Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë, ku gratë që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht nga bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur sado pak problemet, shkruan Gazeta Metro.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, një rast i tillë ka ndodhur edhe të hënën e 6 nëntorit, në orët e mbrëmjes, në Fushë Kosovë, ku një burrë dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij.
Në raport thuhet se i dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“Fushë Kosovë 06.11.2023 – NN. Viktima femër kosovare, ka informuar se ditë më parë është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”./gazetametro.net