Policia e Poreçit ka pranuar mbrëmë rreth orës 23:00 një njoftim për një aksident komunikacioni që ka ndodhur në rrugën DC75, në urën Antenal, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Aksidenti ka ndodhur kur një 52-vjeçar me origjinë nga fshati Pirok i Tetovës, i cili po drejtonte një automobil me targa të Sllovenisë në rrugën DC75, me të arritur në një kthesë të djathtë dhe të paqartë mbi urën Antenal, si pasojë e shpejtësisë së papërshtatshme me kushtet dhe gjendjen e rrugës, është përplasur me rrethojën mbrojtëse të urës. Ai e ka thyer atë dhe makina ka përfunduar në det. Nga ky aksident i rëndë, shoferi fatkeqësisht ka mbetur i vdekur në vend.
Rruga shtetërore ka qenë e mbyllur për të gjithë qarkullimin nga data 7 qershor në ora 23:20 deri më 8 qershor në ora 02:55, me qëllim të kryerjes së këqyrjes së vendit të ngjarjes. Trupi i të ndjerit është dërguar në patologjinë e spitalit të Pulës, ku do të bëhet obduksioni.


