Më 13.06.2026 në ora 01:45 në rrugën “Goce Delçev” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personat B.V.(18) nga fshati Bellovisht dhe P.M.(18) nga Gostivari. Ata janë kapur duke prishur rendin dhe qetësinë publike me një përleshje fizike mes veti. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Author: Hamdi Kumanova
Përderisa ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, mburrej në televizion se falë sistemit “Qyteti i Sigurt” ka pasur një rënie të madhe të numrit të viktimave në aksidentet rrugore, një pjesë e banorëve të lagjes Butel po ktheheshin në shtëpi nga protesta, shkruan Prizma, transmeton Portalb.mk. Pas përplasjes së një fëmije në rrugën ku banojnë, banorët e Butelit bllokuan qarkullimin duke kërkuar prani më të madhe policore dhe ndalimin e vozitjes së pakontrolluar të makinave. Në pjesën e tyre të rrugës “Butelska” nuk janë instaluar kamera të sistemit “Qyteti i Sigurt”. Kamerat më të afërta ndodhen gjysmë kilometri…
Partneriteti strategjik me Turqinë po merr një dimension të ri përmes bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjes së investimeve, në përputhje me vizionin e VLEN-it për zhvillim të qëndrueshëm, ekonomi konkurruese dhe më shumë mundësi për qytetarët. Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit të parë, Bekim Sali, dhe ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në Forumin e Biznesit Turqi–Maqedonia e Veriut në Istanbul është dëshmi e qasjes aktive të institucioneve për të krijuar ura të reja bashkëpunimi me komunitetin e biznesit dhe investitorët. Qeveria, me përfaqësuesit e saj nga VLEN, po punon për krijimin e një klime të favorshme për investime, me…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipce, në postimin në “X” thekson se deklaratat e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova janë një konfirmim i qëndrimeve që LSDM ka mbrojtur prej kohësh, dhe të cilat tani i ndan edhe Fronti Qytetar për të Vërtetën dhe Drejtësinë. “Për herë të parë, dikush nga VMRO-DPMNE-ja po thotë publikisht atë që ne në LSDM, dhe tani në frontin e madh qytetar, e kemi përsëritur prej kohësh. Mosmarrëveshjet historike me Bullgarinë dhe puna e Komisionit Historik nuk janë pjesë e kushteve për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Kjo është një çështje bilaterale midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, jo…
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur pushkë për gjueti, transmeton Portalb.mk. “Në rrugën midis fshatrave Shishevo dhe Grçec në zonën e komunës së Sarajit, oficerët e Njësisë së Policisë Ndërhyrëse të SPV Shkup arrestuan N.S. (54) nga fshati Saraj dhe R.S. (58) nga fshati Krushopek”, raportoi Policia. Në veturën e tyre Hunday ishin gjetur dy pushkë “Bajkal” të kalibrit 12 mm, dy fishekë gjuetie dhe gjëra të tjera. Policia ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj dy të dyshuarve.
Bundestagu gjerman ka miratuar rinovimin e mandatit të kontingjentit gjerman në kuadër të misionit të KFOR-it edhe për një vit tjetër, duke riafirmuar angazhimin e Gjermanisë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se Gjermania, si një nga vendet themeluese dhe kontribuuese të KFOR-it, ka mbështetur misionin që nga themelimi i tij në vitin 1999, duke ofruar personel, ekspertizë dhe udhëheqje. Sipas ambasadës, angazhimi gjerman për sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin e rajonit mbetet i palëkundur. Ndërsa bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojë për të ndërtuar…
Mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës është paraqitur një 29-vjeçar me dëmtime në trup. Sipas informacioneve të konfirmuara në polici, mësohet se 29-vjeçari është dhunuar nga policia greke në Kalkidhë rreth 13 ditë më parë. Sipas deklarimeve të 29-vjeçarit nga Maliqi, bëhet me dije se ai është dhunuar nga policia greke pasi e kanë ngatërruar për autor të një vepre penale por pas verifikimeve ka rezultuar i pafajshëm. Maldin Maxhari ka bërë kallëzim në policinë greke ndërsa është dëbuar nga ky shtet dhe ka kaluar nga Kakavija për tu kthyer në Maliq. Për shkak të dëmtimeve,…
Një ngjarje e rëndë dhune është regjistruar në ishullin e Salaminës në Greqi, ku një 30-vjeçare greke është sulmuar dhe rrahur brutalisht nga katër burra me origjinë turke. Sipas raportimeve të mediave greke, autorët e dyshuar, të moshave 18, 20, 40 dhe 50 vjeç, e kanë goditur gruan për arsye që ende nuk janë bërë të ditura nga autoritetet. Dëshmitarët thanë se britmat e saj për ndihmë u dëgjuan në të gjithë zonën e portit. “Dëgjuam zhurma dhe dolëm menjëherë jashtë. Pamë një grua që vraponte duke bërtitur për ndihmë. Pak më vonë policia arriti dhe ndaloi katër burrat”,…
Pas një informacioni të inteligjencës doganore, Drejtoria e Doganave ka parandaluar një tentativë për qarkullim të paautorizuar të drogës, të cilën një shtetas i SHBA-së ka tentuar ta fusë ilegalisht në vend përmes dërgesave postare me DVD CD, të cilat kanë mbërritur në Postën Doganore nga Franca. Grand Kozmetik Pas mbërritjes së dërgesave në Postën Doganore, të cilat ishin të dedikuara për personin J.E., zyrtarët doganorë kanë kryer një kontroll me skaner për pakot postare, me ç’rast është detektuar përmbajtje e dyshimtë. Për këtë qëllim është thirrur ekipi mobil doganor dhe qeni doganor, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e duhura,…
Më 12.06.2026 në ora 04:00, gjatë një kontrolli aksion të kryer nga inspektorët e Departamentit për Krimin Transkufitar, Migracionin, të Huajt dhe Readmisionin Tetovë, në një klub nate në fshatin Zherovjan të Tetovës, është shoqëruar 34-vjeçarja M.L. nga Republika e Serbisë për shkak të qëndrimit në kundërshtim me qëllimin, gjegjësisht për shkak të qëndrimit të parregullt në shtet. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtejshme.
Grupacioni i transportit me auto-taksi i Qytetit të Shkupit njoftoi se transporti me taksi në Shkup po përballet me probleme serioze dhe u bën thirrje institucioneve kompetente që të ndërmarrin masa për tejkalimin e tyre. – Prej nëntë vitesh janë grumbulluar çështje të shumta të pazgjidhura që ndikojnë drejtpërdrejt në punën e transportuesve auto-taksi, sigurinë e udhëtarëve, faturimin joreal të shërbimeve të taksisë… Përkundër paralajmërimeve dhe iniciativave të shumta, institucionet ende nuk kanë reaguar për tejkalimin e problemeve – njoftoi sot Grupacioni i transportit me auto-taksi i Qytetit të Shkupit, duke vënë në dukje se kanë dërguar kërkesa dhe propozime…
Zyrtarët policorë nga SPB Shtip kanë ndaluar një burrë 25-vjeçar nga Shtipi, i cili u kap duke i vënë flakën barit të thatë në zonën e fshatit Dolni Balvan, në rajonin e Shtipit. Sipas informacioneve, incidenti ndodhi më 11 qershor 2026 rreth orës 12:00, përgjatë autostradës Shtip-Koçan, ku i dyshuari po i vinte flakën barit të thatë midis rrugës dhe një fushe në pronësi të një banori 36-vjeçar të Shtipit. Zjarri dogji bimësi të thatë. Prokurori publik është njoftuar për rastin, dhe pas dokumentimit të rastit kundër personit do të ngrihen akuza përkatëse”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

