Author: Hamdi Kumanova

Një grua është hedhur nga tarraca e Qendrës Tregtare të qytetit mëngjesin e sotëm. Dëshmitarët okularë thonë se gruaja ka qëndruar në tarracë dhe dukej se ka ndryshuar mendje, por në një moment është hedhur nga tarraca. Një djalë që ndodhej aty pranë u përpoq ta kapte para se ajo të hidhej por nuk ia doli. Ngjarja ka ndodhur në Qendrën Tregtare të Qytetit në qendër, në anën e sheshit Maqedoni. Menjëherë është lajmëruar ambulanca dhe sipas informacioneve gruaja është ende gjallë, por me shumë gjasa me lëndime të rënda. Ministria e Brendshme e ka konfirmuar rastin dhe thotë se…

Lexo më Shumë

Më datë 13.11.2023 në ora 15:00 në Veles, zyrtarët policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria O.G.(43) nga Velesi. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjet dhe sekuestrua marijuanë, një peshore dixhitale dhe para në prerje të ndryshme. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian nuk do të arrijë synimin për të furnizuar Ukrainën me 1 milion predha artilerie dhe raketa deri në mars të vitit të ardhshëm, tha të martën ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Derisa ka mbërritur në takimin e ministrave të mbrojtjes së BE-së në Bruksel, ai gjithashtu kritikoi vendosjen e këtij synimi në mars të këtij viti në një afat prej 12 muajsh. Këto komente paraqesin pranimin e parë publik nga një ministër i lartë në Bashkimin e Evropian se synimi nuk do të përmbushej, megjithëse rreth këtij synimi diplomatët dhe zyrtarët kanë shprehur skepticizëm privatisht për muaj…

Lexo më Shumë

Në Qendrën e Diabetit në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës janë rreth 8000 pacientë me diagnozë të diabetit që vijnë për ekzaminime. Prej tyre 3600 janë në terapi me insulinë, mbi 4300 pacientë janë të tipit 2 dhe 128 me diabet tip 1. Mjekët thonë se është veçanërisht shqetësues fakti që diabeti po diagnostikohet gjithnjë e më shumë tek fëmijët e moshës 9 deri në 10 vjeç. “Është një numër i madh i pacientëve që kalojnë nëpër qendrën tonë, por ka një grup që trajtohen në kujdesin parësor shëndetësor ose nga mjekë internistë privatë, kështu që numri është shumë më…

Lexo më Shumë

Vendimi vjen disa ditë pasi vendi i Azisë Jugore prezantoi një rregull të ri që kërkon që firmat e mediave sociale të hapin zyra në vend. Ministri i Komunikimeve dhe Teknologjisë së Informacionit të Nepalit, Rekha Sharma tha për BBC Nepal se platforma po përhapte përmbajtje me qëllim të keq. Ajo shton se ndalimi do të hyjë në fuqi menjëherë dhe se autoritetet e telekomunikacionit janë drejtuar për të zbatuar vendimin. Megjithatë, Gagan Thapa, i cili është udhëheqës i lartë i Kongresit Nepal dhe pjesë e qeverisë së koalicionit, vuri në dyshim vendimin për ndalimin e TikTok, duke argumentuar se…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian nuk do të arrijë synimin për të furnizuar Ukrainën me 1 milion predha artilerie dhe raketa deri në mars të vitit të ardhshëm, tha ministri gjerman i Mbrojtjes. Derisa ka mbërritur në takimin e ministrave të mbrojtjes së BE-së në Bruksel, ai gjithashtu kritikoi vendosjen e këtij synimi në mars të këtij viti në një afat prej 12 muajsh. Këto komente paraqesin pranimin e parë publik nga një ministër i lartë në Bashkimin e Evropian se synimi nuk do të përmbushej, megjithëse rreth këtij synimi diplomatët dhe zyrtarët kanë shprehur skepticizëm privatisht për muaj të tërë. Synimi ishte…

Lexo më Shumë

Është për t’u theksuar rëndësia e diagnostikimit në kohë dhe trajtimit të duhur të diabetit si sëmundje e cila përfshin një grup të gjerë qytetarësh në vend, tha ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në Ditën botërore të luftës kundër diabetit. “Kemi pasur një vit ku u përballëm me shumë sfida, por patjetër duhet të theksoj se ministria e Shëndetësisë dhe komisioni kombëtar për diabet, në bashkëpunim edhe me shoqatat, punuan me mund për t’i zgjidhur me sukses po të njëjtat. Së bashku kemi kontribuuar për përmirësimin si në shëndetin e përgjithshëm, ashtu edhe në cilësinë e jetës së pacientëve me…

Lexo më Shumë

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka konstatuar se ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve në Qeverinë e RMV-së, Mile Janakieski, në mënyrë të kundërligjshme ka qëndruar në burg në rastet “Organizimi i 27 prillit” dhe “Shkallët spanjolle”. Vendimi i Gjykatës Evropiane bazohet në nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. “Gjykata konsideron se Mile Janakieskit i është cenuar e drejta për liri (neni 5.3 i KEDNJ) për shkak të mungesës së arsyeve të mjaftueshme për privimin e lirisë”, thuhet në aktvendimin e GJEDNJ. Gjykata ka vendosur që dëmshpërblimi ndaj Janakievskit të kap vlerën 6.100 euro, prej…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se janë të gatshëm si parti të marrin pjesë në çfarëdolloj mbledhje ku do të dakordohej data e zgjedhjeve parlamentare, përcjell TV21. Mickoski thotë se shpreson që LSDM ta kuptojë se është mirë që zgjedhjet parlamentare është më mirë të mbahen bashkë me presidencialet. “Zgjedhjet e përbashkëta e rrisin mundësinë që zgjedhjet të jenë të suksesshme, të mos ketë përsëritje dhe të mos futemi në krizë kushtetuese dhe ligjore. E tani, unë e inkurajoj udhëheqësinë e LSDM-së, Zeqeviçin dhe Kovaçevskin, që të tejkalojnë vetveten dhe një herë të qëndrojnë në interes të qytetarëve, të…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në orën 23.00, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 27-vjeçarin O.M. nga një fshat i Tetovës, i cili është raportua nga gruaja e tij 24-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. “Personi është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe me vërtetim nga ai është marrë një armë gjuetie me 14 fishek dhe një armë gazi dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij, do të përgaditet parashtresë përkatëse”, njoftuan nga Policia, përcjell Gostivari Sot

Lexo më Shumë

Akademiku Abdylmenaf Bexheti sot në hapjen solemne në Qeverinë e RMV-së, të edicionit të pestë të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”, me rastin e shënimit të 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit, ka adresuar kritika të ashpra ndaj Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM). Bexheti tha se pjesë e këtij institucioni pengon zbatimin e gjuhës shqipe, ndërsa kritikoi edhe mungesën në këtë eveniment të kreut të ASHAM, Ljubço Kocarev. “AKOMA KEMI ANIMOZITETE TË SHPREHURA NË INSTITUCIONE TË CAKTUARA. DO TË KISHA DASHUR QË SOT, KUR KANË MUNDUR TË VIJNË NGA TIRANA E PRISHTINA PËRFAQËSUES, KRYETARË TË…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njofton se çifti, dy shtetasit e fundit të RMV-së që ndodheshin në zonat e rrezikut, janë evakuuar nga Gaza. Ata janë aktualisht në strehim të sigurt dhe të përkohshëm në Kajro dhe së shpejti do të kthehen në shtëpi. “Dëshiroj të shpreh mirënjohje të veçantë për angazhimin dhe profesionalizmin e u.d. ambasadorë në Tel Aviv dhe Kajro, Maçej Kaçorovski dhe Elma Altorok, të cilët bënë përpjekje të jashtëzakonshme në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Egjiptit dhe Izraelit si dhe me qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani në Facebook./Telegrafi/…

Lexo më Shumë