Author: Hamdi Kumanova

Sarandë – Policia ka zbuluar pjesë trupi njeriu, në afërsi të fshatit Xarrë në Bashkinë Konispol. Trupi ishte i groposur, por jo i dekompozuar plotësisht. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshimet kryesore se mund të kemi të bëjmë me pjesë trupi të Fatmir Sulovarit apo Leonard Thodhorit, që rezultojnë të zhdukur prej 7 prillit 2023. Mësohet se pjesa e gjetur është koka e një njeriu, e cila ka ende inde të buta dhe mendohet se ngjarja është e muajve të fundit. Ka qenë një informacion i marrë nga Policia ajo që bëri të mundur zbulimin e kokës…

Lexo më Shumë

Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në veturë për të gjithë shoferët do të fillojë nga sot dhe do të zgjasë deri më datën 15 mars. Të gjithë shoferët pa marrë parasysh kushtet atmosferike, duhet t’i zëvendësojnë gomat e verës me ato të dimrit, si dhe të pajisen me pajisje të tjera dimërore. Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit, periudhë që përfshin kohën ndërmjet 15 nëntorit dhe 15 marsit, ngasin automjetet e tyre pa pajisje dimërore. Shoferi, që drejton automjetin pa pajisje dimërore, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 40…

Lexo më Shumë

Ka shumë gjasa që ish godina e administratës së Eurostandard Bank të ketë më në fund një pronar të ri! Të premten (17.11.2023), bordi i kreditorëve të Eurostandard Bank do të vendosë sërish me rastin e ankandit të tretë publik dhe do të votojë për shitjen e shpejtë të godinës së Eurostandard Bank, me shpresën që kompensimi i të gjithë kreditorëve do të nis së shpejti. “Në mbledhjen e fundit të kreditorëve të Bankës Eurostandard të mbajtur më 15.09.2023 me rastin e ankandit të tretë publik, 88,1% e kreditorëve u shprehën unanimisht se nevojitet një shitje e shpejtë e godinës…

Lexo më Shumë

Nevoja e miratimit të Ligjit për Barazi Gjinore, sfida e zbatimit të Konventës së Stambollit, dhuna ndaj grave, mungesa e grave në tregun e punës, diskriminimi në paga, promovimi i barazisë gjinore në media, ngecjet në punën e institucioneve janë vetëm disa nga pikat ku Komisioni Evropian “ia ngreh veshin” RMV-së në Raportin për vitin 2023 mbi në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Portalb.mk analizoi raportin për sa i përket barazisë gjinore. Ligji për Barazi Gjinore ende nuk është miratuar, kjo mes shumë kritikave të tjera theksohet në Raportin e KE-së. “Kjo është kryesisht për shkak të lëvizjes në…

Lexo më Shumë

Besimi: Me politika konsistente drejt mjeteve të favorshme për financimin e rritjes, qasje edhe në 200 milionë euro nga programi PLL Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut zhvillon politika konsistente në drejtim të vendosjes së trendit të financave dhe bazave të qëndrueshme për rritje në periudhë afatmesme, ndërsa politikat e tilla i ofrojnë vendit dhe Qeverisë mundësinë për të zgjedhur instrumentet për financimin e politikave me mjete më të favorshme, në vend të mjeteve të kushtueshme në tregjet financiare ndërkombëtare. Kjo u identifikua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar vitin e kaluar dhe i mundësoi vendit qasje në mjete të favorshme…

Lexo më Shumë

Arkeologët kanë hasur në një gjetje shumë të çuditshme në një varr të lashtë në Egjipt – një dhëmb në legenin e një gruaje të re që vdiq disa mijëra vjet më parë. Në fillim, mbikëqyrësi i zonës, arkeologia Melinda King Wetzel, mendoi se ishte një fetus nga koha e faraonëve egjiptianë, por më vonë doli të ishte një zbulim edhe më i rrallë. Domethënë, duket se është zbuluar dëshmia më e vjetër e një teratome të pjekur ovarian ose tumor të qelizave germinale. Masa e gjetur duket si një masë e kalcifikuar e indit të çorganizuar dhe të formuar…

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se ka dilema nëse ASH duhet të jetë pjesë e Qeverisë, transmeton TV21. “Megjithatë, kemi dilema nëse do të vazhdojmë tutje. Ne deri në në fund të nëntorit ndoshta do të duhet të mbajmë seancë të Kryesisë Qendrore, për të analizuar të gjitha mundësitë dhe nuk përjashtohet mundësia për të shkuar në opozitë. Kjo është një kohë turbulente kur nuk dihet se kush për kë punon. Na duhen edhe udhëzime nga ata që ne i quajmë miqtë tanë dhe të dimë se cilën rrugë ta ndjekim”, tha Taravari.

Lexo më Shumë

Nga java që vjen, 13 fëmijët shqiptarë të Idrizovës që akoma nuk kanë nisur vitin shkollor do të mësojnë në një nga shkollat e Komunës së Çairit deri në hapjen e paraleles shqipe për klasën e gjashtë në shkollën fillore “Njegosh” të komunës Gazi Babë. Këtë vendim e bëri të ditur ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri pas takimit me prindërit dhe nxënësit e Idrizovës madje duke shtuar se ka nisur procedurën e marrjes së kompetencave për shkollën “Njegosh”. “Unë marr kompetencat për shkollën konkrete plotësisht. Edhe nga arsyet e emërimit të drejtorit edhe në arsyet e transferit të pagave dhe…

Lexo më Shumë

Vendimi i fundit i kryesisë së partisë politike Aleanca për Shqiptarët (ASH) është të kandidojë i pavarur në zgjedhjet e ardhshme. Kështu deklaroi sot lideri i ASH-së, Arben Taravari, në pyetjen e një gazetari për ofertën e Ali Ahmetit që Aleanca dhe BDI të dalin me lista të përbashkëta në zgjedhjet e ardhshme. “Tani për tani, vendimi i fundit i kryesisë së partisë është të shkojmë në zgjedhje në mënyrë të pavarur. Por, ky vendim duhet të kalojë edhe në kuvendin qendror që do të mbahet deri në fund të këtij viti, diku në dhjetor. Definitivisht, Aleanca për Shqiptarët nuk…

Lexo më Shumë

Kjo ishte gjendja sot me autobusët e qytetit te Shkupit. Qytetarë të moshuar, shtatzëna, të sëmurë dhe nxënës që ishin vonuar për në shkollë, të gjithë pritnin të gjejnë një vend në autobusët e stërmbushur dhe të arrijnë në destinacionet e tyre. E përderisa qytetaret shtyheshin të gjejnë një vend në autobusët e rrallë, disa tjerë mbeten në pritje për autobusin e radhës. E në pritje ishte edhe votimi i buxhetit subvencionues të NQP-së e që ishte caktuar në seancë të jashtëzakonshme. Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska menjëherë rikujtoi për premtimet këshilltarët e VMRO DPMNE-së. “Si doni…

Lexo më Shumë

“Duhet ta ndërtojmë besimin, duhet ta kundërshtojmë gjuhën e urrejtjes dhe garanci për këtë është respektimi i të drejtave të bashkësisë etnike bullgare”, shtoi Zheljaskov. Derisa kryetari i Kuvendit bullgar përcolli në Shkup mesazhe për nxitjen e dialogut, zëvendëspresidentja e Bullgarisë, Iliana Jotova, nga Sofja i dërgoi Shkupit një sërë kritikash të ashpra për siç ka thënë “mungesë të vullnetit për bashkëpunim dhe përmbushjen e kritereve për vazhdimin e integrimit evropian”. “Politikanët në Shkup nuk tregojnë as dëshirë e as konsensus për bashkëpunim. Maqedonia e Veriut nuk tregon asnjë shenjë për të ndaluar gjuhën e urrejtjes ndaj Bullgarisë”, tha Jotova…

Lexo më Shumë

Buxhet zhvillimor që siguron baza solide për perspektivën e ekonomisë dhe standard më të mirë të qytetarëve – ishte vlerësimi i përbashkët I Kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe Ministrit për Financa, Fatmir Besimi, gjatë prezantimit të Buxhetit për vitin 2024. Buxheti për vitin 2024 është projektuar në 343.6 miliardë denarë ose 5.5 miliardë euro, kurse deficiti është zvogëluar dhe propozohet niveli prej 545 milion euro. Vitin e ardhshëm pritet rritje e përshpejtuar ekonomike prej 3.4%, të shoqëruar me investime më të mëdha dhe rimëkëmbja ekonomike. “Kontribut më të madh pritet të kenë vruto-investimet e vendit. Mbështetje për rritjen do…

Lexo më Shumë