Ministri i Shëndetësisë , Fatmir Mexhiti sot mori pjesë në Kongresin e Tretë Ndërkombëtar të Hematologjisë, i cili mblodhi së bashku ekspertët më të mëdhenj të kësaj fushe në Evropë.
Kongresi është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja dhe risi në fushën e hematologjisë, trajtimit të sëmundjeve hematologjike, si dhe ka hapur derën për nxitjen e bashkëpunimit midis ekspertëve vendas dhe të huaj.
“Klinika e hematologjisë ndër vite ka krijuar një ekip që monitoron progresin në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve hematologjike. Më vjen mirë që në këtë Klinikë ka shumë mjekë të rinj, hematologë të rinj, zhvillimin profesional të të cilëve do ta mbështes gjithmonë dhe si Ministri e Shëndetësisë do t ‘i ndihmojmë ata të ndërtojnë një karrierë të suksesshme këtu në Klinikën tonë, “– tha Fatmir Mexhiti.
Në fjalën e tij, Mexhiti theksoi se po bëhen përpjekje intensive për përmirësimin e kushteve në institucionet shëndetësore publike, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe kushteve të punës së punonjësve shëndetësorë.
“Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, në Klinikën e Hematologjisë u instalua një citometër i ri i rrjedhës, i cili përmirësoi dhe përditësoi punën e Klinikës. Gjithashtu, laboratori për analiza imunologjike i Klinikës, i cili është i vetmi në vendin tonë, diagnostikon dhe monitoron efektet e terapisë dhe transplantimit të pacientëve me sëmundje hematologjike malinje.”- theksoi Mexhiti.
Mexhiti theksoi se investimet në të gjitha segmentet e shëndetësisë janë prioritet kryesor, duke thënë se Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të ndërtojë një sistem shëndetësor të qëndrueshëm dhe cilësor për qytetar.
Data 12.08.2026
Aktuale
- Albina Kelmendi u bë nënë për herë të parë, kjo është gjendja e saj pas lindjes – ja emri që ka zgjedhur për djalin
- Nga 25 vjet Marrëveshje e Ohrit drejt një shoqërie më gjithëpërfshirëse
- Presidenti palestinez: Marrëveshja e Mekës mund të jetë pikënisje për stabilitetin dhe sigurinë rajonale
- Dita e 74-t e revoltës! Qytetarët para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e Qeverisë
- Prokuroria hap lëndë për ndotjen pranë burimeve të Rashçes
- Luçiano Boçi: Kryeministër i indeksit, jo i sigurisë
- Plasin debatet në takimin e Ramës me kryebashkiakët! Adriatik Zotkaj braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Kryeministr: Djegia e teserave, paturpësi! Mema e Dimalit nxirret jashtë
- Irena Beqiraj: Vlora, konvikt i madh betoni pa identitet!



