Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për pije, sipas monitorimit të fundit javor nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup.
“Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 04.08.2026 deri më 07.08.2026 mori 162 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 162 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 45 pika matëse në Qytetin e Shkupit”.
“Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm”.
MARKETING


