Reali i Madridit ka hequr dorë nga objektivi aq i dëshiruar në këto vitet e fundit, Kylian Mbappe, i cili prej kohësh ishte konsideruar si një lojtar i përzgjedhur për t’u bërë një ditë pjesë e “Los Blancos”, dhe që i skadon kontrata me Paris Saint Germain. Kur dukej se era po frynte në favor të klubit spanjoll, Los Blancos kanë vendosur ta rimendojnë edhe një herë duke dalë jashtë gare.
Lajmi i bujshëm është dhënë nga Cadena Ser në Spanjë, që ka renditur edhe motivet që kanë sjellë këtë vendim të klubit merengues. Kryesori ka të bëjë me çështjen e pagës, me sulmuesin francez që kërkon të paktën 20 milionë euro në sezon, pa përfshirë këtu një bonus të majmë. Duke marrë në konsideratë që Jude Bellingham merr 9 milionë, afrimi i Mbappe mund të trazonte ujërat në 11-shen kastiljane.