Ushtria e Kinës dërgoi 103 aeroplanë luftarakë “drejt Tajvanit” në një periudhë 24-orëshe në atë që ministria e mbrojtjes e ishullit tha të hënën ishte një rekord ditor në kohët e fundit. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplanët u zbuluan midis orës 6 të mëngjesit të së dielës dhe orës 6 të mëngjesit të së hënës, tha ministria. Siç është zakon, ata u kthyen prapa, para se të arrinin në Tajvan. closevolume_off Kina, e cila pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj, ka kryer stërvitje ushtarake gjithnjë e më të mëdha në ajër dhe ujërat përreth Tajvanit,…
Author: Hamdi Kumanova
Në lidhje me të dhënat e publikuara nga Departamenti i Shtetit se përqindja e vizave të refuzuara për Maqedoninë e Veriut në vitin 2022 ishte 26,29%, Ministria e Punëve të Jashtme informon se ka filluar një proces për bashkimin e vendit në Programin për heqjen e vizave të SHBA-së. ( Visa Waiver Program ) “Gjegjësisht, me vendim të Qeverisë është formuar grupi punues ndërinstitucional i udhëhequr nga Ministria e Punëve të Jashtme, i cili përbëhet nga përfaqësues të institucioneve tjera relevante që punojnë për plotësimin e kushteve për vendosjen e regjimit pa viza me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kushtet…
Grupi i parë i vaksinës së Pfizer për XBB.1.5, një nënvariant i omikron të COVID-19, ka mbërritur në aeroportin Incheon të Koresë së Jugut hënën, njoftuan autoriteteve të karantinës. Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA) tha se 4.04 milionë doza të vaksinës më të fundit Pfizer mbërritën pasdite, nga gjithsej 15 milionë doza të caktuara për programin e vaksinimit dimëror të këtij viti. “Shumë kërkime kanë treguar se ata që kanë marrë këtë vaksinë të përmirësuar për COVID-19, e cila përfshin një komponent që korrespondon me prejardhjen XBB të variantit Omicron, treguan një përgjigje të fortë imune…
WhatsApp, shërbimi më i popullarizuar i mesazheve në botë, po eksploron reklamat e shfaqura në aplikacion për herë të parë. Shqetësimet për largimin e përdoruesve janë ngritur në bisedimet e nivelit të lartë në Meta, e cila po kërkon të fitojë para nga aplikacioni. Njerëzit e njohur me këtë çështje kanë thënë gjithashtu se kompania po mendon per një tarifë abonimi te reklamave pa tarife, por shumë të tjere janë kundër ketij veprimi.
Është gjetur vajza 15-vjeçare me origjinë shqiptare e cila ishte raportuar e zhdukur në Gjermani që nga 11 shtatori. Lajmin për gjetjen e saj e ka bërë familja. Një nga familjarët e saj, përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se ajo tashmë gjendet në shtëpi. “Shumë faleminderit të gjithëve. Sicili prej jush ishte i rëndësishëm në përpjekjet për ta gjetur atë. U jemi mirënjohës juve dhe Zotit”, thuhet në postim.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar nga CEO i Tesla, Elon Musk, që të ndërtojë një fabrikë Tesla në Turqi. Sipas mediave të huaja, Erdogan i bëri një kërkesë të tillë Muskut gjatë një takimi në “Shtëpinë Turke”, një rrokaqiell pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, tha agjencia turke e lajmeve AA, në platformën e mediave sociale X të dielën. Erdogan ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. closevolume_off Tesla dhe ambasada turke në Uashington, DC nuk i janë përgjigjur menjëherë kërkesave për koment…
Ditën e sotme do të nisë Censi i Popullsisë dhe Banesave. Mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë të trajnuar nga Instituti i Statistikave janë angazhuar për numërimin e të gjithë popullsisë dhe banesave dhe të dhënat do të mblidhen në 6 javë. I gjithë procesi i Censit do të kryhet në mënyrë dixhitale përmes një tableti. Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje. Në modulin për individ do të përfshihet një informacion të gjerë…
Qeveria ka përcaktuar kalendarin e rritjes së pagave në sektorin publik sipas një vendimi që u mor më herët këtë vit nga Këshilli i Ministrave për t’i çuar ato në nivel bruto 900 euro deri në vitin 2025. Dokumenti i qeverisë “Masat Prioritare të Reformës së Administratës Publike” që është në fazën e konsultimit publik parashikon që kësti i parë i rritjes të jepet ne muajin dhjetor 2023 dhe tjetri në dhjetor te vitit 2024. Në fund të vitit 2022 paga mesatare mujore bruto në sektorin publik arriti në 70,770 lekë ose rreth 670 euro. Për të arritur nivelin e…
Dështimi i takimit të 14 shtatorit mund të prodhojë pasoja për Kosovës, sipas njohësve ndërkombëtarë e vendorë të çështjeve politike. Ata i kualifikuan si të larta gjasat për zbatimin e masave ndëshkuese shtesë, shkaku që nga ndërmjetësi i dialogut pala kosovare është mbajtur përgjegjëse për mosarritjen e një ujdie. E kjo, sipas tyre, rrezikon ta dëmtojë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Njohës politikë vendorë e ndërkombëtarë e shohin të lartë mundësinë e përballjes së Kosovës me pasojat e masave shtesë për shkak të dështimit të rundit të fundit të dialogut në Bruksel. Takimi i 14 shtatorit, midis kryeministrit Albin…
Ministri i Shoqërisë Informatike, Azir Aliu gjatë një interviste deklaroi se ligjet për të cilat është pritur vite me rradhë, përfundimisht ka ardhur koha që të miratohen, pasi që janë me rëndësi të madhe për reformat në administratën publike. Softveri që mundëson punësime në bazë të etnitetit, i quajtur ndryshe “Balanser” edhe nëse hiqet, duhet të zëvendësohet me diçka tjetër që të mbrohet struktura demografike e shtetit. Ligji për Shërbim të Lartë Udhëheqës, Ligji për Agjenci Digjitale, Ligji për Nëpunësit Administrativ, Ligji për Sektorin Publik, Ligji për Media. Këto janë një pjesë e ligjeve të cilët duhet të miratohen gjatë…
Juventus bind dhe triumfon në “Allianz Stadium”, në përballjen ndaj Lazios, me këta të fundit që duket se nuk janë në një moment aspak të mirë. “Bardhezinjtë” dominuan gjithë sfidën, ndërsa zhbllokuan takimin që në minutën e 10’ me Vlahovic. Ndërsa në minutën e 26’ Chiesa dyfishoi avantazhin për ekipin e Juventus, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 2-0. Në fraksionin e dytë Lazio tentoi të reagonte dhe ia doli të ngushtonte diferencën me Luis Alberton në minutën e 64’. Megjithatë buzëqeshja në fytyrat e ekipit të Sarrit zgjati shumë pak, më saktë vetëm tre minuta,…
Mungesa e veprimit me kohë dhe në mënyrë të koordinuar e të gjitha institucioneve është ajo që çon në vrasjen e grave. Brenda katër vjetëve në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 19 raste të vrasjes së grave, nga të cilat 17 kanë të bëjnë me femicid. Gra dhe vajza humbin jetën nga duart e partnerëve dhe ish-partnerëve të tyre kryesisht në ambientet e shtëpisë, vendin që për to duhet të jetë më i sigurti. Me ndryshimet e bëra së fundi në Kodin Penal gjatë këtij viti, femicidi përcaktohet si “një si një krim i veçantë”. Por, kjo nuk ka ndikuar…

