Koreja e Jugut ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 2:1 ndaj Çekisë në ndeshjen e Grupit A të Botërorit 2026, e zhvilluar në Guadalajara të Meksikës.
Çekia kaloi e para në epërsi në minutën e 59-të, kur Ladislav Krejçi realizoi për 1:0. Megjithatë, koreanët reaguan shpejt dhe arritën ta përmbysin rezultatin.
Hwang In-beom barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 67-të, ndërsa Oh Hyeon-gyu, i cili ishte futur në lojë si zëvendësues i Son Heung-min në minutën e 69-të, shënoi golin e fitores në minutën e 80-të.
Pas ndeshjes, Hwang In-beom u shpall lojtari më i mirë i takimit.
Në xhiron e ardhshme të Grupit A, më 18 qershor, Korea e Jugut do të përballet me Meksikën, ndërsa Çekia do të luajë kundër Afrikës së Jugut.


