Author: Hamdi Kumanova

Drogë, rrahje, armë të ftohta dhe prostitucion. Këto dukuri sipas hulumtimit të Këshillit komunal për parandalimin e delikuencës së fëmijëve janë hasur në shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës. Pjesëmarrësit në debat thanë se përhapja e këtyre dukurive devijuese është si pasojë e mungesës së bashkëpunimit mes prindërve, shkollave dhe institucioneve të tjera përkatëse. “Është alarmante situata sidomos në qytetin tonë me të dyja gjinitë edhe femërore edhe mashkullore tek adoleshentët që paraqiten si konsumues por edhe si shitës të të njëjtëve. Sa i përket moshës, jo vetëm 14 e më lartë, por kemi edhe nën moshën 14 vjeçe…

Lexo më Shumë

Grupi Telekom Serbia, përmes operatorit të telekomunikacionit MTEL, lansoi platformën më të re të transmetimit, MOVE TV, pikërisht nga Maqedonia. Kjo platformë moderne OTT për televizion, radio dhe video me kërkesë, e cila funksionon me MOVE Android Box dhe si një aplikacion i pavarur celular, përfaqëson angazhimin e vazhdueshëm të MTEL për të përmirësuar përvojën e përdoruesit duke ofruar përmbajtje me cilësi të lartë dhe veçori digjitale të avancuara. MOVE TV u ofron përdoruesve të tij akses në një gamë të gjerë opsionesh argëtimi, duke përfshirë: Mbi 200 kanale televizive, nga të preferuarit rajonal te gjigantët ndërkombëtarë si Superstar, Arena…

Lexo më Shumë

Raporti i BE-së për përparimin e çdo vendi kandidat për anëtarësim është “dëftesë” me vlerësime për institucionet. Pjesa e raportit për gjyqësorin në pjesën më të madhe është vlerësim për punën e Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor në vitin e kaluar. Ndërsa ky vlerësim, nuk kemi dyshime se është objektiv. Ai më realisht flet për sukseset dhe dështimet tona, jo se si dukemi ne në pasqyrë apo si na shohin apo vlerësojnë paraardhësit tanë, ndjekësit apo konkurrentët politikë, ka shkruar në Fejsbuk profesoresha dhe ish ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, e cila thotë se raporti i KE-së duhet ta…

Lexo më Shumë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i 34-të, Dragan Ivanisheviq me kodin (W04043) në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Dragan Ivanisheviq, mbrojtja e Hashim Thaçit, Luka Misetic e pyeti nëse ai ka dëgjuar për vrasjen e 1 mijë civilëve të vrarë më 2 maj të 1999-ës në Vushtrri. “Jo është herë e parë që e dëgjoj këtë. Është hera e parë që dëgjoj për këta 1 mijë persona”, tha dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi”. Fillimisht pyetja u kundërshtua nga Zyra e…

Lexo më Shumë

Duke shtjelluar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, ambasadori i BE-së në vend, Dejvid Gir tha se raporti konstatoi se kushtet në burgje mbeten të këqija, përcjell TV21. Gir tha se institucionet nuk kanë ndjekur rekomandimet e Komitetit Evropian për Parandalim të Torturës. “Kushtet në burgje ende janë të këqija, posaçërisht në Idrizovë. Nuk ndiqen rekomandimet e Komitetit Evropian për Parandalim të Torturës”, tha Gir./tv21.tv

Lexo më Shumë

TAV Shërbime operacionale, ofruesi kryesor në botë i shërbimeve të hotelierisë dhe pjesë e TAV Aerporte dhe ADP Group, prezantoi sallonin e biznesit të rinovuar Primeclass në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup. Me përmirësimet më të fundit, biznes salloni Primeclass u ofron pasagjerëve një përvojë edhe më të rehatshme dhe luksoze gjatë udhëtimit përmes Aeroportit Ndërkombëtar Shkup. Sot, më 6 nëntor, në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup, në hapjen ceremoniale të ndjekur nga prerja e shiritit dhe një koktej, u hap salloni i biznesit plotësisht i rinovuar Primeclass, i menaxhuar nga TAV Shërbime operacionale, pjesë e TAV Aeroporte. Duke u fokusuar në krijimin…

Lexo më Shumë

Digjitalizimi po ndryshon mënyrën se si njerëzit menaxhojnë financat e tyre, si shpenzojnë, kursejnë, blejnë dhe shesin. Me këtë ndryshon edhe mënyra e jetesës, gjegjësisht, zhvillimi i vrullshëm u jep mundësi më të mëdha qytetarëve. Ky ritëm i shpejtë i zhvillimit teknologjik është i pranishëm pothuajse në të gjitha fushat, ndërsa nuk bën përjashtim as sektori financiar. Fintek si industri është bërë një shtytës i fuqishëm i inovacionit në botën e financave dhe ka potencialin për të transformuar shërbimet financiare. Se transformimi është i pashmangshëm tregojnë edhe të dhënat se brezi Z përbën 40% të njerëzve që përdorin shërbime digjitale,…

Lexo më Shumë

Foltorja e bllokuar me karriget e përmbysura ishte vetëm hapi i parë i asaj që Sali Berisha e quajti mosbindja civile për këtë të enjte në Parlament. Sapo deputetët e mazhorancës dhe kryetarja e Kuvendit janë ulur në vendet e tyre, ligjvënësit opozitarë kanë ndezur tymuese, duke shkaktuar kaos total në sallën e seancave plenare. Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula janë parë me tymuese në duar, ndërsa Taulant Balla i “kërcënoi” se përdorimi i lëndëve kimike në Kuvend përbën vepër penale. Teksa tymi mbuloi sallën, kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk i ndali punimet, por kërkoi ndërhyrjen e Gardës për të mbarëvajtur…

Lexo më Shumë

Policia Federale Gjermane dhuron pajisje bashkëkohore, me vlerë rreth 131 000 euro, për ta çuar në një tjetër nivel punën e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit. Takimi për nënshkrimin e aktit të dhurimit u mirëprit në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe u zhvillua me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, Ambasadorit të Gjermanisë, në Shqipëri, Karlfried Bergner, oficerit ndërlidhës të Policisë Federale Gjermane, në Shqipëri, z. Stefan Dorbach dhe të drejtuesve të tjerë të Policisë së Shtetit. Dhurimi i këtyre pajisjeve, një tjetër tregues i besimit dhe…

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se do të ndërmarrë një nismë për të mbjellë pyllin e Pishë Poros në bregdetin e Fierit, i cili u shkrumbua nga zjarri këtë verë. Prezantimi i nismës do të bëhet më 10 nëntor në Darzezë ndërsa ftohen institucione dhe donatorë për të kontribuar. Njoftimi: Si pasojë e zjarrit, këtë verë u shkatërrua një nga pyjet më të mëdha të zonës bregdetare, sic është pylli i pishës në bregdetin e Fierit, Pishë-Poro. Duke cmuar rëndësinë e këtij pylli, edhe në mbrojtjen kundër erozionit detar, ne kemi vendosur të ndërmarrim një nismë kombëtare…

Lexo më Shumë

Ekipi mjekësor i Klinikës Zhan Mitrev mori një pllakë për merita dhe kontribut të veçantë në ushtrimin e ndihmës së parë në situatë emergjente – tërmet, i cili u mbajt në Shkup, në organizim të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me ushtrime simuluese për ndihmën e parë në disa zona të qytetit të Shkupit, për disa orë u ofrua ndihmë mjekësore e koordinuar sipas skenarit të paraparë në ushtrimin e titulluar “Reagimi humanitar 2023”. Pjesëmarrësit në këtë stërvitje treguan gatishmërinë dhe motivimin të lartë për të ofruar përgjigje adekuate, ndihmë dhe përkrahje të nevojshme për qytetarët…

Lexo më Shumë

Një shtëpi banimi është kapluar nga flakët sot në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, ka thënë se nuk raportihet për të lënduar. “Sot, rreth orë 14:10 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj një shtëpi banimi është kapluar nga flaka. Polici dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë. Nuk raportohet për të lënduar”, tha Veseli. Ai tha se zjarri është shuar.

Lexo më Shumë