Asgjë nuk duhet tepruar, por këto ushqime mund t’i konsumoni me masë pa frikë se do të shtoni peshë. Me një përzgjedhje të mirë të ushqimeve, ju mund të hani diçka pa ndërgjegje fajtore, dhe në të njëjtën kohë të qëndroni të dobët, por vetëm nëse dini si t’i planifikoni vaktet tuaja. Këto janë tetë ushqimet që nëse i hani me masë nuk do t’ju shëndoshin. Kokoshka closevolume_off Të gjithë duhet të konsumojmë ushqime të pasura me fibra, të cilat jo vetëm sigurojnë energji, por janë edhe ushqime që kërkojnë shumë kohë për t’u tretur. Falë kësaj, do të jeni…
Author: Hamdi Kumanova
Sot në ora 14:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë gjetur dy të mitur të cilët nga ana e nënës së tyre M.M. sot rreth orës 04:00 janë raportuar se janë larguar nga shtëpia. Dy të miturit ishin larguar disa herë më parë nga shtëpia dhe ishin kthyer nga polici, informojnë nga MPB. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë marrë masat dhe veprimet e nevojshme dhe të miturit janë gjetur dhe do t’u kthehen prindërve.
Për të shmangur problemet e mbipeshës dhe obezitetit, duhet ndjekur një program i shëndetshëm ushqimi dhe aktiviteti fizik. Këto dy aspekte ndikojnë në aktivitetin e metabolizmit dhe hormonal, dhe kanë një efekt pozitiv përsa i përket eleminimit të dhjamit të tepërt. Por ndonjëherë edhe pse me këto zakone të mira, lodhemi të shohim rezultatet e pritura, përkundrazi shohim ndonjë kile të tepërt. closevolume_off Por jo të gjithë e dinë faktin se disa zakone të mëngjesit në të vërtetë sjellin një rritje në peshë. Për pasojë bëhet pengesë për objektivin që dëshirojmë për të qenë në formë. Kapërcimi i mëngjesit Mëngjesi…
Shkollat profesionale janë pa tekste shkollore. Me këtë problem përballet edhe në shkolla e mesme teknike komunale në Gostivar. Profesori Ekrem Miftari thotë se kjo nuk është ndonjë risi, pasi që shkollat profesionale me këtë çështje përballen tash e 13 vite, që kur u bë obligueshme që librat t’i shpërndajë Ministria e Arsimit. “Duke filluar nga reformat që u bënë në arsim dhe nxjerrjen e teksteve shkollore falas nga Ministria e Arsimit, këtë vit shkollor edhe pse nga 2010 deri më tash u bënë 13 vite nxënësit i kemi pa libra. D.m.th. këto katër drejtime, makineri, ndërtimtari, gjeodezi, elektroteknikë dhe…
Presidenti Stevo Pendarovski, është konsultuar për mundësinë e amnistisë për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Nuk u përgjigj se nga kush. Kreu i shtetit është i bindur se nuk do ta amnistojë Gruevskin. Në një intervistë për TV24, Pendarovski theksoi se megjithëse kishte një të drejtë të tillë në përputhje me Kushtetutën, ai nuk ishte as sulltan dhe as monark për të vendosur për çështjet për të cilat ka procese gjyqësore. “Në nivel joformal, shtatë apo tetë muaj më parë, disa aktorë nga skena politike u konsultuan me mua se çfarë mendoja për atë mundësi. E thashë në mënyrë eksplicite se nuk…
Avokati mbrojtës i të dënuarve në rastin Monstra paralajmëron se vendimi i Gjykatës Supreme do të dërgohet në gjykatën e Strasburgut, shkruan Alsat. Naser Raufi thotë se vendimi i Supremes për të hedhur poshtë ankesat e dënuarve është i padrejtë, madje ai shprehet i bindur se zvarritja e procesit gjyqësor dëshmon se “Monstra” është rast i montuar. “Ne do të aplikojmë te Gjykata e Strasburgut, kemi afat për pranimin e aktgjykimit prej 4 muaj për aplikim. Dhe mendoj qe këtu flagrante është dhe është dëshmuar se është thyer edhe mbrojtja, në shumë momente në shumë stadiume te gjykimit…Edhe para 11…
MPB Maqedoni informon se është zgjidhur rasti i kërcënimeve ndaj kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, lidhur me rrënimin e ndërtimeve pa leje në Inxhikovë. “Policët e Njësisë për Krime të Dhunshme në SPB Shkup sot (15.09.2023) kanë arrestuar S.M, F.M dhe M.M, në lidhje me denoncimin e kryetarit të Komunës së Gazi Babës, i cili më datë 11.09.2023 ka raportuar në SPB Shkup se tre persona e kanë kërcënuar me jetë për shkak të rrënimit të objektit pa leje në fshatin Inxhikovë”. “Menjëherë pas pranimit të kallëzimit janë ndërmarrë masat dhe veprimet e nevojshme dhe…
Marrëveshja e vjetër 66-vjeçare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë rregullon ende shkarkimin e ujit nga liqeni i Ohrit në Drinin e Zi, shkruan Alsat. Ekspertët vlerësojnë se dy vendet duhet të rishikojnë urgjentisht këtë dokument për shkak të ndryshimit të kushteve ekonomike, mjedisore, politike dhe sociale. “Kemi marrë disa hapa në lidhje me sigurimin e një takimi fillestar, për të nisur komunikimin mes kompanisë sonë që prodhon hidroenergji me ujërat e liqenit të Ohrit përmes Drinit me kompaninë shqiptare KESH për të nisur shkëmbimin e informacionit, të dhëna të sakta dhe modele për përdorimin e ujit”, tha Dejan Panovski…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i ftuar në jubileun (10 vjeçar) të Kongresit Botëror të Biznesit Turk, që mbledh në një vend personalitete të biznesit, akademikë, artistë dhe sportistë, me origjinë turke dhe nga vendet mike të Turqisë, nga e mbarë bota, ku morën pjesë edhe krerët më të lartë shtetërorë si presidenti Taip Rexhep Erdogan, Ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, Ministri i Tregëtisë Prof.Dr.Omer Bolat, Kryetari i DTIK, Nail Olpak, si dhe ministra nga disapora dhe shtetet mike. Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka shkruar se ky Kongres afron biznesin me diasporën turke, rrit bashkëpunimin mes shteteve…
Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot në Pentagon ka takuar Mara Karlin, ushtruese e detyrës së zëvendëssekretares së mbrojtjes së SHBA-së për politikë të mbrojtjes. Në takimin me Karlin, ministrja theksoi se bashkëpunimi i fuqishëm maqedono-amerikan rrit sigurinë dhe forcon mbrojtjen kolektive në Aleancë, transmeton Portalb.mk. “Aleanca në NATO nuk është vetëm një fjalë – është vlera jonë më e madhe. Së bashku jemi më të fortë dhe vetëm së bashku mund të mbrojmë vlerat dhe parimet që besojmë si shtete dhe si shoqëri. Më vjen mirë që jemi plotësisht të përkushtuar ndaj bashkëpunimit në mbrojtje. Me mbështetjen amerikane…
Тe dielen, më 17 shtator 2023, në 12.00h në Liqenin e Prespës, zëvendës shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian Ben Nupnau dhe kryetari i Komunës së Resnjës Jovan Tozievski, do të nisin #EUBeachCleanup të parë të organizuar në Maqedoninë e Veriut. Aksioni i pastrimit është një iniciativë e përvitshme globale dhe këtë vit do të organizohet në plazhin e Slivnicës përmes rrjetit të ambasadorëve të rinj europianë “We Ballkans” i financuar nga BE-ja. Nisma e BE-së për pastrimin e plazhit zhvillohet globalisht çdoherë në javën e 3-të të shtatorit. #EUBeachCleanup është një fushatë e organizuar nga Komisioni Europian me EEAS-in…
QËLLIMI I PANAIRIT, PROMOVIMI I BLETARISË Me moton “ Ditët e ëmbëla të Tetovës” në sheshin “Ilirija” për dy ditë me radhë mbahet panairi i mjaltit me bletar nga rajoni i Tetovës dhe i Shkupit. Në këtë panair të katërt me radhjë që organizohet nga dy shoqatat e bletarëve “Qyteti i Bletëve” dhe “Mjalti i Pollogut Ëmbël” ekspozohen prodhimet e mjaltës me qëllim të ngritjes së vetëdijes për përdorimin e mjaltit. Driton Dikena nga shoqata “Qyteti i bletëve” tha se fatkeqësishtë në krahasim me vitet e kaluara interesim kësaj radhe është më i vogël. “Qëllimi i këtij…

