Pas një informacioni të inteligjencës doganore, Drejtoria e Doganave ka parandaluar një tentativë për qarkullim të paautorizuar të drogës, të cilën një shtetas i SHBA-së ka tentuar ta fusë ilegalisht në vend përmes dërgesave postare me DVD CD, të cilat kanë mbërritur në Postën Doganore nga Franca.
Grand Kozmetik
Pas mbërritjes së dërgesave në Postën Doganore, të cilat ishin të dedikuara për personin J.E., zyrtarët doganorë kanë kryer një kontroll me skaner për pakot postare, me ç’rast është detektuar përmbajtje e dyshimtë. Për këtë qëllim është thirrur ekipi mobil doganor dhe qeni doganor, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e duhura, ku pas testimit të përmbajtjes me pajisje speciale është konstatuar se në të katër dërgesat kishte drogë narkotike, edhe atë: metamfetaminë me peshë prej 12.5 gramë, MDMA me peshë totale prej 20 gramë dhe kokainë me peshë prej 8 gramë.
Rasti i është dorëzuar për procedurë të mëtejshme Departamentit të Hetimeve, nga ku janë ndërmarrë veprime parahetimore. Me urdhër të prokurorit publik, inspektorët për zbatimin e hetimeve, në momentin e dorëzimit të dërgesës, kanë arrestuar personin J.E. dhe kanë kryer bastisje në shtëpinë ku ai jetonte së bashku me bashkëshorten e tij.
Gjatë bastisjes janë gjetur plotësisht edhe dy shishe qelqi me lëndë bimore të gjelbër me erë intensive, dy lula qelqi për pirjen e marihuanës si dhe 33 ampula testosterone.
Droga e gjetur në dërgesat postare dhe në shtëpinë e personit është konfiskuar dhe është dërguar për ekspertizë, ndërsa ndaj personit do të dorëzohet kallëzim penal në prokurorinë publike kompetente.


