Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Shëndetësisë informon se për vaksinimin kundër gripit sezonal për kategoritë e rrezikuara të popullsisë deri më tani janë paraqitur mbi 76 mijë qytetarë, ndërsa janë vaksinuar më shumë se 43 mijë persona në të gjithë vendin. “Qytetarët e interesuar ende kanë mundësi të paraqiten për vaksinim kundër gripit sezonal përmes aplikacionit vakcinacija.mk ose përmes mjekut të tyre amë. Ekipet preventive vazhdojnë gjithashtu me vaksinimin në terren në kushte shtëpie për personat e moshuar dhe ata të palëvizshëm, si dhe për personat me aftësi të kufizuara,” deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. Gjithashtu, ka filluar vaksinimi me vaksinat komerciale në Qendrën…

Lexo më Shumë

Sot (03.11.2025) rreth orës 12:30 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë marrë pjesë një automjet “Passat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një person, dhe një çiklist, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Pas aksidentit, shoferi i automjetit e ka braktisur veturën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Në vendngjarje është kryer këqyrje dhe po merren masa për gjetjen e shoferit. Për shkak të aksidentit, qarkullimi është devijuar.

Lexo më Shumë

Sipas draftit të raportit të publikuar nga “Radio Evropa e Lirë” autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë vazhduar të punojnë për të shënuar përparim në fushën e sundimit të ligjit, në reformën e administratës publike, funksionimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e minoriteteve. “Maqedonia e Veriut duhet t’i intensifikojë përpjekjet për mbështetje të sundimit të ligjit, sidomos për ruajtje të pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit, si dhe të rrisë luftën kundër korrupsionit”, thuhet në Draft Raportin. Nga ana tjetër në draft raport Shqipëria përmendet për përparim të madh në reforma, dhe që ky vend ka arritur me shpejtësi të pashembullt…

Lexo më Shumë

“Aq shumë jemi të organizuar. Do të shkelim ta dish”. Ky është fjalori i kreut të BDI-së Ali Ahmeti, i cili gjatë euforisë së fushatës zgjedhore, nën tingujt e këngës patriotike “Jam këtu”, i dha bekimin Bajram Rexhepit në garën për Tetovën. Nëse do të përdornim fjalorin e Ahmetit, BDI dhe koalicioni, praktikisht në këto zgjedhje lokale u shkel pothuajse në të gjitha komunat. “Shkelja” si metaforë që Ahmeti e përdor për fituesin në garën komunale, mbase ishte më e veçantë në Tetovë apo qytetin ku integristët e kanë të pozicionuar selinë e tyre qendrore. Mbi 5 000 vota bënë…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,03 % në raport me vendimin e datës 30.10.2025. Nga data 4.11.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 74,00 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 76,00 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) 71,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 69,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 36,913 (denarë/kilogram) Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë…

Lexo më Shumë

Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht, sot pasdite, gjatë natës dhe nesër priten reshje të përkohshme lokale shiu, të cilat në disa vende mund të jenë më intensive, mbi 15 litra për metër katror, me mundësi për bubullima të rralla. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë veriore, me shpejtësi mbi 60 km/orë, ndërsa temperatura ditore nesër do të bjerë disa gradë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Në Shkup, kah fundi i ditës dhe veçanërisht gjatë natës, priten reshje shiu, herë pas here intensive. Gjatë natës dhe nesër do të fryjë erë e përforcuar…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka shkruar se shqiptarët mbrëmë e kanë pensionuar një klasë politike që për ofertë kishte propagandën karshi një klase të re politike e cila ofertë e ka përmirësimin e jetës së qytetarëve. “Mbrëmë qytetarët shqiptarë në RMV e pensionuan një klasë politike që, përmes përçarjes së të tjerëve, ofertë e kishte bërë Ministrinë e Propagandës dhe, në anën tjetër, e mandatoi një klasë të re politike që, përveçse u ngrit përmes unifikimit, ofertë e ka përmirësimin e jetës së qytetarëve. Le të jetë ky leksion i demokracisë (se…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se sot (03.11.2025) rreth orës 12:30 minuta në SPB Shkup është denoncuar se në Bul. Goce Dellçev ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ka marr pjesë një makinë “Pasat” me targa të Shkupit, drejtuar nga një person mashkull dhe një person me biçikletë, ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Pas aksidentit vozitësi I makinës “Pasat”, ka lënë makinën dhe është larguar nga vendi I ngjarjes. Në rrjedh është hetimi dhe po merren të gjitha masat për gjetjen dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Kandidati i ZNAM për Kumanovën, Maksim Dimitrievski siguroi mandatin e tretë si kryetarë i kësaj komune përmes një rezultati me dallim minimal nga kundër-kandidati tij, Goran Stojkovski-Diro që në garë doli si i pavarur. Dallimi mes tyre rezultoi 1330 vota në favor të Dimitrievskit edhe pse në raundin e parë, Stojkovski-Diro kishte gjysmën e votave që mori në balotazh. Në deklarimin e tij të parë pas shpalljes së fitores, Dimitrievski falënderoi VMRO-DPMNE-në për mbështetjen dhe tha se kjo është një porosi nga qytetarët të cilën ai do ta zbaton “Unë e mora porosinë nga kumanovarët. Obligim dhe prioritet i imi…

Lexo më Shumë

Më datë 02.11.2025, rreth orës 12:20, në fshatin Reçicë e Vogël të Tetovës, punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.A. (39) nga ky fshat. Arrestimi është kryer në bazë të një denoncimi të mëparshëm, sipas të cilit më 01.11.2025, rreth orës 22:30, në rrugën “168” në Tetovë, M.A. kishte kërcënuar K.A. (27) nga fshati Gradec i Gostivarit dhe një shok të tij. I dyshuari është ndaluar në stacionin policor të Tetovës dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet parashtresë përkatëse.TS

Lexo më Shumë