuara në procedurë të përshpejtuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, të cilat zvogëlojnë dënimet maksimale ligjore dhe shkaktojnë implikime për zbatimin e parimit të vjetërsisë, ndikojnë në një numër rastesh të korrupsionit të nivelit të lartë”, tha Ana…
“DJALI IM U PUNËSUA UNË MBETA PA ASNJË TË ARDHUR” Erdhi për të blerë gjësende, por mbeti duar bosh. Idriz Qailit ia ndërprenë ndihmën sociale që e merrte, pasi djali i tij u punësua, e me automatizën nga Qendra sociale ia kanë ndërprerë ndihmën prej 10 mijë denarë. Vuan nga diabeti dhe mezi të hollat i dalin për të blerë gjësendet kryesore. “Unë nuk kam të ardhura edhe jam me sëmundje kronike. Kam marrë ndihmë sociale edhe atë ma ndalën mbase hyni në punë djali, kam marrë 10 mijë denarë. Nuk kam mundur t’i blej gjësendet.…
Dje për nderë të drejtorit tashmë të ndjerë të shkollës fillore Bajram Shabani në Kumanovë, Mustafë Ebibi është mbajtur Mbledhje komemorative në prani të familjarëve, miqëve, kolegëve dhe shokëve të tij. Para të pranishmëve fjalë rasti kishte nga familja dhe nga kolektivi duke e përshkruar të ndjerin si një njeri të mrekullueshëm që gjithë jetën e tij ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në sferën jetësore dhe kulturore për të mirën e qytetarëve në Kumanovë e më gjerë. Mustafë Ebibi ka lindur më 12 prill të vitit 1963. Ishte fëmiu I dytë nga 6 fëmijët , nga…
Pas pesë ditësh shuhet zjarri në deponinë në fshatin Dëbërcë të Komunës së Zhelinës, kjo me kërkesë të komunës, së bashku me këshilltarin e LSDM në Këshillin komunal, Adnan Demiri. Komuna e Zhelinës ditë më parë bëri kërkesë deri te ministri i MPB, Oliver Spasovski dhe Qendra për Menaxhim me Kriza për të intervenuar në fikjen e zjarrit, pasi kaploi edhe fushat përreth deponisë, ku përveç kësaj banorët e kësaj ane ankoheshin për erën e keqe. Nga komuna falënderojnë Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, pasi i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së tyre. “Të nderuar banorë të fashatit Dëbërcë.…
Seanca kuvendore në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë kur të ketë kushte për të. Ky është një proces që nuk dalet dhe prej tij varet e ardhmja e shtetit, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke shprehur bindje se në fund 118 deputetët do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas inspektimit të fillimit të punimeve ndërtimore për ndërtimin e pishinës së mbyllur në komunën e Karposhit, Kovaçevski theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 është një mundësi që nuk duhet humbur dhe secili duhet të marrë përgjegjësi për veten dhe përgjegjësi në…
Oficerët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, mbrëmë (13-shtator) rreth orës 01:35, në autostradën Tetovë-Gostivar, në stacionin e pagesës rrugore Gostivar, kanë privuae nga liria personat B.N.(42) nga Veleshta e Strugës dhe D.D. 25-vjeç nga Republika e Shqipërisë. Ata më parë ishin raportuar nga 34-vjeçari A.A. nga Struga se një orë më parë në Shkup personi B.N. e kishte dërguar dhe futur me forcë atë në automjetin e tij audi dhe nga Shkupi ata u drejtuan për në Strugë. Sipas raportit B.N. e kishte sulmuar edhe fizikisht për shkak të marrëdhënieve të tyre të papastruara të…
Zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovska pret nga Komisioni Antikorrupsion që vërtetojë nëse ka pasur pazarllëqe për ndikim në rastin e “Eurovia” dhe në bazë të gjetjeve të tyre do të vendoset se si do të veprohet mbi rastin. Gërkovska thotë se duhet të ketë përgjegjësi edhe vonesat me kthimin e parave deri tek donatori Eurovia. Kompania “Eurovia” ka fituar tenderin prej 1.8 milion eurosh të Ministrisë së Jashtme për adoptimin e hapësirave të qendrës “Boris Trajkovski” për nevojat e konferencës së OSBE-së e cila do të mbahet në dhjetor. “Unë pres nga Komisioni Antikorrupsion të vazhdojë në drejtim…

