Gjykata e Apelit në Shkup sot ka bërë të ditur se e hedh poshtë aktakuzën kundër ish-drejtorit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov për rastin “Titanik 2”. Të pandehurit e tjerë në këtë rast, përfshi edhe kreun e PDSH-së Menduh Thaçi dhe ish anëtarët e Komisionit Zgjedhor Sasho Sërcev, Bedredin Ibraimi dhe Vlatko Sajkoski, iu ndryshuan dënimet me burg në dënime me kusht. /Alsat.mk
Author: Hamdi Kumanova
Europe House Shkup shënoi përvjetorin e katërt, me ekspozitë dhe ceremoni gjatë së cilës u dhanë çmimet e konkursit arkitekturor dhe urban “Shkupi i gjeneratës së re”. Kjo ngjarje shfaqi talentin e arkitektëve të rinj të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin urban të Shkupit. Konkursi kishte 12 propozime nga 24 arkitektë të rinj, secili duke paraqitur plane për të ringjallur vende të ndryshme brenda qytetit. Çmimi i parë iu nda veprës “Zambak për Atë” (Lotus 4 Her) nga Antonio Grujevski i vendosur në shatërvanin Lotus në parkun e qytetit të Shkupit. Çmimin e dytë e morën Daniela Vasileva, Sara…
Një aksident ka ndodhur para pak çastesh afër komunës së Çairit, ku janë përplasur dy vetura, informon Klan M. Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin. Ndryshe nga rrugët shtetërore të Maqedonisë apelojnë për kujdes pasi rrugët janë të lagështa dhe nga nesër duhet patjetër ti keni paisjet dimërore dhe gomat e dimrit që vlen nga nesër ,15 nëntor deri 15 mars.
Policia dhe Dogana e Kosovës kanë kapur 43 paketa me mallra – suplemente (proteina) të llojeve të ndryshme me peshë rreth 210 kg, me vlerë sipas tregut rreth 18.000 euro. Malli është kapur në Viti gjatë kontrollit të një automjeti dhe për këtë rast është arrestuar një person. Ai dyshohet se po fuste mallin e kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës. “Me datën 13.11.2023 Njësia e Task Forcës – Lindje gjatë zbatimit të detyrave sipas autorizimeve policore për parandalimin, identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar kryes të veprave penale, ka ndaluar…
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani ka njoftuar se dy shtetasit e fundit të cilët ndodheshin në zonën e rrezikut në Gaza janë evakuuar. “Çifti, dy shtetasit tanë të fundit që ndodheshin në zonat e rrezikut, janë evakuuar nga Gaza. Ata janë aktualisht në strehim të sigurt dhe të përkohshëm në Kajro dhe së shpejti do të kthehen në shtëpi. Dëshiroj të shpreh mirënjohje të veçantë për angazhimin dhe profesionalizmin e u.d. ambasadorë në Tel Aviv dhe Kajro, Maçej Kaçorovski dhe Elma Altorok, të cilët bënë përpjekje të jashtëzakonshme në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Egjiptit dhe…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook ka publikuar se paga minimale në mars dë të arrijë 22.500 denarë. “Paga më e ulët në vend nga marsi i vitit 2024 do të jetë 22.500 denarë. Më shumë se dyfishi i rritjes nga paga minimale e vitit 2017”, ka shkruar Bekteshi. Paga minimale tani arrin 20.175 denarë. Në mars të vitit 2022 u sollën ndryshime të Ligjit për pagën minimale sipas të cilit është vendosur metodologji e re sipas së cilës lartësia e pagës minimale është harmonizuar në 50 për qind të rritjes së kostos së jetesës…
Vlerësoj se është më e rëndësi që qytetarëve tu mundësojmë zgjedhje të kuadrove cilësorë, të mirë të gjykatësve, më pak e rëndësishme se çfarë kombësie janë, deklaroi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev. Në pyetjen në lidhje me funksionalitetin e Parimit të Badenterit gjatë zgjedhjes së gjykatësve, kryetari Georgiev theksoi se shumë vite pasi është sjellë parimi i Badenterit në Kuvend, ndërsa më vonë edhe në Këshillin Gyjqësor dhe në Këshillin e Prokurorëve Publikë, është koha që të gjendet ndonjë zgjidhje tjetër ligjore. “Vlerësoj se përfaqësimi është i nevojshëm dhe i patjetërsueshëm në organet e tilla, si dhe në Këshillin…
Gjykata e Apelit ka shfuqizuar masën e arrestit shtëpiak për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski. Gjykata ka pranuar garancinë e ofruar nga i akuzuari si masë për sigurimin e prezencës së tij. Rashkovskit u dënua për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare si dhe për pastrim parash në rastin “Softuerët”. Aktgjykimi nuk është përfundimtar dhe rasti është në Gjykatën e Apelit. Rashkovski si garanci që nuk do të arratiset, ka ofruar 192 mijë euro.
“Unë me sa kam informacione. Koalicioni me Aleancën për Shqiptarët funksionon dhe jemi në koalicion, këtë e tha mes tjerash në “Click Plus” kryetari i Degës së BDI-së në Çair, Bekim Neziri. Ai thotë se çdo parti ka autonominë e vetë, por thekson se nuk mund të përjashtohet mundësia që deri në zgjedhjet e ardhshme të bëhet koalicion mes këtyre dy partive. “Besoj që në të ardhmen, nuk përjashtohet mundësia e dy subjekteve politike, edhe ASH-së edhe BDI-së, për të dalë bashkërisht në zgjedhje në të ardhme, mirëpo për këtë do të vendosë Kryesia Qendrore dhe Këshilli i Përgjithshëm edhe…
Ministria për Punë të Brendshme njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar për fillimin e sezonit dimëror ku ndryshimet atmosferike janë të pranishme. MPB njofton se nesër hyn në fuqi ligji për posedim të gomave të dimrit dhe pajisjeve dimërore në makina. Drejtuesve të makinave u rekomandohet që t’u përshtaten kushteve dimërore në rrugë dhe të kenë kujdes gjatë vozitjes. Obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore që hyn në fuqi nesër (15 nëntor) do të zgjasë deri më 15 mars.
MPB Maqedoni informon se dje (13.11.2023) në ora 15:00 në fshatin Reçicë e Vogël në Tetovë, zyrtarët policorë kanë arrestuar B.A (55) nga fshati Reçica e Vogël. Siç njofton MPB, gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë tip “Beretta”, një revole, disa fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe disa pjesë për një pistoletë dhe një pushkë gjuetie. “Ndërsa, gjatë kontrollit në automjetin e tij “Suzuki” me targa regjistrimi të Tetovës i janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, disa gëzhoja të kalibrit të ndryshëm dhe sende të tjera”. “Personi…
Është arrestuar një lëmoshëkërkues nën dyshimin se në një lokal të Fushë Kosovës e ka kanosur një person duke i drejtuar thikën. Ngjarja ka ndodhur të hënën. Ndërsa rastin në polici e ka raportuar viktima e rastit. Për të dyshuarin prokurori vendosi që ai të dërgohet në mbajtje, njofton policia.

