Dy persona, D.K. (56) nga Bërvenica dhe G.S. (26) nga Vollkovia, janë arrestuar në orët e para të mëngjesit pasi, nën ndikimin e alkoolit, u përfshinë në një përleshje fizike. Policia ka nisur procedurat përkatëse ndaj tyre.TS
Author: Hamdi Kumanova
Policia e Gostivarit ka arrestuar Q.I. (53), i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij 30-vjeçar dhe më pas e ka kërcënuar atë dhe bashkëshorten me një send të mprehtë. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.TS
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim serioz për mënyrën se si Ministria e Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive ka ndarë 36 projekte në vlerë totale prej rreth 18 milionë denarësh (afërsisht 300 mijë euro), të destinuara për promovimin e marrëdhënieve ndëretnike. Sipas të dhënave të publikuara, rezultatet tregojnë një shpërndarje thellësisht të pabalancuar dhe në kundërshtim me vetë qëllimin e programit. Nga 36 projektet e financuara, vetëm një shoqatë shqiptare ka përfituar mbështetje, ndërsa organizatat maqedonase, serbe dhe të komuniteteve të tjera dominojnë listën e përfituesve. Veçanërisht shqetësues është fakti se pesë projekte janë ndarë për iniciativa të…
Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, mori pjesë sot në një takim ministror midis Komisionit Evropian dhe ministrave të Ballkanit Perëndimor, kushtuar nismës “Roaming si në shtëpi”. Në takim, thonë nga Ministria, i cili u mbajt nëpërmjet videokonferencës, u diskutuan elementët kryesorë të kornizës negociuese, hapat e ardhshëm në proces dhe gatishmëria e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar me regjimin që duhet të mundësojë përdorimin e shërbimeve mobile në Bashkimin Evropian në kushte si në shtëpi. Andonovski theksoi se ky proces është me përparësi më të lartë për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe Ministrinë e…
Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska sot në Stamboll do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit Maqedonia e Veriut – Turqia, një ngjarje e rëndësishme ekonomike kushtuar thellimit të bashkëpunimit dypalësh, tërheqjes së investimeve dhe hapjes së mundësive të reja për partneritete ndërmjet kompanive dhe institucioneve të të dyja shteteve. Në forum po merr pjesë edhe delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, ku bëjnë pjesë edhe ministrat përgjegjës për sektorët e ekonomisë, energjisë dhe infrastrukturës. Nikoqir i ngjarjes do të jetë ministri i Tregtisë së Republikës së Turqisë, Omer Bolat, ndërsa organizator janë…
Më 11.06.2026 në ora 10:20 në DPB Gostivar, S.A.(29) nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, ka raportuar se më 10.06.2026 rreth orës 10:00 në fshat, dy fëmijët e saj të mitur janë sulmuar fizikisht nga dy të mitur të tjerë nga i njëjti fshat. Sipas raportimit, të njëjtët të mitur edhe një ditë më parë e kanë sulmuar fizikisht vajzën e saj, si dhe se për një kohë të gjatë kanë ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj fëmijëve të saj. Po merren masa për zbardhjen e rastit në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale Tetovë.
Policia e Tetovës ka arrestuar një 27-vjeçar nga fshati Reçicë e Vogël, pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe objektet e tij ndihmëse është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, më 11 qershor 2026, pjesëtarët e Njësisë për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë kanë privuar nga liria M.K. (27). Kontrolli është kryer me urdhër gjykate, ndërsa gjatë bastisjes është zbuluar dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Një 78-vjeçar nga Tetova është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 74-vjeçare. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 qershor 2026, rreth orës 09:00, në shtëpinë e tyre familjare. Si pasojë e sulmit, gruaja ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar nga mjekët në Spitalin Klinik të Tetovës. Pas denoncimit, zyrtarët e SPB Tetovë e kanë privuar nga liria të dyshuarin në orën 16:00 dhe e kanë ndaluar në stacionin policor. Ndaj tij është ngritur kallëzim sipas nenit 130 të Kodit Penal. Më pas, ai është paraqitur…
Ministria e Financave po punon për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin e Shoqërive Financiare, me qëllim përforcimin e kornizës rregullatore, mbrojtjen më të madhe të qytetarëve dhe përmirsimin e transparencës dhe stabilitet në punën e këtyre subjekteve. Bëhet fjalë për ndryshime ligjore që parashikojnë vendosjen e trupave të brendshëm të detyrueshëm në çdo shoqëri financiare, siç është bordi i revizionit të brendshëm, bordi i risqeve të huave, bordi i mbikëqyrjes dhe të ngjashëm. Po ashtu, përforcohen kontrollet gjatë hapjes së hapësirave të reja afariste, të cilat do të duhet të kërkojnë pëlqim paraprak nga Ministria e Financave, me kritere…
VLEN tha se janë duke e dëshmuar se zhvillimi ekonomik ndërtohet me politika konkrete që mbështesin bizneset, investimet dhe hapjen e vendeve të reja të punës, që siç tha, edhe është bërë thirrje që kompanitë që i plotësojnë kushtet e Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve të aplikojnë brenda afatit dhe të shfrytëzojnë mbështetjen që ofron shteti VLEN tha se me këtë ligj, u jep kompanive mundësi për mbështetje financiare në investime në kapacitete të reja prodhuese, pajisje dhe teknologji moderne, në hapjen e vendeve të reja të punës, si dhe në projekte në fushën e hulumtimit dhe zhvillimit.…
Sipas një analize të portalit “Faktor“ bazuar në bilancet e suksesit për tre muajt e parë të vitit 2026, katër bankat kryesore në vend që kuotohen në bursë kanë arkëtuar fitime të mëdha neto nga provizionet dhe qarkullimi i pagesave: NLB Banka kryeson me 6,725,447 euro (rritje për 0.7 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar), e ndjekur nga Banka Komerciale (Komercijalna) me 6,257,715 euro (rritje për 0.81 milionë euro) dhe Stopanska Banka me 3,605,139 euro (rritje për 0.423 milionë euro), përcjell INA. E vetmja që ka shënuar rënie të lehtë prej rreth 100 mijë eurosh është UNI Banka, e…
Një fëmijë katërmbëdhjetë muajsh nga Kumanova është helmuar nga mjetet për pastrim, në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë. Rasti në Policinë e Kumanovës është denoncuar nga ana e mjekëve të Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, ku fëmija u soll për ndihmë mjekësore. “Në orën 20:14, nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës u njoftua se një fëmijë 14 muajsh nga Kumanova i cili ishte shtruar për mjekim, ishte helmuar nga mjetet e pastrimit. Pas kësaj menjëherë është realizuar një intervistë me nënën e fëmijës, ndërkohë është realizuar edhe një inspektim nga ekipi i Shërbimit të Veterinëve të Kumanovës. Po merren të gjitha…

