Një 18-vjeçar ka përdorur forcë fizike ndaj një gruaje 70-vjeçare në Shkup dhe më pas i ka marrë stolinë personale. I dyshuari është ndaluar, ndërsa policia njofton se do të paraqesë kallëzim me procedurë të urgjentshme.
Bëhet fjalë për D.I. nga Kërçova, i cili është privuar nga liria dje, më 9 gusht, në orën 12:20 në zonën e Qendrës. Zyrtarë të policisë nga SPB Shkupi vepruan pas një denoncimi të mëparshëm për vjedhje.
Sipas denoncimit, 18-vjeçari me përdorim të forcës fizike i ka hequr stolinë 70-vjeçares nga Shkupi.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, DPB Qendra dhe Bit Pazari pranë SPB Shkupi do të paraqesin kallëzim me procedurë të urgjentshme për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë në mënyrë të guximshme”, sipas nenit 236 paragrafi 3 të Kodit Penal.



