Të mërkurën Këshilli Gjyqësor duhet të shqyrtojë raportin plotësues mbi përgjegjësinë e ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës Themelore në Kumanovë, Snezhana Manev. Raporti paraprak në të cilin ishte konstatuar shkelje e sistemit AKMIS dhe cenim i raporteve ndër njerëzore brenda gjykatës, nuk e solli Manevan deri tek përgjegjësia morale dhe ligjore. Këshilli përgatiti raport plotësues, përmbajtja e të cilit mund të bëhet e ditur në seancën e ditës së mërkurë, në rast se i njëjti nuk tërhiqet nga procedura për shqyrtim. Në raport nga vizita e 1 shkurtit 2023 mes shkeljeve të shumta, procedurave jo ligjore dhe sistemimit jo adekuat është konstatuar edhe qasja nacionale dhe nënçmuese e kryetares Maneva e cila ndaj gjykatësve shqiptar përdor terme si “shqiptari, të paaftë” dhe “gjedhe”. Për të mos mjaftuar gjendja faktike nga raporti që Maneva të mbajë përgjegjësi, e njëjta së fundi i është nënshtruar dy herë testimit psikologjik. Më 4 korrik kur Maneva i ishte nënshtruar testimit, Instituti për hulumtime juridike, politike dhe sociologjike kishte konstatuar se Maneva nuk ka arritur të kalon testimin me sukës për shkak ndjesisë së lodhjes, prandaj i është rekomanduar testimit tjetër pas 10 ditëve. Pavarësisht rekomandimit, Maneva i është nënshtruar testimit më 31 gusht, ndërsa më 1 shtator Instituti ka njoftuar dhe rekomanduar që Maneva i plotëson kushtet që të zgjidhet kryetare e Gjykatës Themelore të Kumanovës. Mbi cilën bazë ligjore është bazuar testimi i dyfishtë, këtë mbetet ta shqyrton Këshilli Gjyqësor në mbledhjen e ardhshme. Shkeljet e Manevas ishin miratuar edhe në raportin e 13 marsit, raport i cili në Këshill është votuar me 8 vota “për” dhe 4 vota “kundër”. Paraprakisht më 11 mars ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga adresoi kërkesë tek Këshilli Gjyqësor që të ndërmerr masa urgjente ndaj ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës së Kumanovës. /Alsat.mk
Data 11.07.2025
Aktuale
- Hyn në fuqi rregullorja/ Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension, kush përfiton
- “AlbControl” e ARRSH, si e “fryu” Belinda Balluku me tendera firmën “Alko Impex” të Arbër Abazit! Vetting zbardh skemën
- Apple sfidon dominimin e Samsungut me iPhone të palosshëm
- Reshje të rrëmbyeshme shiu godasin Kinën jugperëndimore, 5 të zhdukur në Siçuan
- Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas rritet në 120, operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon
- Masakra e Srebrenicës, varrosen 7 viktima në 30-vjetorin e gjenocidit
- Ngjarjet e rëndësishme që shënojnë ditën në Kosovë
- Hyn në fuqi rregullorja! Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension