Author: Hamdi Kumanova

Evropa po përballet me një “krizë të madhe të shëndetit publik”, sepse pothuajse të gjithë evropianët jetojnë në zona me nivele të rrezikshme të ndotjes së ajrit, sipas një studimi të britanikut “Guardian”. Analiza e të dhënave, të mbledhura me metodologjinë më moderne, tregoi se 98 për qind e njerëzve në Evropë jetojnë në zona të ndotura me grimca të imta shumë të dëmshme dhe shumë mbi kufirin e vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Pothuajse dy të tretat e evropianëve siç njofton Klan M, jetojnë në zona ku ndotja e ajrit është më shumë se dyfishi i kufirit…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut luan rol shumë të rëndësishëm në proceset e rajonit, deklaroi zëvendësndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe i dërguar special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar. Në intervistë për Zërin e Amerikës ai shprehu shqetësim për atë që Ballkani Perëndimor zhvillohet në “dy shpejtësi”. “Nga njëra anë, ka anëtarë të Aleancës Veriatlantike, të cilët janë shumë të përkushtuar në rrugën e tyre në NATO dhe evropiane. Janë edhe tre të tjerët që po përballen me vështirësi. Gjatë takimeve të mia me ta, vazhdimisht u kam përcjellë se SHBA-ja mbështesin rrugën e tyre euroatlantike. Ne…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se VMRO-DPMNE po shpërbëhet. Nga LSDM thonë se opozita maqedonase ka probleme të mëdha të brendshme partiake. “Mickoski për përçarjet dhe grindjet e brendshme në VMRO nuk duhet t’ia ngarkojë LSDM-së. I dëshpëruari Mickoski të mos ndërhyjë fare me LSDM-në në ballafaqimin e ndërsjellë dhe t’i zgjidhë vetë zënkat”, thuhet në reagimin e LSDM-së. “Opinioni ende pret përgjigje nga Mickoski për marrëveshjet me Gruevskin. A po i fsheh kërkesat për amnisti të bashkëpartiakëve të tij, për shkak të pakënaqësisë që ndodhen brenda partisë së tij”, tha LSDM.

Lexo më Shumë

Dje pasdite në Nju Jork, presidenti Stevo Pendarovski foli në debatin e hapur për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare të Këshillit të Sigurimit, me temën “Ruajtja e qëllimeve dhe parimeve të Kartës së OKB-së përmes multilateralizmit efektiv: ruajtja e paqes dhe sigurisë në Ukrainë”. Në fjalën e tij, presidenti Pendarovski tha se detyra më urgjente e Këshillit të Sigurimit është të angazhohet në mënyrë proaktive për përfundimin e luftës në Ukrainë, transmeton Portalb.mk. “E vetmja mënyrë për të arritur këtë qëllim është përmes diplomacisë dhe negociatave, bazuar në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të…

Lexo më Shumë

Lëvizja Demokratike (LD) masat anti-krizë të Qeverisë i vlerëson si një teatër, sipas kësaj partie varfëria tek qytetarët sa vjen e rritet. “Derisa për çdo ditë rriten çmimet, sidomos çmimi i karburanteve që është një ndër faktorët dominantë për krijimin e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, Qeveria nisi fushatën për çmime të kontrolluara të produkteve ushqimore bazë. Se ky është vetëm edhe një mashtrim i qeverisë i bërë publik nga ministri Kreshnik Bekteshi, flasin analizat ekonomike, sepse në thelb ‘hapat’ që paralajmëron qeveria nuk kanë logjikë ekonomikе dhe kjo mund të argumentohet si në vijim: • Asnjë masë ekonomike…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 15:00 zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 21 vjeçarin A.A.G. nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në lagjen e Aerodromit të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi përkatëse. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Me mbështetjen financiare nga fondet IPA të Bashkimit Evropian, Ministria e Arsimit dhe Shkencës MASH) ka zhvilluar sistem të ri të integruar për punën elektronike të shkollave. Në zgjidhjen e re softuerike janë integruar sugjerimet e mësimdhënësve , prindërve të nxënësve dhe të gjitha institucioneve që kanë qasje në sistem dhe pritet që sfidat e deritanishme të tejkalohen plotësisht. Tashmë janë zbatuar testet fillestare të sistemit të ri, në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me Byronë e Zhvillimit të Arsimit, Inspektoratin Shtetëror Arsimor, Qendrën Shtetërore të Provimeve dhe me mësimdhënësit e shkollave. Paralelisht po zbatohen edhe…

Lexo më Shumë

Fillimi i konceptit të pakësimit të dëmeve u shfaq fillimisht në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar. Që nga fillimet e deri më tani, ky koncept ka evoluar ndjeshëm. Në thelb, ky koncept mund të përshkruhet si strategji e drejtuar ndaj individëve ose grupeve, e cila synon të pakësojë dëmet që lidhen me sjellje të caktuara që nuk mund të parandalohen apo eliminohen plotësisht. Në qendër të punës së gjigantit të duhanit Philip Morris International gjatë krijimit të alternativës së tij inovative të duhanit, IQOS, janë pikërisht koncepti i pakësimit të dëmeve dhe, natyrisht, shkenca. Pajisjet IQOS, të cilat…

Lexo më Shumë

Çështja për të cilën kontestohet Dekreti dhe Marrëveshja e Prespës do të diskutohet sot në seancën e Gjykatës Kushtetuese. Nga Gjykata Kushtetuese informojnë se lënda është formuar nga iniciativat e parashtruara nga Todor Petrov, kryetar i Kongresit Botëror Maqedonas, Ivica Efremov dhe Steve Angelovski nga Manastiri, Solza Gërçeva dhe Tome Todorovski. “Me disa pretendime në iniciativa, pretendohet se Dekreti për shpalljen e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Përfundimtare nuk është nënshkruar nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë, gjë që e bën atë akt në kundërshtim me nenin 51 të Kushtetutës. Pretendohet se me aktet kontestuese cenohet sundimi i ligjit,…

Lexo më Shumë

Shkruan: Hamzi Ibraimi Marrëdhëniet ndërmjet presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe Bashkimit Evropian (BE) janë një labirint i një kompleksiteti dhe pasigurie të lartë. Megjithëse këtë, figura e Erdoğan ka shërbyer si një lloj ekuilibri në një arenë ku Turqia, për hir ose për padobi, ka rëndësi strategjike. Erdoğan ka shfrytëzuar mjeshtërisht potencialin e Turqisë si një aktor ndërkombëtar kyç. Ai ka bërë një gamë të gjerë të marrëveshjeve me vendet fqinje dhe aktorë të mëdhenj ndërkombëtarë, nga Rusia deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ka tërhequr vëmendjen e BE-së dhe ka bërë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së punës në Nju Jork u takua me zëvendësndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar. Në takimin e kryeministrit Kovaçevski me përfaqësuesin e lartë të SHBA-ve, Eskobar, u diskutuan çështje aktuale me rëndësi për partneritetin strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve dhe për gjendjet në kontekstin rajonal dhe gjeopolitik. Në takim u theksua rëndësia e miqësisë së madhe dhe të sinqertë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nga pavarësia e vendit tonë e deri…

Lexo më Shumë