Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së punës në Nju Jork u takua me zëvendësndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar. Në takimin e kryeministrit Kovaçevski me përfaqësuesin e lartë të SHBA-ve, Eskobar, u diskutuan çështje aktuale me rëndësi për partneritetin strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve dhe për gjendjet në kontekstin rajonal dhe gjeopolitik. Në takim u theksua rëndësia e miqësisë së madhe dhe të sinqertë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nga pavarësia e vendit tonë e deri…
Author: Hamdi Kumanova
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, i pyetur nëse Gruevski ka ndikim në anëtarësinë dhe në partinë, ai tha se partia është e bashkuar dhe nuk ka ndarje. Ai tha se e kanë gjetur partinë të shkatërruar, ndërsa tani, sipas anketave, të cilat pritet të dalin këtyre ditëve, tregojnë se dallimi mes tyre dhe LSDM-së është 3-1. “Asnjëherë në opozitë nuk ka patur 3-1 me partinë në pushtet. Në lidhje me zgjedhjet çdokush mund të të testohet dhe të sheh se çfarë mendojnë qytetarët. Mendojë se VMRO-DPMNE do të ketë e vetme mbi 61…
Një burrë dhe një grua shtetas serbë, dyshohet se kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale. Policia bën të ditur se personat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. “Policia ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, në të cilën ishin dy persona (një mashkull dhe një femër) shtetas të Serbisë, që dyshohet të ketë hyrë në R. Kosovës përmes rrugëve ilegale. closevolume_off Personat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.
Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter goditi Alaskën gjatë natës. Tërmeti u regjistrua në orën 3:13 të mëngjesit. 41 kilometra në verilindje të Sand Point, në një thellësi prej 50.6 kilometra, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA. closevolume_off Nuk ka raportime për dëme materiale.
“Por nga ana tjetër, vërehet se kur është votuar agjenda për ndryshimet kushtetuese, vërehet se dy deputetë nga koalicioni i LSDM-së nuk kanë votuar. Në të njëjtën kohë, do të shihni se dikush shfaqet nga BDI në baza ditore, madje kemi parti të reja politike. Që do të thotë se përçarja është diku tjetër. Në VMRO-DPMNE ka pasur një kohezion si asnjëherë më parë”, theksoi Mickoski. Dhe në fund të ditës, shtoi ai, nëse me të vërtetë ka përçarje kjo do të thotë se ata kanë pozicion më të mirë tani dhe ta shpërndajnë Kuvendin. “Të shkojmë në…
Pas takimit të sotëm Komisioni për sëmundje ngjitëse doli me rekomandim që të rikthehet masa për mbajte të detyrueshme të maskave nëpër institucione shëndetësore. Ky rekomandim, siç njoftoi zëdhënësi i Komisionit, Dr. Zlate Mehmedoviq, synon të minimizojë mundësinë e transmetimit të infeksionit, veçanërisht aty ku ka grupe të rrezikuara që mund të jenë të ndjeshme ndaj komplikimeve të rënda, si pasojë e infektimit me Covid-19. Rekomandimi do t’i dërgohet Ministrisë së Shëndetësisë. Përndryshe në Klinikën Infektive janë të shtruar 7 pacientë, kryesisht të moshuar me sëmundje shoqëruese dhe shumica prej tyre janë me mbështetje të oksigjenit. “KSI-ja ka…
Gjatë takimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku u mbajt në kuadër të Asamblesë së 78-të të Përgjithshme të OKB-së, e cila këtë javë po mbahet në Nju Jork. Ministri i punëve të jashtme dhe kryetari i OSBE-së, Bujar Osmani, ai foli për sfidat aktuale ku falënderoi kryesinë shqiptare të Këshillit të Sigurimit për muajin shtator, duke theksuar se prania e kombinuar e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në OKB, dhe se kjo është një shenjë e fortë përkushtimi dhe përgjegjësie nga dy shtete ballkanike. “Lufta përfaqëson shkeljen dhe sfidën më të madhe ndaj rregullave dhe detyrimeve ndërkombëtare që…
Përfaqësuesit e 36 ndërmarrjeve publike nga Shkupi, Pellagonia dhe Pollogu sot në Shkup nënshkruan Deklaratën për praktika antikorruptuese dhe politika në ndërmarrjet publike. Bëhet fjalë për një projekt të realizuar në suaza të projektit “Inkurajimi i një mjedisi të mundësuar për paraqitje të korrupsionit në ndërmarrjet publike”, të realizuar me mbështetje financiare nga Ambasada e SHBA-ve. Erik Mejer, zëvendësshefi i misionit të Ambasadës së SHBA-në në Shkup, në fjalim para nënshkruesve të Deklaratës theksoi se janë të gabuara tendencat që për korrupsionin të flitet si për ndonjë infeksion ose sëmundje. “Mund të jesh pak i sëmurë, por…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 82 vota “për” ka sjellë vendim për formimin e komisionit anketues, pas skandalit me ilaçet në Klinikën e Onkologjisë. Propozimi u dorëzua nga deputetët e OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. Komisioni hetimor, siç u theksua në seancë, duhet të përcaktojë nëse të drejtat elementare njerëzore të pacientëve që trajtoheshin në Repartin e Onkologjisë kërcënoheshin nga ai skandal pas daljes jashtë përdorimit të sistemit KATO për përgatitjen e citostatikëve si dhe të bëjë një analizë për të përcaktuar përgjegjësinë politike. Vendimin e kanë përkrahur edhe deputetët e LSDM-së, ndërsa deputeti Nenad Kociq ka thënë…
VMRO-DPMNE-ja thotë se është e bashkuar dhe se ka mbijetuar edhe kohë më të vështira. Nga partia e Mickoskit thonë se ndryshimet në Kodin penal janë bërë për amnisti të funksionarëve aktual por edhe të Gruevskit. Konferencën për media sot e bëri Antonio Milloshoski, një nga bashkëpunëtorët më të afërt në atë kohë, të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Milloshoski thotë se pushteti përgatit edhe një ligj të ri për amnisti për të cilin nuk ka marrëveshje akoma mes Ministrisë së Drejtësisë dhe qeverisë. “Njëri qëllim është që të falen funksionarët dhe të ketë amnisti për ata që kanë vjedhur…
Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq njofton se sot në takimin ku është diskutuar për situatën me koronavirusin, në të cilën është marrë rekomandimi për mbajtje të detyrueshme të maskave në objektet shëndetësore. Kjo është bërë për të minimizuar transmetimin e infeksionit në objektet shëndetësore. Aty kemi grupe që mund të preken nga një pamje e rëndë e virusit me Covid, e cila mund të shkaktojë edhe një përfundim fatal”, tha Mehmedoviq. Kjo vjen pas shfaqjes së nënvariantit të koronavirusit Eris në vendet përreth, por edhe rritjes së numrit të rasteve me Covid në Serbi. Autoritetet shëndetësore…
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës e prezantoi Strategjinë e Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës, në bashkëpunim me SIGMA-në, e organizoi eventin: Administratë bashkëkohore, efikase dhe e digjitalizuar: VIZIONI 2030. Ofrimi i shërbimeve publike më kualitative për qytetarët dhe për sektorin privat“. Në këtë event, u prezantua Strategjia e Re mbi Reformat e Administratës Publike (2023-2030), procesi i hartimit dhe mekanizmat e implementimit dhe monitorimit, si dhe qëllimet dhe prioritetet kyçe deri në vitin 2030-të sipas sferave prioritare. Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe e Administratës – Azir Aliu, në fjalën e tij,…

