Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Financave ka kryer transfer të 131 milionë denarëve nga Buxheti qendror drejt Bankës Zhvillimore, mjete të dedikuara për realizimin e projekteve në kompanitë vendore. Me transferin, siç informojnë nga Ministria, i realizuar në fund të muajit të kaluar, shuma totale që është plasuar në ekonominë vendore për realizimin e investimeve nga kompanitë arrin 14,1 miliardë denarë ose 230 milionë euro. Buxheti i përgjithshëm për mbështetjen e kompanive vendore i parashikuar në Buxhet arrin 250 milionë euro, ndërsa vlera e ciklit investues vlerësohet rreth 300 milionë euro.

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN akuzoi sot BDI-në për shmangie të përgjegjësisë politike dhe heshtje përballë një dokumenti që, sipas tyre, dëshmon se kjo parti në vitin 2010 ka votuar për futjen e gjuhës serbe në përdorim zyrtar në Komunën e Kumanovës. Në një konferencë për media, Afan Elezi tha se kanë kaluar 24 orë nga publikimi i dokumentit, ndërsa nga BDI ende nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar. “Deri më tani, BDI nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këtë fakt. Nuk e mohoi dokumentin, nuk e mohoi vendimin dhe nuk e mohoi votën e saj. Zgjodhi heshtjen. Dhe në politikë,…

Lexo më Shumë

Me shqetësim të thellë dhe me vëmendje të shtuar po ndjekim çdo rast të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe të institucioneve publike për të ushtruar presion, kërcënime, shantazhe apo forma të tjera të diskriminimit ndaj të punësuarve, si në kohën e monizmit dhe Millosheviçit. Është e papranueshme që në një shtet demokratik, qytetarët dhe të punësuarit në institucione publike të vihen në shënjestër vetëm për shkak të bindjeve të tyre politike ose për shkak se refuzojnë t’u nënshtrohen interesave partiake të individëve të caktuar. BDI paralajmëron se çdo përpjekje për të frikësuar, ndëshkuar apo dëmtuar profesionistët në institucionet…

Lexo më Shumë

Një sasi e madhe e cigareve puro në vlerë prej katër mijë eurosh është sekuestruar nga ekipi mobil doganor i Departamentit për Çështje Operative, pas një kontrolli të ushtruar në një autobus në hyrje të vendit, në vendkalimin kufitar Tabanoc. Ndaj personit K.B., shtetas i Maqedonisë së Veriut, është dorëzuar padi penale në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) Kumanovë për veprën penale të kryer “kontrabandë”, e dënueshme sipas Kodit Penal. I dyshuari është shofer i autobusit, i punësuar në një kompani që kryen transport ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve. Në rastin konkret, ekipi mobil doganor, për shkak të dyshimit të bazuar,…

Lexo më Shumë

Një rast i dyshuar i keqtrajtimit të një fëmije është raportuar më 9 qershor 2026 në SPB Tetovë. Sipas informacioneve, rreth orës 14:15 në rrugën “Iliria” në Tetovë, një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së saj, të moshës tre deri në katër vjeç. Siç bëhet e ditur, pas reagimit të kalimtarëve të rastit, të cilët kanë ndërhyrë për ta mbrojtur fëmijën, gruaja e ka lënë të miturin në rrugë dhe është larguar me një karrocë ku ndodhej një tjetër fëmijë i mitur. Për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale në…

Lexo më Shumë

Alper Aktas është emëruar ambasador i ri në Ambasadën e Turqisë në Shkup, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu. Sipas informacionit nga burime diplomatike, ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan u ka komunikuar detyrat e reja diplomatëve që do të shërbejnë në përfaqësitë e jashtme të Turqisë dhe që do të kryejnë detyrën e ambasadorit. Në këtë kuadër, në Ambasadën në Shkup është emëruar Alper Aktas, i cili deri tani ishte ambasadori i Turqisë në Mogadishu. Ambasadori aktual Fatih Ulusoy ishte në këtë detyrë që nga viti 2024.

Lexo më Shumë

Një 20-vjeçar nga Kosova ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, pasi pretendon se është sulmuar fizikisht nga një bashkëqytetar i tij. Sipas denoncimit të raportuar nga Tetovasot, incidenti ka ndodhur më 7 qershor në një banesë në Tetovë, pas një debati dhe mosmarrëveshjeje të mëparshme me A.B. (24), gjithashtu nga Kosova. Policia po heton rrethanat e ngjarjes.TS

Lexo më Shumë

Zgjerimi nuk është më vetëm një proces teknik i anëtarësimit. Ai është një investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe konkurrueshmërinë e Evropës. Një Evropë e sigurt dhe prosperues nuk mund të jetë e plotë pa integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor, deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, në fjalimin e tij në takimin e ministrave të jashtëm të Procesit të bashkëpunim të Evropës Juglindore (SEECP), i cili u mbajt sot në Sofje në kuadër të kryesimit bullgar të kësaj nisme më të vjetër dhe më të rëndësishme politike për bashkëpunim rajonal në Evropën Juglindore. Duke…

Lexo më Shumë

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, reagoi ndaj njoftimit të partisë politike “Të Majtës”, duke theksuar se nuk do të komentojë qëndrimet politike, por ndihet i detyruar të përgjigjet ndaj, siç tha, skualifikimeve personale dhe fyerjeve të drejtuara ndaj tij. Si Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, mbetem konsistent me qëndrimin tim parimor për të mos komentuar pikëpamjet politike të askujt të shprehura publikisht. Megjithatë, këtë herë, meqenëse bëhet fjalë për skualifikime personale, fyerje, ndihem i detyruar të deklaroj se për fat të keq, një mentalitet politik primitiv ende ekziston në skenën politike e vendit.…

Lexo më Shumë

Transformimi digjital është parakusht kyç për konkurrencën ekonomike, sigurinë kombëtare dhe qëndrueshmërinë institucionale, ka thënë ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski në hapjen e konferencës “Përshpejtimi i transformimit digjital të Ballkanit Perëndimor” e cila po mbahet në Shkup nën organizim të Ambasadës së SHBA-së në emër të Byrosë së hapësirës kibernetike dhe politikës digjitale (CDP) pranë Departamentit të shtetit. Andonovski ka thënë se transformimi digjital nuk është më vetëm çështje modernizimi, por është thelbësor për zhvillimin e shoqërive dhe ekonomive. “Transformimi digjital nuk është më vetëm çështje modernizimi. Është çështje e konkurrencës ekonomike, sigurisë kombëtare, qëndrueshmërisë institucionale dhe…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për inaugurimin e një institucioni publik me tabelë zyrtare vetëm në gjuhën maqedonase, siç shihet në videon e publikuar sot. “Ky nuk është gabim teknik. Është shkelje e hapur e ligjit, përjashtim i gjuhës shqipe nga hapësira publike dhe fyerje ndaj qytetarëve shqiptarë. Për këtë skandal, ministri Azir Aliu mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë politike dhe institucionale. Si përfaqësues i Qeverisë, detyra e tij nuk është të heshtë dhe të duartrokasë projekte që shkelin standardet ligjore të dygjuhësisë, por të sigurojë zbatimin e ligjit në çdo institucion publik që lidhet me dikasterin që ai…

Lexo më Shumë

Tajvani mund të duket i largët për shumicën e evropianëve, por një marrje në kontroll e ishullit nga kinezët do të dërgonte valë tronditëse nga Uashingtoni në Tokio, tha zëvendësministri i jashtëm i Tajvanit, François Chih-chung Wu. “Nëse Kina sulmon Tajvanin, Franca, Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia do të preken të gjitha. Tajvani do të jetë në një situatë të tmerrshme, por edhe ju do të jeni”, paralajmëroi ai. Zëvendësministri kundërshtoi pretendimin e Kinës mbi Tajvanin si pjesë të territorit të saj që nga fundi i luftës civile kineze në vitin 1949. Pekini nuk e ka përjashtuar kurrë përdorimin…

Lexo më Shumë