Author: Hamdi Kumanova

Deputeti i LSDM-së dhe koordinatori i grupit parlamentar, Oliver Spasovski, në intervistën për “Tema e Ditës” në Sitel TV, deklaroi se ndryshimet ligjore për shtetësitë e dyfishta duhet të vlejnë menjëherë për të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar. “Ne e mbështetëm atë zgjidhje ligjore, por thamë se duhet të vlejë edhe për këtë përbërje parlamentare, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, kemi dorëzuar një ligj të ri sipas të cilit, përveç deputetëve dhe ministrave të Qeverisë, do të duhet të dëshmojnë se kanë vetëm një shtetësi, ose ai që ka më shumë shtetësi të mos mund të…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë pas tre ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Sipas informacionit paraprak, i mituri ishte plagosur aksidentalisht gjatë lojës me motrën e tij. Pas incidentit, ai ishte dërguar fillimisht në spitalin e Pogradec dhe më pas ishte transferuar në Spitali Universitar i Traumës për trajtim të specializuar. Pavarësisht përpjekjeve intensive të stafit mjekësor, gjendja e tij nuk ka mundur të përmirësohet dhe ai ka humbur jetën. Autoritetet shëndetësore nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa rasti ka…

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 27.04.2026 në fsh. Brodec, në rrethinën e Shkupit, nëpunësit policorë të SP Mirkovc e privuan nga liria F.J. (26) nga rrethina e Shkupit, pasi që me një automjet udhëtarësh “Opel Astra” me targa të Tetovës transportonte dru për ngrohje pa vulë dhe dokumentacion .Gjatë procedurës së mëtejshme është konstatuar gjithashtu se automjeti kishte leje të skaduar qarkullimi, ndërsa F.J. nuk ka pasur patentë shoferi. Është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj F.J. do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Persona të armatosur kanë vrarë të paktën 29 persona në një sulm ndaj një fshati në shtetin verilindor Adamawa të Nigerisë, thonë zyrtarët lokalë. Grupi i Shtetit Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin, pa specifikuar motivin e tij, raporton BBC. Autoritetet dhe banorët vendas thonë se militantët bastisën një fushë futbolli ku njerëzit ishin mbledhur dhe hapën zjarr rastësisht, përpara se të digjnin shtëpi, vende adhurimi dhe motoçikleta. Guvernatori i shtetit Ahmadu Umaru Fintiri ndau foto të tij duke mbërritur në vendngjarje, duke e përshkruar sulmin si një “fyerje ndaj njerëzimit tonë”. Zyra e medias e guvernatorit tha…

Lexo më Shumë

Një vajzë e mitur nga Gostivari dyshohet se ka qenë viktimë e një rasti të rëndë përdhunimi dhe shantazhi, ndërsa autoritetet kanë arrestuar një 29 vjeçar, të dyshuar për ngjarjen. Sipas denoncimit në polici të bërë nga babai i vajzës së mitur, disa muaj më parë, në zonën e Gostivarit, vajza është ndaluar nga një person i panjohur i cili lëvizte me një automjet me ngjyrë të zezë. I dyshuari, sipas raportimit, kishte përdorur forcë fizike për të kryer përdhunim ndaj vajzës së mitur, duke e kërcënuar më pas atë dhe familjen e saj që të mos e denonconin rastin.…

Lexo më Shumë

Gjykatësi që do refuzojë ta deklarojë pasurinë ose nuk do të raportojë një ndryshim të konsiderueshëm të gjendjes së tij pasurore mund të shkarkohet. Por, vetëm nëse sistemi e zbulon atë në kohë. Në Maqedoni ka gjykatës që janë kapur duke marrë ryshfet dhe për këtë janë dënuar dhe shkarkuar, por nuk ka as edhe një gjykatës që e ka humbur vendin e tij të punës sepse ka refuzuar ta deklarojë pasurinë, shkruan Prizma, transmeton Portalb.mk. Në të shumtën e rasteve sanksioni për mosdeklarimin e pasurisë është një gjobë prej 150 eurosh. Ka gjykatës të cilët nuk mbajnë përgjegjësi as për kundërvajtje,…

Lexo më Shumë

Rëndohet bilanci nga aksidenti i rëndë hekurudhor në Indonezi mbrëmjen e djeshme, ku një përplasje mes dy trenave pranë Xhakarta ka shkaktuar të paktën 14 viktima dhe 84 të plagosur. Ngjarja ndodhi pranë stacionit Bekasi Timur, rreth 25 kilometra në lindje të kryeqytetit, kur një tren udhëtarësh i ndalur u godit nga një tren i linjave të gjata. Sipas autoriteteve, të gjitha viktimat ndodheshin në bordin e trenit të goditur, ndërsa rreth 240 pasagjerë të trenit tjetër u evakuuan në mënyrë të sigurt. Operacionet e shpëtimit vijuan gjatë gjithë natës dhe deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa ekipet…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar arratia e Ervin Matës. 39-vjeçari i shpallur në kërkim nga SPAK për përfshirje në trafik ndërkombëtar të drogës është arrestuar në Brazil, ku prej kohësh fshihej duke përdorur dokumente identifikimi britanike të falsifikuara. Operacioni u finalizua në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit shqiptar dhe agjencive ligjzbatuese të huaja, përmes operacionit të koduar “The Wanted”. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat vendase, Mata u kap në një lokal, pasi policia mori informacione se një person i shpallur në kërkim po lëvizte në atë zonë. Atij i janë sekuestruar dy aparate celularë dhe dokumente. Sipas policisë, Mata…

Lexo më Shumë

Polemika e shkaktuar nga një koment i ashpër i prezantuesit televiziv Jimmy Kimmel po shndërrohet në një çështje të madhe politike në Shtetet e Bashkuara, me Presidentin Donald Trump që mbështet publikisht gruan e tij, Melania Trump, e cila bëri thirrje për largimin e tij nga rrjeti televiziv amerikan ABC. Afera filloi të enjten në mbrëmje kur Kimmel organizoi një version satirik të takimit vjetor të Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, një ngjarje e gjatë ku satira politike zë vend qendror dhe presidenti shkëmben batuta humoristike me anëtarët e medias. Megjithatë, këtë vit, Donald Trump zgjodhi të devijonte nga tradita,…

Lexo më Shumë

Pjesa e parë “Një mbret në Shqipëri”, titullohet romani i botuar nga Jean-Luc Tourenne, sjellë në shqip nga shtëpia botuese “Uegen” me përkthimin e Dashnor Kokonozit. Autori është një psiko-analist parisien. Natyra e tij prej udhëtari jo të zakonshëm e shtyu atë të vizitojë edhe Shqipërinë më 1985-ën. Këtu, mësoi për historinë tonë, e më tej bëri një punë të madhe kërkimore për vendin tonë. “Ky është një roman. Disa emra janë ndryshuar, të tjerë jo. Faktet historike dhe pjesa më e madhe e ngjarjeve kanë ndodhur me të vërtetë, ndonjë është fryt i imagjinatës. Dhe një gjë e tillë,…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po zbaton me forcë reformat në arsim. Sipas Axhendës së Reformës, deri në dhjetor 2026 kemi detyrimin të arrijmë numrin prej 700 kompanish të përfshira në arsimin dual. Ky numër tashmë është tejkaluar dhe mbi 800 kompani janë të përfshira në fitimin e njohurive praktike nga nxënësit direkt me një punëdhënës. Dhe ky numër do të rritet më tej, sepse kompanitë e shohin përfitimin e pjesëmarrjes në arsimin cilësor të personelit sipas nevojave të tyre, tha sot Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska. Siç theksoi Janevska në fjalimin e saj me rastin e dhënies…

Lexo më Shumë

40 kamera trafiku nga sistemi “Safe City” po instalohen në Ohër dhe Strugë, i cili aktualisht është në fazën e testimit teknik dhe shkeljet ende nuk janë sanksionuar. Kamerat po instalohen në disa lokacione, duke përfshirë rrethrrotullimet në hyrje të Ohrit dhe zonën qendrore të qytetit, dhe një pjesë e pajisjeve ishte instaluar më parë në rrugën Ohër-Kërçovë, pranë Gorencit, Trebenishtës, Botunit dhe Novo Sellës në Komunën e Debrëcës. Zëdhënësi i Policisë së Rrugës së Ohrit, Stefan Dimoski, thotë se derisa sistemi të aktivizohet plotësisht, policia e trafikut do të vazhdojë me kontrolle të intensifikuara me kamera elektronike mobile, me…

Lexo më Shumë