Për shkak të plasaritjes së shtyllës së betonit në urën e Drinit të Zi, qarkullimi hekurudhor në linjën Gjevgjeli-Veles kryhet me tren dhe autobus. Siç informojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), sipas informacioneve që kanë marrë nga “Hekurudhat e Maqedonisë”, ndalimi i qarkullimit hekurudhor, pasagjerësh dhe mallrash, ndërmjet stacioneve Kukuriçani dhe Gradskës (afër Stobit), është ndërprerë që nga dita e djeshme 3:25 pasdite. Megjithatë, siç shton QMK, qarkullimi i pasagjerëve bëhet me “urëzim” – me autobus. Pasagjerët që udhëtojnë me tren nga Shkupi nga stacioni afër Gradsko vazhdojnë udhëtimin e tyre me autobus. Gjithashtu ata që do të…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Arsimit dhe Shkencës nesër do të nisë procedurën për përgatitjen e teksteve për klasën e shtatë që do të përdoren në vitin e ardhshëm shkollor, pasi Byroja e Arsimit dhe Shkencës (BRO) javën e kaluar dorëzoi në Ministrinë e Arsimit kurrikula për klasën e shtatë sipas Konceptit për Arsimin Bazë i cili zbatohet me faza. Ministri Jeton Shaqiri njoftoi se nesër do të fillojë shpallja e thirrjeve për autorë për tekstet që do të prodhohen sipas programeve të reja. Meqenëse ato janë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës shumë më herët se sa janë dorëzuar programet për…
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka njoftuar opinionin se bursisti i Komunës së Butelit, Ajremin Jusufi ka fituar medaljen e artë në Lojrat Mediteriane në Bodi Billding që u mbajtën me 12 Nëntor në Maltë, transmeton Almakos. “ Bursisti i Komunës së Butelit, Ajremin Jusufi ka fituar medaljen e artë në Lojrat Mediteriane në Bodi Billding që u mbajtën me 12 Nëntor në Maltë. Njashtu, Ajremin ka hyrë në pesëshen më të mirë në kategorinë e tij në nivel evropian. Ajremin me krenari garon për Maqedoninë. Përskaj burses, Komuna e Butelit i ndihmon Ajreminit para secilës garë ndërkombëtare.…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski njoftoi që prej sot do të nisë me punë pika për nxjerrjen e dokumenteve personale pa termin, shkruan TV21. Pika e Ministrisë së Punëve të Brendshme është e lokalizuar në sallën e policisë së trafikut në kuadër të Stacionit Policor “Prolet” në Komunën e Kisella Vodës. “Sistemi është testuar dhe mundëson që mbi 1000 persona për periudhën e një dite të punës ta kalojnë gjithë procedurën. Dua të theksoj se orari i punës së pikës është nga ora 8, deri në orën 18:00, me mundësi që të vazhdohet deri në orën 20:00”, theksoi…
Vazhdon zënka me shkrime dhe reagime në mes Prokurorisë Publike dhe ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga. Prokuroria nëpërmjet një kumtese thonë se vërejtjet e ministrit janë të pasakta në disa pjesë, gjegjësisht se ka të dhëna për kohëzgjatjen dhe efikasitetin e procedurave hetimore, në kundërshtim me pretendimin e Ministrisë së Drejtësisë, por edhe se Prokuroria Publike nuk është kritikuar në raportin e Komisionit Evropian. Nga Prokuroria thonë se nuk është e saktë se në raportin vjetor për punën e prokurorive publike në vitin 2022 nuk ka të dhëna për kohëzgjatjen dhe efikasitetin e procedurave hetuese. “Në raport thuhet se në…
Nga QMK Rajonale Shkup njoftojnë se nga numri i vetëm i emergjencës E-112 kanë marrë informacion se në kryqëzimin e rrugën “Varshavë” me Bull. “8 Shtatori”, rreth kompleksit të pallateve ka qenë e shpërndarë një lëndë helmuese, nga e cila kafshët e pastreha kanë filluar të ngordhin. “Është shumë e rrezikshme për fëmijët e vegjël, të cilët aksidentalisht mund të bien në kontakt ose të marrin nga ajo substancë e helmuar. Nga QMK-ja, konkretisht përmes QMK-së regjionale Shkup, raporti i është dorëzuar Komunës së Karposhit dhe NP “Lajka”, për veprime të mëtutjeshme, dhe në të njëjtën kohë kanë njoftuar Stacionin…
Paga minimale po rritet dhe në mars do të jetë 22.500 denarë. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, thotë se kjo vjen si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore, por edhe metodologjisë që ka miratuar Qeveria për pagën mesatare, e cila automatikisht shkaktoi rritje të pagës miniimale. Ai po ashtu tha se janë në komunikim të vazhdushëm me Odën Ekonomike dhe shtoi se kjo është e rëndësishme sepse ka mungesë të fuqisë puntore. “Është shumë e rëndësishme sepse tashmë në vendin tonë ka mungesë të fuqisë punëtore dhe pagat tashmë po rriten automatikisht. Krahas kësaj, rezulton edhe nga metodologjia që…
Ish-kryeministri dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka komentuar në rrjetet sociale vendimin e gjykatës në Strasburg, me të cilin është konstatuar se ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ka shkelur të drejtën e lirisë së garantuar, sipas nenit 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. “Vendimi i gjykatës në Strasburg ka të bëjë me Mile Janakieskin për përndjekjen politike, veprimin e paligjshëm dhe arbitraritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të caktuar. Rastet e motivuara politikisht dhe represioni i LSDM-së dhe Zaevit në sistemin e drejtësisë me qëllim të eliminimit të kundërshtarëve politikë, është vetëm fillimi i zbardhjes…
Një draft-statut i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i publikuar nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka ngjallur diskutimet mbi mundësinë që i njëjti të jetë propozimi i BE-së. Qeveria e Kosovës nuk e ka mohuar e as pohuar nëse ky draft-statut është i njëjti me draftin e BE-së. Zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu, tha se si qeveri e kanë të pamundur të komentojnë mbi vërtetësinë e secilit dokument që publikohet. “Javëve dhe ditëve të fundit kanë qarkulluar në publik tekste të ndryshme të cilat janë raportuar si drafte të propozimit evropiano-amerikan. Si ekzekutiv e kemi të pamundur që…
Të enjten, më datë 16 nëntor 2023, në orën 15:00, do të bëhet lëshimi në përdorim i objekteve të rinovuara në ISHP Shtëpia e Shëndetit – Kumanovë tek ndërtesa qëndrore për të vazhduar tek objekti i ndihmës së shpejtë, përcjell Open-TV. Në këtë ngjarje, prezent përvec drejtorit Faruk Alili, do të marrin pjesë edhe mysafirë të tjerë të ftuar nga Kumanova dhe Shkupi. “Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë me rastin e lëshimit në përdorim të objekteve të renovuara në ISHP Shtëpia e Shëndetit-Kumanovë. E enjte, 16 nëntor, ora 15:00 tek ndërtesa qëndrore për të vazhduar tek objekti i ndihmës së shpejtëe.…
Shefqet Kabashi është dëshmitari i radhës në rastin e ish-krerëve të UÇK-së pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Kabashi ishte dëshmitari kryesor në procesin gjyqësor të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për të cilin s’kishte pranuar të dëshmonte. Për këtë, ai ishte dënuar me dy muaj heqje lirie. Ai dëshmonte edhe në rastin e ish-ministrit Fatmir Limaj. Kabashi dje ka filluar dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët duke kritikuar prokurorët. Ai ka thënë se s’mund të bashkëpunojë me ZPS-në, meqë sipas tij, prokurorët po dëmtojnë shumë dëshmitarë. “Ju e dini se unë vetë nuk kam vendosur, nuk ka qenë gatishmëri dhe…
Të martën pas mesnate është djegur vetura e nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq, shkruan Gazeta Botapress. Sipas policisë, vetura ka qenë me targa vendore. Nuk raportohet për të lënduar, teksa policia tashmë ka hapur hetimet për rastin. “Rr.24 Nëntori, Leposaviq 14.11.2023-01:30 Është përfshirë nga zjarri vetura me targa vendore pronë e ankueses femër serbe kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim. /Botapress.info/

