Author: Hamdi Kumanova

82-vjeçari me iniciale L. P., pas shoqërimit në polici nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës dhe më pas në Tiranë. Sipas News24, ai ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa dy vitet e fundit ishte bërë edhe më agresiv, pas vdekjes së vajzës së tyre. 80-vjeçarja me inicialet V. Dh., u gjet e pajetë në banesën e çiftit në fshatin Pëllumbarë nga shërbyesja e tyre rreth orës 06:30 të mëngjesit të së dielës (17 shtator). Ajo ishte goditur me shkop druri nga bashkëshorti i saj, i cili ishte proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale…

Lexo më Shumë

”Dje (17-shtator) në orën 13:40 në rrugën e qarkore përrreth liqenit të Mavrovës, në Mavrovë, ka ndodhë një aksident trafiku në të cilin një veturë “matiz” me targa regjistrimi të Shkupit e drejtuar nga 25-vjeçari A.N. nga Shkupi dhe një motor “kavasaki” gjithashtu me targa të Shkupit, e drejtuar nga personi F.S. nga Shkupi. Në aksident, motoristi F.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e qytetit ,,8-shtatori” në Shkup, ku u transferua për të ofruar ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer një ekip nga SPB-Tetovë” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Një studim i kohëve të fundit i kryer në Universitetin e Arizonës ka zbuluar një lidhje të fortë mes indeksit të masës trupore me funksionet e trurit. Një studim i kohëve të fundit i kryer në Universitetin e Arizonës ka zbuluar një lidhje të fortë mes indeksit të masës trupore me funksionet e trurit. Sipas ekspertëve, njerëzit që duan të kenë një mendje të mprehtë edhe në moshë të thyer duhet të tregojnë kujdes me peshën. Mbipesha dhe depozitat e mëdha dhjamore në organizëm rrisin inflamacionin në trup dhe ky i fundit mund të arrijë në tru duke ndikuar negativisht…

Lexo më Shumë

Pas një hetimi disa mujor, Prokuroria e Posaçme për Krimin e Organizuar të Malit të Zi ngriti aktakuzë kundër 21 personave, duke përfshirë oficerë të lartë policie dhe operativë, kryetarin e komunës së Budvës dhe drejtuesit dhe anëtarët e dyshuar të klaneve malazeze të drogës. Ata akuzohen për kontrabandë me më shumë se katër tonë kokainë, pastrimin e miliona eurove, shpërdorim detyre dhe armëmbajtje pa leje. Të paktën tetë policë dhe operativë janë akuzuar, përfshirë oficerin e policisë Lubo Miloviçin, që është arratisur, Petar Lazoviç, punonjës i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, i cili është në paraburgim dhe Dejan Knezheviç, i…

Lexo më Shumë

Emocionet e kishin pushtuar. Një vizitë rastësore e çoi në Prekazin legjendar të Adem Jasharit. Synimi nuk kishte qenë shkrimi apo kompozimi i një kënge. Përkundrazi… Dëshira për të pasur një folklor të pasur, kontribues i pashoq për artin shqiptar solli mes nesh këngën e njohur “Mora fjalë”. Të gjithë mund t’ia kenë atribuar meritat Shkurte Fejzës. Por, të gjithë ata që janë pjesë e muzikës e dinë se këtë këngë e ka shkruar dhe kompozuar kompozitori i njohur Naim Gjoshi. Në një rrëfim të veçantë për Newsbomb, ai ulet këmbëkryq mes thjeshtësisë duke treguar se si lindi idea për…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York, është takuar me gratë udhëheqëse nga e gjithë bota. Osmani, theksoi se kjo ishte një mundësi për fuqizimin e përforcimit të rolit të grave në pozitat kryesore udhëheqëse në tërë botën. “Në New York, së bashku me koleget gra udhëheqëse nga e gjithë bota, iu bashkova kremtimit të 10-vjetorit të Grave Lidere në Politikë”, shkroi Osmani. “Një mundësi e shkëlqyeshme për të diskutuar praktikat më të mira për fuqizimin dhe përforcimin e rolit të grave në pozitat kryesore udhëheqëse politike në mbarë botën”. Osmani ka udhëtuar dje për në…

Lexo më Shumë

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha më 18 shtator se ka dërguar autokolona me ndihmë humanitare në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. Kjo organizatë tha se ndihma është dërguar edhe nga Armenia dhe Azerbajxhani, duke rihapur rrugën e vetme që e lidh Armeninë me këtë rajon, rrugë që ishte e bllokuar qysh në dhjetor. “Komiteti Ndërkombëtari Kryqit të Kuq sot po dërgon dërgesa me miell gruri dhe ilaçe esenciale për popullin në nevojë përmes korridorit Laçin dhe rrugën Aghadam”, tha Kryqi i Kuq, duke iu referuar rrugëve që lidhin Karabakun me Armeninë dhe Azerbajxhanin. closevolume_off Nagorno-Karabaku ndërkombëtarisht njihet si…

Lexo më Shumë

Sipas një studimi britanik, gratë kalojnë mesatarisht dy muaj të jetës së tyre duke biseduar me nënat e tyre në telefon… Kaq pak? Çfarë i themi njëra-tjetrës? Asgjë e rëndësishme, por gjithçka thelbësore për të ndarë. Receta libri – Për çfarë shërbejnë librat, MasterChef apo interneti? “Si gatuan mami, askush nuk gatuan!” Tashethemet – Më së shumti është ajo që na përditëson peripecitë e prejardhjes, që nga kushërira e tretë që po martohet, te këmba e thyer e tezes nëntëdhjetëvjeçare. closevolume_off Këshilla shëndeti – Shëndeti, fëmijët, puna, bashkëshorti, cilado qoftë tema e diskutimit që ka kaluar para nesh, prandaj nuk…

Lexo më Shumë

Dimitar Kovaçevski i jep 40 milionë euro mikut dhe kolegut të tij Marko Andonov përmes kompanisë Aitonix direkt përmes dy tenderëve. Dy tenderë për licenca softuerike brenda 3 viteve, së pari 15 milionë euro në 2020 dhe 25 milionë euro në 2023”, akuzon VMRO-DPMNE opozitare. Në deklaratën e partisë thuhet se “kompania Aitonix është në pronësi të Marko Andonov, të cilin qeveria e emëroi si konsull nderi të Gjeorgjisë në Maqedoni, që do të thotë se ai merr status diplomatik me detyrën e promovimit të interesave të një qeverie të huaj. që e emëron atë. Tenderat që merr kompania Aitonix…

Lexo më Shumë

Në kuadër të pjesëmarrjes në Debatin e Përgjithshëm të nivelit të lartë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Afrikës së Jugut, Greis Naledi Mandisa Pardon, do të nënshkruajnë Komunikatë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Afrikës së Jugut. Kjo do të hapë mundësi për thellimin e llojeve të ndryshme të bashkëpunimit mes dy vendeve. Njëherazi, në agjendën e sotme është paraparë që Osmani të marrë pjesë në takim pune me vendet e Ballkanit Perëndimor. Takimi…

Lexo më Shumë

 Nga viti në vit ka një rritje të numrit të fëmijëve të cilët gjejnë akomodim ditor në çerdhen e vetme në Dibër “Breshia”. Drejtoria e këtij institucioni parashkollor ka informuar se viteve të fundit – interesimi për t’i sjellë fëmijët në çerdhe është i madh. Duke u rritur numri i fëmijëve, faktikisht të dy objektet e çerdhes kanë filluar të ngushtohen dhe rrugëdalja është përfundimi i punimeve të objektit aneks që ndërtohet vite me radhë. Në çerdhen “Breshia” potencojnë se aktualisht janë regjistruar 399 fëmijë. Si asnjëherë deri më tani, interesimi për ti regjistruar fëmijët në çerdhen e Dibrës është…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka ngacmuar një grua në Prizren. “NGACMIM – Prizren 16.09.2023 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar viktimën femër kosovare. closevolume_off Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Lexo më Shumë