Në Raportin e fundit për progresin e vendit, Komisioni Evropian edhe një herë theksoi se përputhshmëria e politikës monetare me rregulloret, standardet dhe praktikat evropiane është ende në nivel të avancuar, njoftojnë nga Banka Popullore. Njëkohësisht, theksohet se përcaktimi i politikës monetare në periudhën e kaluar është i përshtatshëm, pra është plotësisht në përputhje me bazat ekonomike dhe është shtrënguar në përputhje me rritjen e inflacionit. “Raporti tregon se inflacioni i lartë vjen si pasojë e goditjes globale të çmimeve të ushqimeve dhe energjisë elektrike, e cila, nga ana tjetër, u transmetua në çmimet e tjera. Theksohet se banka qendrore…
Author: Hamdi Kumanova
Bayerni do të nënshkruajë me talentin 17-vjeçar Nestory Irankundan. Kështu ka bërë të ditur eksperti i transferimeve Fabrizio Romano. Ai potencoi se Irankunda do t’i bashkohet klubit gjerman nga ekipi australian Adelaide United. Ai do të kalojë te bavarezët për shifrën e tre milionë eurove plus duke përfshirë edhe bonuset.
Kryeministri i vendit Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një postim kushtuar buxhetit të vitit 2024. Në llogaritë e tij zyrtare në rrjetet sociale Rama rikujton se do të rriten pagat për 30 mijë mësues. Nga ana tjetërRama e cilëson rritjen domethënëse, e cila do të aplikohet vitin që vjen. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.
Ministria për punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, konkretisht në datë 09.11.2023 në orën 18.30 nga punonjës policie të Komisariatit Kisella Vodë është ndaluar një e mitur 17-vjeçare, për shkak se gjatë kontrollit në çantën e saj të shkollës është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se në prani të njërit prind, një avokati dhe një inspektori për delikuencën e të miturve, në komisariat kanë zhvilluar një bisedë informative me të. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë do të dorëzohet parashtresa përkatëse.
Nga viti 1991 e deri më sot, nuk ka pasur asnjë grua në tri pozitat më të larta të organeve shtetërore, kryetare të Kuvendit, të Shtetit apo të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kjo ishte vërejtja kryesore e grave të LD-së që u mblodhën sonte në Shkup, për të diskutuar si të arrihet në një përfaqësim dinjitoz të tyre në vendmmarrje. Në panel u tha se Ligji për mundësi të barabarta për gratë në Maqedoni i vitit 2012, nuk po realizohet në praktikë, ndërsa diskriminimi në bazë të gjinisë, sipas tyre është çdo ndryshim, përjashtim ose kufizim i…
Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave, Sanja Llukarevska tha se në të ardhmen do të merret një dispozitë që do të mundësojë që ato kompani që nuk paguajnë punëtorët e tyre të shpallen publikisht. “Ndryshimet në Ligjin për Procedurat Tatimore janë në fazën e finalizimit dhe ne duam të përfshijmë një dispozitë që do të na mundësojë të shpallim publikisht kompanitë që nuk paguajnë punëtorët e tyre”, tha Llukarevska në “Click Plus” në “TV21”. Ajo tregoi se një ish-punonjës i DAP-it tashmë është në paraburgim për shkak të favorizimit që ka bërë për nxjerrjen e TVSH-së. Llukarevska tha gjithashtu se…
Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, ndodhet për vizitë në Francë me rastin e Forumit të Paqes në Paris. Mbrëm ai është takuar me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, për një darkë pune. “Darkë pune në Pallatin Elysee me Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron, është një mundësi e shkëlqyer, në prag të Forumit të Paqes në Paris, për të ndarë vendosmërinë për veprim të përbashkët dhe përgjigje efektive ndaj sfidave aktuale në botë.”- shkruan Kovaçevski në rrjetet sociale.
Numri i lartë i aksidente rrugore në Shqipëri rrit kërkesën për gjak nëpër spitale, pasi pacientët i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale dhe shpesh kemi parë nëpër rrjete sociale thirrje të familjarëve të cilët ofrohen të parët për të dhënë gjak kur kanë një të afërm të aksidentuar, por që tipi i gjakut nuk përshtatet. “Numri aksidenteve është rritur shumë dhe paralelisht është rritur edhe kërkesa për gjak, madje mund të themi se është një periudhë po aq e vështirë sa ishte në verë për sa i përket aksidenteve”, tha dr Endri Susaj, mjek transfuziolog. Shqiptarët mbeten ende në shifra të ulëta…
Ani pse drafti i statutit të Asociacionit nuk është bërë ende publik, njohësi i çështjeve ksuhtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se nga ajo që është thënë prej Bashkimit Evropian, del që nuk ka zgjidhje të mirë sa i përket kësaj çështjeje. E, duke u bazuar në objektivat e BE-së, Baraliu, pohon se ky draft mund të jetë një autonomi e gjerë për serbët në veri. “Ky teksti nga objektivat që pash paraqet më shumë se ato marrëveshjet e Brukselit të 2013 dhe 2015, një autonomi të gjerë, një vetëqeverisje, autonomi madje siç thuhet atje substanciale dhe pozita të dyfishta do të…
Smogu toksik në lindje të Pakistanit i ka sëmurë mijëra persona, duke i detyruar autoritetet që t’i mbyllim disa qytete për gjithë javën. Smogu në qytetin e dytë më të madh pakistanez, Lahore, është rritur në nivele të rrezikshme. Qeveria provinciale e Punxhabit ka urdhëruar që shkollat, zyrat, qendrat tregtare dhe parqet në tri qytete, përfshirë Lahoren, të mbyllen deri të dielën. Provinca Punxhab e Pakistanit është në kufi me shtetin indian me të njëjtën emër. Është raportuar se edhe veriu i Indisë është duke vuajtur prej ndikimit të smogut toksik. Disa banorë të Lahores kanë thënë për transmetuesin britanik…
Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Ai në DPT te Fidani tha se kjo qeveri e ka humbur kredibilitetin ndërkombëtarë dhe po e vështirëson jetën e njerëzve. “Në qysh në korrik e kemi mbajtur një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm dhe e kemi miratuar një deklaratë ku kemi vlerësuar dhe kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje, Kuvendi të shpërndahet sepse edhe ashtu është jofunksional. Ju e keni parë që nuk arrijnë ta kalojnë asnjë rast përveç ndonjërit që e kontrabandojnë. Edhe pse është qeveria me më së shumti numra…
Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se Ndihmëssekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James O’Brien, do të udhëtojë për në Paris dhe Bruksel, nga 9 deri më 14 nëntor 2023, Në njoftim thuhet se ai do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris e ku do të takohet për herë të parë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Gjithashtu, DASH thekson se O’Brien do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Në këto takimet do të diskutohet për çështjet…

