Author: Hamdi Kumanova

Është lokalizuar 14-vjeçarja, Alisiana Bekim Shala, nga komuna e Rahovecit, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga muaji nëntor 2025. Policia ka bërë të ditur se pas publikimit më 18 shkurt të kërkesës për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat, “personi i raportuar si i zhdukur është lokalizuar” “Policia e Kosovës shpreh falënderim të sinqertë për të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke ritheksuar rëndësinë e raportimit me kohë dhe të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e rendit. Mbetemi të përkushtuar në garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Nikolaus Kopernikus (Koperniku), polonisht: Mikołaj Kopernik (lindi me 19 shkurt 1473 ne Thorn (sqt.: Torn) Poloni dhe vdiq me 24 maj 1543 në Frauenburg) u bë njëri nga astronomët më të shquar evropianë me teorinë e tij të lëvizjës së planetëve nëpër orbita rreth diellit. Me zbulimet e tij ai krijoi një botëkuptim të ri pas mesjetar. Përveç kësaj ai ishte astrolog, astronom, jurist, fizikant, diplomat, ekonomist matematikan, mjek, qeveritar dhe ushtarak. Kombësia e Kopernikut që nga shekulli i 19 u bë shkak për shumë kundërshtime të ashpra. Një gje por është e qartë se ai ishte ose polak, ose…

Lexo më Shumë

Një aferë që dyshohet se “avulloi” mbi 100 milionë franga zvicerane, e ku në thelb është e përfshirë firma “Numarics” e kosovarit që publikisht paraqitet si ndërmarrës, Kristian Kabashi, tash ka hyrë nën hetim të Autoritetit Mbikëqyrës të Tregut Financiar Zviceran. Sic raporton finews.ch, më 17 tetor 2024, banka e goditur Radicant, filiale e Basellandschaftliche Kantonalbank (BLKB), shpalli bashkimin me Numarics. Qëllimi ishte t’u ofrohej klientëve privatë dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme (KMU) një ofertë plotësisht e integruar për shërbime bankare, investime financiare dhe administrim. Por, llogaritë nuk dolën siç pritej. Radicant Bank u zhduk nga tregu në…

Lexo më Shumë

Paraditen e sotme është raportuar sërish alarm për bombë në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, duke vazhduar serinë e kërcënimeve të njëpasnjëshme që janë regjistruar në këtë institucion vetëm gjatë kësaj periudhe informon Tetovasot. Sipas informacioneve fillestare, menjëherë pas pranimit të njoftimit, janë ndërmarrë procedurat standarde të sigurisë, ndërsa nxënësit dhe stafi janë evakuuar përkohësisht nga objekti. Nga autoritetet kompetente pritet të konfirmohet nëse bëhet fjalë për alarm të rremë, ashtu si në rastet e mëparshme, ndërkohë që hetimet për identifikimin e autorëve të këtyre kërcënimeve vazhdojnë.TS

Lexo më Shumë

Nga partia opozitare maqedonase LSDM, thonë se “nëse përdorimi i aeroplanit qeveritar ka qenë plotësisht në përputhje me ligjet dhe rregulloret, atëherë pse Qeveria refuzon vazhdimisht të publikojë listat e pasagjerëve?”. “Çfarë po fshihet nga opinioni? Sipas Mickoskit, ai fillimisht shkoi në Detin Adriatik me një fluturim komercial me familjen e tij, pastaj vazhdoi pushimet, pastaj shkoi për darkë, prandaj humbi fluturimin komercial të kthimit dhe për këtë arsye iu desh të kthehej me aeroplanin qeveritar nga Spliti. Deklarata e Përgjithshme është një dokument i detyrueshëm në aviacionin ndërkombëtar që dorëzohet për të identifikuar aeroplanin, ekuipazhin dhe pasagjerët e tij…

Lexo më Shumë

Vdekja e këngëtarit legjendar, Kurt Cobain, është rikthyer sërish në qendër të debatit, pasi një ish-zyrtar i lartë i Policisë ka pretenduar se rasti mund të ketë qenë vrasje dhe jo vetëvrasje. Por, qëndrimi zyrtar i Policisë së Seattleit mbetet i pandryshuar, duke lënë të kuptohet se nuk duan ta rihapin çështjen. Në prag të 32-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta, ish-kapiteni i Policisë së Seattleit, Neil Low, i cili në vitin 2005 u ngarkua të auditonte dosjen e rastit, ka deklaruar se provat fizike “nuk përputhen” me versionin zyrtar, ka shkruar Daily Mail. Cobain, këngëtari i grupit të…

Lexo më Shumë

Debati shkencor-profesional mbi Propozim-ligjin për falje do të mbahet sot në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup. Organizatorët e debatit, Shoqata për të Drejtën Penale dhe Kriminologjinë e Maqedonisë së Veriut (SHDPKM) dhe Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup, njoftuan se në debat do të mbajnë fjalim kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova, ministri i Drejtësisë Igor Filkov, dekani i Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” Sasho Georgievski, dhe kryetarja e SHDPKM-së, Aleksandra Gruevska-Drakulevski Shoqata thekson se qëllimi i Propozim-ligjit për falje është të vendosë një procedurë të qartë, transparente dhe me afat të caktuar kohor. Nga debati shkencor-profesional pritet të dalin…

Lexo më Shumë

Profesoresha Maja Stevanoviç, në emisionin e sonte “Win-Win”, thekson se ligji i ri krijon dispozita të padrejta që favorizojnë aftësinë financiare mbi meritat akademike. ​”Dikush dëshiron të bëjë spastrim midis asistentëve dhe punonjësve për të liruar vend për dikë tjetër.Kjo është ndjesia ime. Një dispozitë absolutisht e padrejtë. Për disa të vlejë shtyrja [e afatit], ndërsa për më të rrezikuarit të mos vlejë,” shpjegon Stevanoviç. ​Ajo shton se kërkesat për publikimin e punimeve në Web of Science krijojnë barriera financiare: “Botimi i një punimi dhe redaktimi kushton nga 2 deri në 3 mijë euro.” ​Sipas kësaj, vlerësohet se ai që…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se është krenar për implementimin e sistemit të ri “Safe City” dhe se numri i shkeljeve është ulur në mënyrë drastike, përkatësisht nga 120 mijë sa ishte në fillim në fazën testuese, tani ka vetëm 500 shkelje. Toshkovski në emisionin “Click Plus” në “TV21” theksoi se ka përfunduar koha e sjelljeve të rrezikshme dhe e vozitjes së shpejtë nëpër rrugë. “Në fillim të periudhës testuese, numri i shkeljeve ishte 120.000, ndërsa sot kemi 500 deri në 600 shkelje, ndonjë ditë 700 apo 800, por gjithsesi një numër dukshëm më të ulët shkeljesh.…

Lexo më Shumë

DPB Strugë ka dorëzuar padi penale kundër L.R. (25) nga lagja Teferiq, për shkak të dyshimit për veprën penale “dhënie e deklaratës së rremë”. I dyshuari ka raportuar rrejshëm se e ka humbur patentë shoferin e tij, edhe pse ka pasur ndalesë aktive për drejtimin e automjetit, dhe ka dorëzuar kërkesë për pajisje me leje të re. Institucionet kompetente po vazhdojnë me masat e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thotë se ekziston një mundësi për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por pa të drejtë vote, e cila, siç deklaroi sonte, do të ndodhte në vitin 2027, si pjesë e një skenari që lidhet me planin e paqes për Ukrainën. “Ekziston një ide që po dëgjohet gjithnjë e më me zë të lartë në Bruksel dhe përreth dhe përfshin planin e paqes për Ukrainën në të cilin praktikisht integrimi i Ukrainës, dhe me qëllim rindërtimin e ardhshëm, brenda BE-së do të ishte në një rrugë të shpejtë. Kjo do të ishte joparimore ndaj Ballkanit Perëndimor dhe…

Lexo më Shumë

Qeveria po përgatit ndryshime tektonike në shëndetësi. Në ENER, para dy ditësh janë publikuar ndryshimet e Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore në gjithsej 37 faqe, ku përshkruhet gjithçka që do të ndryshojë. “Sloboden Peçat” i shqyrtoi ndryshimet dhe në mënyrë të përmbledhur, ato kanë të bëjnë me punësimet, specializimet dhe mënyrën e pensionimit të mjekëve, ndërsa ka nene që përfshijnë edhe drejtorët. Ndryshimet parashikojnë gjoba të larta që nuk ekzistonin më parë. Për rastet kur punonjësit shëndetësorë kryejnë shërbime pa licencë pune ose pa provim profesional, tani parashikohet sanksion kundërvajtës si për drejtorin, ashtu edhe për spitalin/klinikën. Gjobat për llogaritë fiskale…

Lexo më Shumë