Author: Hamdi Kumanova

Në procesin gjyqësor për dosjen Saspac, ku të akuzuar janë disa persona, në mesin e të cilëve edhe ish zyrtari Ilir Beqaj, Prokuroria e Posaçme paraqiti para gjykatës një provë të re. SPAK solli si provë të re në proces një laptop, i cili është sekuestruar më herët, në pronësi të Alfred Nikollit. Konkretisht, prova e re që iu paraqit gjyqtares Elsa Ulliri ishte një tabelë Excel-i, e cila përmbante të dhëna për shpenzimet e kryera nga Nikolli në eventin “Festa”. Avokatët kërkuan kohë të njihen me këtë akt të ri, për këtë arsye Gjykata e Posaçme caktoi…

Lexo më Shumë

Koalicioni politik VLEN, përmes një njoftimi publik, ka theksuar se synon të paraqitet si një alternativë e re në skenën politike shqiptare, duke u fokusuar në bashkim dhe përfaqësim më të gjerë të qytetarëve. Në deklaratë, VLEN e përshkruan veten si një lëvizje që ka lindur nga pakënaqësitë ndaj, siç thuhet, politikës së vjetër, premtimeve të përsëritura dhe dominimit të figurave të njëjta në pushtet. Sipas tyre, kjo nismë po shndërrohet në një bindje të përbashkët se shqiptarët kanë nevojë për një qasje të re politike që i bashkon dhe nuk i ndan. Koalicioni thekson se nuk synon…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov thotë se 260.000 nga 530.000 punëtorë kanë një pagë nën 600 euro. Trandafilov npërmjet profilit të tij në Facebook këtë e tha në prag të protestës së paralajmëruar për 1 Maj. “Pak më shumë se 50% mesatarisht e numrit të përgjithshëm të punëtorëve në vitin 2025 marrin një pagë nën 600 euro, ose atë që punëtorët kërkuan të ishte paga minimale. Pyetja është se çfarë janë të gatshëm të bëjnë këta punëtorë për të përmirësuar standardin e tyre të jetesës: a) Të protestojnë më 1 maj b) Të…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sulmuar me sprej dy person në Obiliq. Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën, në ora 19:25. “Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar me sprej nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe janë dëmtuar me thikë gomat e veturës së tyre”, thuhet në raport. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në kërkim policor.

Lexo më Shumë

Kuvendi i Kosovës dështoi mbrëmjen e sotme (e martë) të zgjedhë Presidentin e ri të vendit, megjithëse Gjykata Kushtetuese i dha 34 ditë kohë, duke çuar vendin sërish në zgjedhje të parakohshme. Në minutat e fundit të këtij afati, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur akuza të rënda ndaj opozitës. “Kosova mund të ketë presidente të re, por për të pasur presidente të re duhet të ketë opozitë të re. Opozita është e vjetër, kjo opozitë mundet me sjellë ndonjë fytyrë të re por zanatin e karakterin e ka të vjetër. Prandaj janë edhe në rënie të lirë”,…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu thotë se teksti i Ligjit për Mbrojtje nga Duhani ka përfunduar dhe se i njëjti pritet të hyjë në procedurë kuvendore, pas dy javësh. “Kemi tekstin përfundimtar, të mërkurën tjetër kemi takimin përfundimtar me të gjithë stakeholder-ët, pas këtij takimi do të vazhdojë procedura administrative në nivel të qeverisë, me idenë që për dy javë të jetë pjesë procedurale në Parlament”, tha Aliu. Ministri Aliu sot nga Gostivari theksoi se janë siguruar pajisje moderne mjekësore në vlerë prej gjysmë milioni dollarësh për katër spitale rajonale, në partneritet me Projekt HOPE. “Sot në…

Lexo më Shumë

Parku Kombëtar “Mali Sharr” tashmë është pjesë e projektin evropian LIFE DinPin Bear, i cili do të zbatohet deri në vitin 2031 në nëntë shtete me qëllim mbrojtjen e popullatës dino-pindike të ariut të murrmë, përcjell TV21. Sipas njoftimit të këtij institucioni, parku do të kontribuojë në monitorimin e terrenit përmes kamerave “kurth”, kërkimeve shkencore dhe mbledhjes së të dhënave për shpërndarjen dhe lëvizjen e arinjve. Nga monitorimi i vitit 2025, raportohet për popullatë stabile, rritje të numrit të këlyshëve, si dhe sfida të lidhura me mbeturinat dhe shqetësimet njerëzore, me disa raste të dëmeve materiale. Autoritetet…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit dhe një nga udhëheqësit e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, deklaroi se ekziston mundësia që udhëheqësi i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, të bashkohet me qeverinë dhe shtoi se komunikimi për këtë çështje po zhvillohet në nivele të shumëfishta. Kryetari i Komunës së Çairit dhe një nga udhëheqësit e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, deklaroi se ekziston mundësia që udhëheqësi i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, të bashkohet me qeverinë dhe shtoi se komunikimi për këtë çështje po zhvillohet në nivele të shumëfishta. Në një paraqitje të ftuar në “TV24”, Mexhiti tha se dera për…

Lexo më Shumë

Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot pritet të shpallet vendimi për rastin kundër Rade Trajkovski – Shteklidhe katër të akuzuarve të tjerë, i lidhur me një grup të organizuar kriminal për prodhim dhe tregti të paligjshme me kokainë dhe marihuanë. Fillimisht, në këtë rast ishin përfshirë 16 persona, nga të cilët shtatë arritën marrëveshje dhe u dënuan me burg nga 3 deri në 3.5 vjet, ndërsa katër të tjerë pranuan fajësinë dhe procedura për ta u veçua. Sipas aktakuzës, grupi ka vepruar në periudhën nga janari 2024 deri në janar 2025 dhe ka qenë i organizuar mirë, me role të…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, gjatë vizitës së sotme në Gostivar njoftoi për realizimin e një projekti të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës në shëndetësi, me fokus të veçantë në repartin për nëna dhe fëmijë. Ai theksoi se projektet e planifikuara tashmë po kalojnë nga letra në praktikë, duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët. “Pra, atë që e kemi definuar në letër, sot e realizojmë në vepër. Realizimi i projekteve në shëndetësi është shumë i rëndësishëm dhe domethënës për çdo qytetar, pavarësisht ku jeton,” deklaroi Aliu. Sipas tij, ky investim kap vlerën prej rreth 500 mijë dollarësh dhe po realizohet…

Lexo më Shumë

Më 28.04.2026 rreth orës 20:10, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një person me inicialet S.S. (26) nga fshati Reçicë e Vogël, Tetovë. Gjatë një kontrolli në një banesë në Tetovë, ku ai qëndronte, i realizuar me urdhër gjykate, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Personi është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Një panoramë sa kulturore aq edhe absurde vjen nga Panairi i Librit në Shkup, përcjell agjencia e lajmeve INA. Ndonëse vizitorët janë të shumtë, vërehet një mungesë e theksuar e gjuhës shqipe në organizim, duke u lënë vend dominimit të shtëpive botuese maqedonase dhe atyre nga Serbia. Një rrugëtim “gjeopolitik” brenda sallës: Hyrja: E rezervuar tërësisht për botuesit vendas maqedonas. Mesi: “Tenda” e madhe e Ministrisë së Kulturës së Serbisë, që zë qendrën e vëmendjes. Fundi i sallës: Atje ku dritat fillojnë e zbehen, gjen shtëpitë botuese shqiptare si Albas, Fan Noli, Nobel dhe disa botues fetarë. Një nga botuesit…

Lexo më Shumë