Author: Hamdi Kumanova

Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) pas inspektimit të jashtëzakonshëm për shkak të paraqitjes së salmonelës ka mbyllur kuzhinat e shkollave në “Vojdan Çernodrinski”, “Jan Amos Komenski”, “Bratstvo” dhe “Hristijan Todorovski Karposh” si dhe depon qendrore nga ku shpërndahen produktet ushqimore. Ndalimi i funksionimit të kuzhinave shkollave, siç thuhet në kumtesë, do të jetë i vlefshëm deri në heqjen e masave të parapara sanitaro-higjienike dhe anti-epidemike. Nga të dhënat e marra nga ISHP Qendra për Shëndet Publik – Shkup nga dita e djeshme janë paraqitur gjithsej 12 nxënës me simptoma të dhimbjes së stomakut dhe temperaturë të lartë trupore…

Lexo më Shumë

Reali i Madridit ka hequr dorë nga objektivi aq i dëshiruar në këto vitet e fundit, Kylian Mbappe, i cili prej kohësh ishte konsideruar si një lojtar i përzgjedhur për t’u bërë një ditë pjesë e “Los Blancos”, dhe që i skadon kontrata me Paris Saint Germain. Kur dukej se era po frynte në favor të klubit spanjoll, Los Blancos kanë vendosur ta rimendojnë edhe një herë duke dalë jashtë gare. Lajmi i bujshëm është dhënë nga Cadena Ser në Spanjë, që ka renditur edhe motivet që kanë sjellë këtë vendim të klubit merengues. Kryesori ka të bëjë me çështjen…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës dhe Saubermaher austriake (Saubermacher AG) e përfaqësuar nga Saubermaher Sloveni, në prani të një përfaqësuesi të Ambasadës Austriake z. Martin Pamer dhe udhëheqësëses së Departamentit Tregtar në Ambasadën Austriake, znj. Biljana Edelinska, sot nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një partneriteti publik privat, për grumbullimin dhe asgjësimin e mbeturinave komunale në të gjithë territorin e Komunës së Tetovës deri te një deponi rajonale. Saubermaher është një kompani ndërkombëtare, veprimtaria kryesore e së cilës është menaxhimi dhe riciklimi i mbeturinave me qendër në Feldkirhen, pranë Grazit. Kompania familjare u themelua në vitin 1979, nga Hans dhe Margret Roth,…

Lexo më Shumë

Të enjten mbrëma rreth orës 23:00, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë, kanë arrestuar 30-vjeçarin N.M. nga Piroku i Tetovës, tek i cili është gjete dhe konfiskuar kokainë. Pas dokumentimit të çështjes kundër tij, do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,80 % në raport me vendimin e datës 8.11.2023. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,236 %, te nafta për 3,669 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,540 % dhe te mazuti ulja është 3,128 % . Nga data 11.11.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 81,00 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98…

Lexo më Shumë

Është koha e fundit që Prokuroria të del me emër dhe mbiemër për rastin “Onkologjia” – tha Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në promovimin e sotëm të pajisjeve të reja mjekësore dhe ambulancave të rinovuara në Klinikën për Neurologji. “Edhe një herë bëj thirrje, për rastin në Klinikën për Onkologji, është koha e fundit që Prokuroria të del me emër dhe mbiemër të saktë”, deklaroi Fatmir Mexhiti. Sipas tij, në shëndetësi duhet për çdo ditë të shuhen vatra të reja zjarri dhe se punët kanë nis të rregullohen dhe të ketë progres. Ai ka paralajmëruar se do të ketë rezonancë…

Lexo më Shumë

Vizioni i Qeverisë për ngritjen e konkurrueshmërisë së kompanive vendase në tregjet ndërkombëtare po realizohet gjithnjë e më shumë përmes Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve, me të cilin ne mbështesim financiarisht 919 kompani në ciklet e tyre investuese, të cilave u përgjigjen me vende të reja pune me paga më dinjitoze për qytetarët tanë, tha sot zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Bytyqi gjatë vizitës së tij në kompaninë “Adrius” në Shkup. Siç informoi Bytyqi, vetëm në vitin 2023 janë pranuar 427 aplikime rekorde për projekte të reja investuese, ndërsa janë miratuar ose nënshkruar 289 kontrata të reja (sipas LMFI)…

Lexo më Shumë

Gruaja është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj, identiteti i saj bëhet i ditur Më datë 09.11.2023 në ora 13:50 në RSV Ohër është raportuar se S.P.(45) nga Ohri është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Ohër. Një mjek nga Emergjenca nga Ohri ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Një këqyrje është kryer nga ekipet policore, ndërsa sipas urdhrit të prokurorit publik në trupin e të ndjerit do të bëhet autopsi.

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka reaguar sot në lidhje me masat e qeverisë për ngrirjen e vazhdueshme të çmimeve të disa produkteve, të cilat, siç thonë nga kjo Odë, nuk kanë dhënë efektin e tyre për përmirësim të gjendjes, por e kanë përkeqësuar atë, përcjell KlanM. “OEMVP si institucion i cili për mision ka mbrojtjen dhe avancimin e bizneseve por edhe ekonomisë në përgjithësi, gjithmonë apelon që masat që ndërmerren nga ana e Qeverisë dhe institucioneve përkatëse të bazohen në analiza dhe me parashikim të detajuar të rreziqeve që mund të sjellin të njëjtat. I tillë ishte rasti i…

Lexo më Shumë

Në raportin e KE thuhet se qeveria anashkalon Ligjin për Prokurimin Publik, thonë nga VMRO-ja opozitare, prej ku shtojnë se kontratat në 4 sy e hanë sistemin, përcjell KlanM. Komisioni Evropian, sipas VMRO-së, vëren se autoritetet duhet të prezantojnë masa më efektive kundër korrupsionit gjatë gjithë ciklit të prokurimit. “Raporti e identifikon qartë marrëveshjen e autostradës si problematike. Aty thuhet qartë: Dhënia direkte e kontratës për ndërtimin e Korridorit VIII dhe X-d ngre shqetësime sepse e përjashton projektin nga zbatimi i ligjit të prokurimit publik. Anashkalimi i ligjit të prokurimit publik, administrata e pareformuar dhe gjyqësori i korruptuar po rrëzojnë…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë përmes Komisionit për Mbikëqyrje do të kryejë kontrolle në Gjykatën Themelore të Kavadarit. Kjo mbikëqyrje vjen vetëm disa ditë pasi ministri Lloga shkarkoi kryetarin e Gjykatës së Kavadarit, Llazar Nanev, nga pozita e kryetarit të Këshillit të TIK-ut. Lloga deklaroi se nga materialet e Këshillit Gjyqësor është konstatuar se materialet e dorëzuara përmbajnë pretendime të rënda për cenimin e integritetit të gjyqtarit.

Lexo më Shumë

Njësiti Territorial Zjarrfikës i Komunës së Ohrit njofton se sot në orët e para të mëngjesit është intervenuar në një objekt privat të djegur në fazën e flakjes, në fshatin Trebenishtë – Komuna e Debarcës. Gjatë intervenimit, theksojnë nga atje, janë nxjerrë dy persona me djegie të lehta dhe lëndime trupore. “Në të njëjtin objekt është gjetur edhe një person i vdekur”, shtojnë nga Njësiti Territorial Zjarrfikës i Komunës së Ohrit.

Lexo më Shumë