Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Sipas njoftimit, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të rifillojë sot në orën 09:45 të mëngjesit ku edhe pritet të vazhdon dëshmia e dëshmitarit të Prokurorisë. Ndryshe dëshmitari i mbrojtur W04444, i cili pretendohet se është arrestuar dhe keqtrajtuar nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë periudhës përkatëse, është dëshmitari i 35-të i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Sot pritet vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur W04444. Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë janë paraparë të mbahen…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i drejtësisë Krenar Lloga ka takuar prokurorin Mustafa Hajrullai në prokurorinë publike në Shkup me të cilin diskutuan për çështjet që lidhen me punën e kësaj prokurorie, volumin e punës, mungesat, mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet prokuroria e lartë e Shkupit. Në kuadër të vizitave nëpër gjykata dhe prokurori në mbarë vendin, dje në Prokurorinë e lartë Publike të Shkupit, takova Prokurorin e lartë Mustafa Hajrullai, me të cilin diskutuam për çështjet që lidhen me punën e kësaj prokurorie, volumin e punës, mungesat, mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet prokuroria e lartë e Shkupit. U bisedua…
“Nëpër rrugët e Shkupit 2023” është aktiviteti ndërkombëtar i vrapimit që do të krijon kufizime nëpër komunikacionin e qytetit të Shkupit, për çka edhe linjat e autobusit në transportin publik kanë ndryshuar, transmeton Portalb.mk. “Vrapimi do të zhvillohet me trase të lëvizjes nga “Porta Maqedonia”, Sheshi “Maqedonia”, rr. “Nikolla Vapcarov”, pastaj majtas nëpër rr. “Dimitrie Çupovski”, pastaj nëpër rr. “11-të Tetori”, majtas nëpër rr. “Filipi i II i Maqedonisë”, përsëri majtas nëpër rrugën e aksesit për në QTQ dhe djathtas drejt cakut në “Porta Maqedonia” në Shkup”, njoftoi Policia e Maqedonisë së Veriut. Vrapimi pritet të fillon në ora 16:30,…
Përleshjet mes të rinjve jo rrallëherë ndodhin për shkak të zënkave që fillojnë në rrjete sociale dhe eskalojnë në kanosje serioze e rrahje brutale. Për të tilla raste shumë të rinj kanë përfunduar në prangat e Policisë, duke u futur kështu në telashe. Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në rrugën ‘Bashkim Fehmiu’ në Prishtinë, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një tjetër. Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i gjithë sherri mes tyre ka nisur pas një konflikti verbal, ku dy të rinjtë R.M. dhe A.K., dyshohet se kanë eskaluar në…
Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka publikuar një version të draft-statutit për Asociacionin që siç thotë ai është i njëjti që i është dhënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. “Është më ndryshe nga ai i Edi Ramës, edhe më ndryshe nga ai i FES-it, dhe shumë më ndryshe nga ai i Serbisë”, ka shkruar Ramadani. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky draft-Statut është shumë i gjerë dhe i thellë dhe “serioz në kompetencat që ia atribuon Asociacionit, por mbi të gjitha shumë serioz në mundësinë që ia jep Serbisë që të funksionojë brenda Kosovës. Dhe kjo…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shtetet fqinje nuk mund të ndihet të sigurta nga Serbia, derisa nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian. I pyetur gjatë Forumit të Paqes në Paris se cilat janë qëllimet e Serbisë karshi Kosovës, Kurti theksoi se “ndarja e saj, apo kompensimet territoriale.” Kosova e ka akuzuar Serbinë për “tentim aneksimin e veriut të Kosovës”, pas një sulmi nga një grup i serbëve të armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku u vra një rreshter policor dhe tre sulmues. Serbia i ka mohuar akuzat, megjithëse përgjegjësinë për sulmin e mori Millan…
Ministria për Arsim dhe Shkencë deri të mërkurën do të pranon aplikime nga studentët në Konkursin për ndarjen e bursave studentore në kategori të ndryshme. Vlera e bursave është prej 6 080 denarë deri 18 mijë denarë, transmeton Portalb.mk. “Të drejtën e bursës e kanë studentët e regjistruar në studime deridiplomike në ciklin e pare të cilët studiojnë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim: të jenë student të rregullt; të mos kenë përsëritur vit gjatë studimeve; të mos jenë shfrytëzues të bursave nga…
Përmes një kumtese, Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet Raportin e Komisionit Evropian ku konfirmohet se edhe përkundër obstruksioneve dhe bllokadave nga ana e opozitës, por edhe krizave energjetike, të sigurisë, financiare, etj, Republika e Maqedonisë së Veriut po përmbush kushtet për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nga BDI thonë se sipas raportit të KE-së është arritur progres deri në 81% të Kapitujve dhe nuk ka regres tek asnjë kapitull dhe sa i përket gatishmërisë së Kapitujve, ekziston një nivel adekuat të gatishmërisë deri në 90%. “Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se Raporti i Komisionit Evropian tregon qartë…
Punonjësit në shëndetësi do të dalin në protesta për paga dinjitoze. Duke kërkuar kushte më të mira pune protestat I paralajmëruan për më 17 dhe 24 nëntor dhe për 2 dhjetor. Kërkojnë rritje të pagave për 30%, shtesat për infektime të rriten nga 1 në 4%, marrëveshje të re kolektive, stazh pune me benefite, transformimin e marrëveshjeve të punës. Nga Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Shëndetësisë prezantuan tri propozime se si të mbushen buxhetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit për Shëndetësi. “Taksimi prej 40% të pagave të larta të funksionarëve, për shkak se në këto kushte janë shumë…
VMRO-DPMNE-ja thotë se pushteti planifikon të shfuqizojë detyrimin për arsim të mesëm, sipas tyre, me arsyetimin se kjo do të jetë mirë për ekonominë e vendit. Partia opozitare thotë se qeveria nuk ka kapacitet për të modernizuar arsimin e mesëm dhe në vend të kësaj e shfuqizon arsimin e detyrueshëm. Deri tani nga qeveria nuk e kanë përgënjeshtruar këtë informacion. “Si qytetarët e paedukuar do të jenë në të mirë të shtetit. Paramendoni, ky është qëndrimi i ministrave të qeverisë në kohën kur botën e zhvillojnë intelektualët dhe sa më arsim cilësor të kesh, aq më i vlerësuar je. Me…
Ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljaovski thotë se Kuvendi ka marrë raportin më negativ dhe më të keq në pjesën e pushtetit legjislativ. Sipas tij, e gjithë kjo është rezultat i keqpërdorimit të flamurit evropian që ka nisur si praktikë me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. “Mosvendosja e ligjeve në rend të ditës të propozuara nga opozita, thyerja e afateve të interpelancave, zvarritja e shqyrtimit të raporteve nga organet e pavarura rregullore, mosfunksionimi i E-parlamentit janë disa nga pikat ku ka dështuar pushteti”, u shpreh Veljaonvski. Ndryshe, me publikimin e raportit të KE-së, opozita akuzon pushtetin se ka dështuar në shumicën…
Sipas raportit të Komisionit Evropian, Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), me sukses ka zbatuar projektin e vendosjes së numrit 112 si pjesë e përpjekjeve të vendit për përafrim drejt rregullativës së BE-së. Drejtori i QMK-së, Stojanço Angellov shprehet se po punohet për ta forcuar dhe avancuar numrin 112 që është për thirrje emergjente dhe se ky numër është në dispozicion për gjithë qytetarët. “Kur qytetarët ballafaqohen me rast të vërtetë urgjent, gjithkund në Maqedoni, qytetarët gjithmonë duhet të paraqiten n137 numrin 112, 24/7, gjithmonë kur janë në rrezik ose u nevojitet ndërhyrje policore, ndihmë mjekësore, ndërhyrje nga zjarrfikësit ose…

