Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu njofton se Ligji për mbrojtje nga duhani ka kaluar në leximin e parë në Kuvend. “Propozim-ligji për mbrojtjen nga përdorimi i produkteve të duhanit ose produkteve të ngjashme dje kaloi në lexim të parë në seancën plenare të Kuvendit. Ky është edhe një hap i rëndësishëm institucional drejt mbrojtjes më të madhe të shëndetit publik, veçanërisht të fëmijëve, të rinjve, joduhanpirësve dhe të gjithë qytetarëve që kanë të drejtë për një hapësirë publike të shëndetshme dhe të sigurt. Ligji pasqyron realitetin e kohës së sotme, në të cilën, përveç cigareve klasike, ekzistojnë cigaret elektronike,…
Author: Hamdi Kumanova
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) ka shënuar një arritje të rëndësishme në renditjen ARBU 2025/2026 (Academic Ranking of Balkan Universities), duke u renditur si universiteti privat më i mirë në Maqedoninë e Veriut. Sipas rezultateve të publikuara nga ARBU, IBU ka zënë vendin e parë mes universiteteve private në vend, ndërsa është renditur në vendin e pestë në nivel kombëtar, duke përfshirë të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publike dhe private. Renditja bazohet në një sërë kriteresh, përfshirë performancën akademike, produktivitetin shkencor, aktivitetet kërkimore dhe dukshmërinë ndërkombëtare. Rezultatet konfirmojnë progresin e vazhdueshëm të universitetit në ngritjen e…
Ditën e premte, në rrjete sociale është publikuar një video e rëndë ku një drejtues mjeti me vetëdije ka tentuar të shtypë një qen që ndodhej në rrugë. Nga ana e komisariatit të policisë së Korçës u bë identifikimi i mjetit dhe i drejtuesit, i cili tashmë është shpallur në kërkim. Mësohet se ndaj këtij shtetasi ka nisur procedim penal pasi ka shtypur dhe dëmtuar me dashje qenin. Pamjet kanë ngjallur shumë reagime në rrjete sociale. Nga ana e policisë po punohet për kapjen e personit. Top Channel
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin e KFOR-it është njoftuar se ajo planifikon të zvogëlojë numrin e ushtarëve në këtë mision. Komandanti i NATO-s për Evropën, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, ka njoftuar se do të bëhet një “optimizim“ i pranisë së NATO-s në Kosovë si rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë në kohët e fundit dhe marrjes së më shumë përgjegjësive nga institucionet vendore të sigurisë. “NATO dhe KFOR-i janë tërësisht të përkushtuar për sigurinë në Kosovë. Pikërisht falë këtij përkushtimi është përmirësuar situata e sigurisë në Kosovë…
Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata Qendrore e Seulit, pasi u shpall fajtor për abuzim me pushtetin dhe veprime që, sipas prokurorëve, favorizuan armikun duke rrezikuar sigurinë kombëtare. Sipas vendimit të gjykatës, Yoon ishte i përfshirë në planifikimin e dërgimit të dronëve në Korenë e Veriut në tetor të vitit 2024. Prokuroria argumentoi se operacioni kishte për qëllim krijimin e një situate tensioni ushtarak që do t’i shërbente si justifikim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila më vonë dështoi dhe shkaktoi krizë të thellë politike në vend, shkruan…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë sot një operacion për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Sipas informacioneve paraprake, të dyshuarit hetohen për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave në vlera të mëdha, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Aksioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që autoritetet të publikojnë më shumë detaje mbi numrin e personave të përfshirë, masat e ekzekutuara dhe rezultatet e operacionit.
Dy civilë humbën jetën dhe të paktën 10 persona u plagosën si pasojë e një sulmi me dron ukrainas në rajonin kufitar rus të Bryanskut, sipas autoriteteve lokale ruse. Guvernatori në detyrë i rajonit, Yegor Kavalchuk, bëri të ditur se dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në distriktin Suzemska, pranë kufirit me Ukrainën. Ndërkohë, shtatë persona u plagosën në një sulm ndaj stacioneve të karburantit në zonën e Starodubit, rreth 110 kilometra larg, ndërsa në një incident tjetër një fëmijë 5-vjeçar mbeti i plagosur. Sulme me dronë u raportuan edhe në qytetin Tolyatti, ku ndodhet prodhuesi…
Shtetet e Bashkuara po përgatiten të zvogëlojnë ndjeshëm praninë e tyre ushtarake në Evropë, duke planifikuar të tërheqin rreth një të tretën e avionëve luftarakë që aktualisht mbështesin operacionet e NATO-s. Sipas zyrtarëve evropianë dhe një dokumenti të brendshëm të shpërndarë aleatëve në fillim të qershorit, administrata e presidentit Donald Trump synon të reduktojë angazhimin amerikan në kontinent dhe t’i shtyjë vendet evropiane të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e tyre. Plani parashikon uljen e numrit të avionëve luftarakë F-16 dhe F-15E nga rreth 150 në vetëm 100, si dhe reduktimin e flotës së avionëve të zbulimit detar nga…
30 deputetë të legjislaturës së kaluar që zgjati vetëm dy muaj e gjysmë, nuk pritet të jenë pjesë e përbërjes së re të Kuvendit. Nga numërimi i mbi 90 për qind të votave për kandidatët për deputetë, rezulton që 23 ish-deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë qenë në garë edhe në zgjedhjet e 7 qershorit, nuk kanë arritur të sigurojnë edhe një mandat të ri. Vota të mjaftueshme për të qenë sërish në Kuvend nuk arritën të marrin as tre ish-deputetë të PDK-së, një e LDK-së dhe 3 nga Lista Serbe. Bazuar në rezultatin aktual, jashtë Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje…
Qiraja mesatare e apartamenteve në Tiranë për vitin 2026 ka arritur në 721 euro në muaj, sipas të dhënave të agjencive imobiliare. Teksa çmimet e qirave vijojnë të rriten, të ardhurat mujore nuk po ndjekin të njëjtin ritëm, duke e kthyer koston e strehimit me qira afatgjatë, përtej kufijve të përballueshmërisë së rekomanduar nga koeficienti ndërkombëtar, por edhe një nga sfidat më të mëdha financiare për individët dhe familjet. Sipas koeficientit ndërkombëtar që përdoret për vlerësimin e përballueshmërisë së strehimit, qiraja konsiderohet e përballueshme kur nuk kalon 30% të ardhurave mujore bruto të familjes ose individit. Kur qiraja kalon mbi…
33-vjeçari në Suharekë ka humbur jetën pasi ka rënë nga qershia me lartësi 5-6 metra. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se i njëjti fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, më pas në QKUK, ku rreth orës 21:15 është konstatuar vdekja e tij. “Më datën 11.06.2026, rreth orës 20:30, Policia është njoftuar nga Emergjenca e Suharekës se F.B., mashkull rreth 33 vjeç, është marrë me autoambulancë nga shtëpia e tij në fshatin Leshan, Komuna e Suharekës, pas një rënieje nga një pemë qershie nga lartësia…
Koreja e Jugut ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 2:1 ndaj Çekisë në ndeshjen e Grupit A të Botërorit 2026, e zhvilluar në Guadalajara të Meksikës. Çekia kaloi e para në epërsi në minutën e 59-të, kur Ladislav Krejçi realizoi për 1:0. Megjithatë, koreanët reaguan shpejt dhe arritën ta përmbysin rezultatin. Hwang In-beom barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 67-të, ndërsa Oh Hyeon-gyu, i cili ishte futur në lojë si zëvendësues i Son Heung-min në minutën e 69-të, shënoi golin e fitores në minutën e 80-të. Pas ndeshjes, Hwang In-beom u shpall lojtari më i mirë i takimit.…

