Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në fshatin Lubin të Komunës së Sarajit ka privuar nga liria 36 vjeçarin N.I. nga Shkupi. Personi në fjalë kërkohej me fletarrestim qendror të lëshuar nga Gjykata Penale-Shkup, për vuajtjen e dënimit prej 2 vjetëve, për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, që është e dënueshme në bazë të nenit 131 nga Kodi Penal. Personi i arrestuar është dërguar menjëherë në burg për vuajtje të dënimit.
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot i është përgjigjur paraardhësit të tij, ish-liderit partiak, Nikolla Gruevski. Reagimi vjen pasi që Gruevski iu përgjigj mbrëmë Mickoskit, i cili për gazetën gjermane Frankfurter Allgemajne Cajtung theksoi se ka dyshime se Gruevski po koketon me pushtetin për një marrëveshje të pistë për të kaluar ndryshimet kushtetuese dhe për të ndarë VMRO-në, përcjell INA. Por, pas kësaj akuze, Gruevski kërkoi sqarime nga Mickoski i cili sot doli me një postim në rrjetet sociale. “Më vjen keq që vendose që përmes këtij hapi të bësh parodi publike dhe të shërbesh për defokusimin e kriminalitetit të…
Organet kompetente bëjnë analiza, ndërsa pensionistët po e humbin durimin. Në ditën botërore të pensionistëve (20 shtator) pritet të ketë protesta të mëdha para Qeverisë së RMV-së. Pensionistët për herë të dytë mblidhen për të protestuar, pasi para një muaji morën premtim nga autoritetet se grupet e punës në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale do t’i shqyrtojnë kërkesat e tyre dhe do të propozojnë zgjidhje konkrete, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, para dy ditëve deklaroi se deri në fund të shtatorit pret propozime konkrete nga grupet e punës. Por kjo porosi, megjithatë nuk…
Prej sot buka e bardhë dhe gjysmë e bardhë 450 gram – e plotë dhe e prerë në copa, orizi i bardhë, mielli i grurit, produktet e qumështit, vezët, brumërat si makaronat dhe shpagetat, mishi dhe produktet e mishit, pemët dhe perimet do të shiten me çmime më të ulëta. Të njëjtat do të shiten me çmimin që e kanë pasur më 1 gusht dhe me 10% ulje nga ai çmim, njoftoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në konferencën e djeshme për media dhe theksoi se të gjitha supermarketet produktet me çmim të ulët do t’i kenë me mbishkrimin “çmim…
Luis Enrique e ka festuar fitoren e skuadrës së tij, Paris Saint-Germain mbrëmë në Ligën e Kampionëve duke thënë se Kylian Mbappe është lojtari më i mirë në botë. PSG e mposhti mbrëmë Borussia Dortmundin 2:0, ku Mbappe i dha epërsinë kampionit francez në minutën e 49’, kurse Achraf Hakimi vulosi gjithçka në minutën e 58’ duke shënuar për 2:0. Pas ndeshjes, trajneri i PSG-së, Luis Enrique festoi fitoren duke thënë se për të, Mbappe është më i miri në botë. closevolume_off “Ai është lojtari më i mirë në botë tani. Më shumë se aftësitë e tij taktike, ajo çfarë…
Mënyra se si e filloni mëngjesin është e rëndësishme. Disa njerëz mendojnë shumë se çfarë të hanë dhe të pinë sapo zgjohen, ndërsa të tjerët kapin gjithçka që kanë përpara ndërsa dalin nga dera. Sido që të jetë, ajo që vendosni në trupin tuaj për mëngjes mund të ndikojë në shëndetin tuaj në shumë mënyra, dhe dietologët thonë se disa nga shprehitë më të këqija të mëngjesit që njerëzit priren të kenë, mund të bëjnë dëm në trupin dhe shëndetin tuaj. “Shprehitë e mëngjesit luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin dhe mirëqenien tonë të përgjithshme dhe duke i njohur dhe…
Shumica e njerëzve do të donin të kishin numrin e telefonit të Lionel Messit, edhe pse pak, mund të supozojmë se janë me fat që ta kenë në listën e tyre të kontakteve. Por nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se cila është fotografia e profilit të yllit të Inter Miami në WhatsApp (kush nuk e ka…?), atëherë jeni me fat. Dhe gjithçka varet nga Tomi Messi. Vetëm ata që janë më të afërt me kapitenin e Argjentinës, familja, miqtë, ish-shokët e skuadrës, janë në gjendje ta telefonojnë atë kur duan një bisedë, një kategori në të cilën bën pjesë edhe Tomi. Nipi i shtatë…
Një 40-vjeçare nga Bilishti ka tentuar të vrasë veten duke konsumuar një sasi ilaçesh. Ajo është dërguar në spitalin e Bilishtit, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore po transportohet drejt spitalit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se 40-vjeçarja ka patur probleme me bashkëshortin, ndërsa ky i fundit është proceduar për dhunë ndaj saj më herët. Ndërkohë, policia po heton mbi rastin./abcnews.al
India ka pezulluar bisedimet tregtare me Kanadanë për shkak të mosmarrëveshjeve për “çështje të caktuara”, tha ministri indian i Tregtisë dhe Industrisë Piyush Goyal . Raporti bën të ditur përmes mediave të huaja se deklarata e ministrit erdhi menjëherë pasi Kanadaja anuloi një mision tregtar në Indi që ishte planifikuar të mbërrinte në Mumbai në fillim të tetorit. Puna e misionit pritej të fokusohej në bujqësi, ushqim, teknologji dixhitale, infrastrukturë dhe shkencat e jetës. “Ne e kemi vënë në pauzë dialogun tregtar me Kanadanë. Duhet të sigurohemi që gjeopolitikisht dhe ekonomikisht të jemi në të njëjtën faqe. Disa çështje shqetësuese…
Sot në moshën 66 vjeçare ndërroi jetë veprimtari i njohur dhe profesori universitar, prof.dr.Nazmi Maliqi. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarë dhe miq, ndërsa varrimi do bëhet sot pasdite në varrezat e qytetit të Kumanovës. Prof.Dr. Nazmi Maliqi ka lindur më 18 mars 1957 në fshatin Stançiq komuna e Gjilanit. Prej shtatorit të vitit 1962, si fëmi, me familjen e tij u shpërngulën në Kumanovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në Kumanovë. Më pas studimet e larta i filloi më 1976/1977 në Akademinë Ushtarake në Beograd dhe i ka mbaruar në vitin 1980,…
Në vend që të sillet ligji me të cilin do të kufizohet afati për veprimin e gjykatësve dhe prokurorëve, po ulen dënimet për kryerësit e veprave penale. Këtë e theksoi kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, për ndryshimet e Kodit penal, e cila tha se këto ndryshime dërgojnë porosi të keqe deri te qytetarët. “Pozitë zyrtare, autorizimet diskrecione, nepotizmi, jo-transparenca, mungesa e integritetit, a do të ulen këto faktor me ligj të tillë? Jo, përkundrazi. Në vend që të sillet ligj me të cilin do të kufizohet afati për veprim, do të ketë reperkusion ndaj gjykatësve dhe prokurorëve publik që nuk…
Në Gjykatën Kushtetuese është dorëzuar nisma për vlerësimin e ndryshimeve në Kodin Penal. Numri i të thirrurve po rritet, duke hedhur poshtë pretendimet se janë pajtuar me ish-kryeministrin Gruevski në takime të fshehta. Lideri i Gjykatës Kushtetuese dhe deputeti, Pavle Trajanov, ka dërguar iniciativën në Gjykatës Kushtetuese në të cilën kërket rishqyrtim i ndryshimeve i Kodit Penal me të cilat zvogëlohen dënimet për shpërdorim detyre dhe bashkim kriminal, si dhe për ndërhyrje në publik, prokurimi në dëm të shtetit. Ai pret që Gjykata të marrë një masë të përkohshme për shtyrjen e zbatimit të ndryshimeve në Kodin Penal deri në…

