Author: Hamdi Kumanova

OEMVP si institucion i cili ka për qëllim bazë mbrojtjen e interesave të bizneseve që nga paralajmërimi i parë i institucioneve dhe qeverisë në fund të vitit 2022 e deri sot, pa ndalur ka lobuar dhe punuar kundër propozim Ligjit për tatimin solidar, duke theksuar që ky ligj ishte jo parimor duke mos u bazuar në ndonjë analizë përkatëse dhe duke apeluar tek të gjitha institucionet kompetente që të reflektojnë dhe të gjejnë mënyra alternative për zbutjen e pasojave të krizës. Sidoqoftë edhe përkundrejt gjitha reagimeve të OEMVP, Kuvendi miratoi ligjin në procedurë të përshpejtuar, duke dëshmuar edhe njëherë që…

Lexo më Shumë

Mbyllen hetimet dhe dërgohen në gjyq disa persona që akuzohen për nxitje dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste sa i përket rekrutimit të shqiptarëve në luftën e Sirisë. Procesi ka nisur sot në Gjykatën e Posaçme ndaj Almir Dacit, Shkelzen Dumanit, Mehdi Manallarit dhe Shyqyri Kaca, të cilët janë në mungesë. Ndërkohë në seancë janë paraqitur disa prej grave të cilat kanë qenë në kampet xhihadiste në Siri por që janë riatdhesuar të cilave u është komunikuar edhe akuza. closevolume_off Kujtojmë se lidhur me këtë grup, hetimet kanë nisur vite më parë nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda. Organi i akuzës…

Lexo më Shumë

Me përparimin e shpejtë në teknologji, siguria kibernetike është bërë më e rëndësishme se kurrë më parë dhe zbatimi i procesit të transformimit digjital duhet të merret shumë seriozisht nga të gjitha palët, tha zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska në Dialogun rajonal për politikat kibernetike, i cili mbahet sot në Shkup, transmeton Portalb.mk. Në atë drejtim, tha Gërkovska, është zgjidhja e re e propozuar ligjore për Ligjin për sigurinë e sistemeve të rrjeteve dhe informative dhe transformimin digjital, i cili u shqyrtua dje në Këshillin Nacional për Transformim Digjital të Shoqërisë, dhe i cili parasheh…

Lexo më Shumë

Antonio Milloshoski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe deputet në Kuvend sot në konferencë për media deklaroi se qeveria në krye me Kovaçevskin dhe Ahmetin ka biseduar për amnisti për Gruevskin me qëllim që ai të ndikojë në përçarjet në VMRO-DPMNE dhe eventualisht tu ndihmojë që të votohen ndryshimet kushtetuese. “Ndryshimet në kodin penal nuk janë të rastësishme, ato kanë një qëllim të dyfishtë, e para është të amnistohen funskionarët e pushtetit aktual, të cilët fatkeqësisht kanë grabitur shtetin në vitet e kaluara dhe e dyta është të ndikojnë në proceset që kanë të bëjnë me Gruevskin. Ndryshimet në…

Lexo më Shumë

Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur në Shkup. Një 18-vjeçar akuzohet se ka prodhuar pornografi të fëmijëve, duke xhiruar një të mitur (vajzë) në skena intime. Skenat e xhiruara, 18-vjeçari më pas i ka shpërndarë me familjarët, transmeton TV21. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se Policia e Shkupit tashmë ka ngritur kallëzim penal kundër 18-vjeçarit, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shpalosje e materialit pornografik të fëmijës” dhe “prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve”. Rasti ka ndodhur në janar të 2023, ku i denoncuari duke kërcënuar ka bërë video nga përmbajtja…

Lexo më Shumë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu tha se largimi i “Balancuesit” nuk e zgjidh problemin me keqpërdorimet gjatë punësimeve, përcjell TV21. Aziri thotë se kjo metodologji duhet të zëvendësohet me zgjidhje tjetër ligjore, që do t’i parandalojë keqpërdorimet. “Ju nuk gjeni, nuk besoj se mund të gjeni një qytetar në shtetet europiane i cili ndryshon brenda ditës nacionalitetin, veç të jetë pjesë e një institucioni dhe besoj se është nënçmim edhe për institucionin edhe për këtë qytetarë, që bën këtë hap, kjo flet shumë edhe për formën edhe për profesionalizmin, por edhe moralin dhe etikën e qytetarit. Nëse…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka realizuar takim zyrtar me kolegun e tij nga Arabia Saudite, Waleed Mohammed Al-Samaani dhe kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes dy vendeve. Në takim u shkëmbyen përvoja rreth organizimit të sistemit të drejtësisë në RMV dhe Arabinë Saudite. Ministri Lloga e informoi kolegun e tij për gjendjen e drejtësisë në vendin tonë, duke theksuar përpjekjet për reforma, si dhe kushtet e këqija të burgjeve në vend. Duke diskutuar për sfidat aktuale, ministri informoi edhe për ndryshimet kushtetuese, si dhe për rrugëtimin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut. Ministri i Drejtësisë i Arabisë Saudite, Waleed Mohammed Al-Samaani, pasi…

Lexo më Shumë

Barcelona ka njoftuar rinovimin e Alejandro Balde deri më 30 qershor 2028, me klauzolë fikse lirimi prej 1 miliard euro. Lojtari 19-vjeçar, i cili po përjeton një moment të shkëlqyer në formë dhe është kthyer në titullar të padiskutueshëm në krahun e majtë të ekipit të parë, zgjat kësisoji kontratën për të cilën tashmë është folur shumë muajt e fundit. Pra, është arritur marrëveshja nga të gjitha palët. Klubi ka raportuar se nënshkrimi i kontratës para mediave do të bëhet të enjten, më 21 shtator, me fillim nga ora 13:15 në “Ciudad Deportiva”. closevolume_off Balde do të shoqërohet nga presidenti…

Lexo më Shumë

Një kumanovar ka përfunduar nën pranga – pasi është kapur duke ngasur veturë të markës “chrysler” me targa të vjedhura. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se bëhet fjalë për një 47-vjeçar me iniciale L.M., i cili në veturë kishte vendosur targa të Manastirit, por që ishin denoncuar si të vjedhura nga një shkupjan në Draçevë, përcjell TV21. “Më datë 19.09.2023 në ora 14.30 në rajonin e fshatit Bogorodicë të Gjevgjelisë nëpunësit policorë nga Stacioni policor i vendkalimit kufitar Bogorodicë, kanë privuar nga liria L.M.(47) nga Kumanova. Gjatë kontrollit të veturës me targa të Manastirit, është konstatuar se targat…

Lexo më Shumë

Kontrabandonte emigrantë nga Iraku, por pasi u aksidentua gjatë goditjes me veturë të bankinave në autostradën Gjevgjeli – Shkup, një 51-vjeçar përfundoi në polici. Policët kishin njohuri se ai me veturën e aksidentuar, paraprakisht kishte transportuar emigrantët, disa prej të cilëve edhe i kishin kapur në afërsi të vendit të aksidentit, transmeton TV21. Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:30 në afërsi të Negotinës. Bëhet fjalë për 51-vjeçarin me iniciale H.A. nga Shkupi. “Për shkak të dyshimeve se transportonte emigrantë, është kryer kërkim në terren dhe në afërsi të vendit janë gjetur tre emigrantë nga Iraku, prej…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska realizoi takim me ministrin e Tregtisë së Jashtme dhe diasporës në Francëe Olivie Besht, i cili këto ditë është duke realizuar vizitë në rajon. Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në takim është biseduar për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimin e industrisë mbrojtëse në vend me investime franceze në kapacitetet. Lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian, gjatë takimit nga ana e ministrit Besht është theksuar se “Franca dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut në BE sa më…

Lexo më Shumë