Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka shkruar se shqiptarët mbrëmë e kanë pensionuar një klasë politike që për ofertë kishte propagandën karshi një klase të re politike e cila ofertë e ka përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Mbrëmë qytetarët shqiptarë në RMV e pensionuan një klasë politike që, përmes përçarjes së të tjerëve, ofertë e kishte bërë Ministrinë e Propagandës dhe, në anën tjetër, e mandatoi një klasë të re politike që, përveçse u ngrit përmes unifikimit, ofertë e ka përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Le të jetë ky leksion i demokracisë (se përçarja dhe propaganda kanë një fund tragjik) dhe dëshmi e pjekurisë politike të qytetarit tonë (se ai e vlerëson unitetin dhe përmbushjen e detyrimeve të premtuara).
Me 10 komuna të fituara, VLEN-i është forca e dytë politike në vend. Kjo imponon përgjegjësi dhe punë”, ka shkruar Ibrahjimi, raporton Alfax.mk
Data 07.10.2026
Aktuale
- Befason Brukseli për çështjen me Bullgarinë! Siljanovska: “Është e qartë se ka ndryshim”
- Një prokuror i lartë nga Manastiri nën hetim për ndikim të paligjshëm mbi prokurorët dhe gjyqtarët
- Mijëra bursa për nxënësit e shkollave të mesme, 1.570 vende vetëm për arsimin dual
- VLEN: 335 mijë euro për pasaportën e Grubit, familjet shqiptare paguan me ikjen e fëmijëve
- Dje dikush ua preu gomat automjeteve zyrtare në QPS Tetovë, pasi u dhanë urdhra për kontrolle të pensioneve sociale
- Punonjësit që në korrik kishin alarmuar për mangësi në fabrikën bullgare të vaksinave BCG
- Imeri Stafai i përgjigjet Arbër Ademit: Gjuha shqipe nuk preket, mjaft me manipulime
- Një prokuror i lartë në RMV nën hetim për ndikim të kundërligjshëm në të paktën katër raste



