Author: Hamdi Kumanova

Ish-ministri i Punëve të Brendshme nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Naqe Çulev, ka dalë me akuza në drejtim të ministrit aktual, në lidhje me nxjerrjen e dokumenteve të reja, gjë që kanë shkaktuar turma të qytetarëve. Çulev në një postim në Facebook thotë se “menaxhimi i keq dhe idetë jofunksionale të Spasovskit në vend që të sigurojnë kushte normale, kanë krijuar kaos që sërish bie në shpinë të qytetarëve”. “Mbishkrimi “Severna” dhe ndryshimi i dokumenteve personale të vlefshme për këtë qëllim, jo ​​vetëm që shkakton kosto shtesë të larta, por shkakton edhe revoltë serioze, ngacmime dhe nervozizëm dhe lë hapësirë ​​serioze…

Lexo më Shumë

Ministri serb i Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq paralajmëroi se nesër me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bllagoj Boçvarski, do të nënshkruajnë Memorandum për ndërtim të hekurudhës së shpejtë nga Nishi deri në Shkup, për çka të dyja vendet bashkë do të kërkojnë mjete nga BE-ja. “Do të nënshkruajmë Memorandum me Maqedoninë e Veriut dhe unë jam veçanërisht krenar për këtë”, theksoi Vesiç në deklaratën për mediat e Beogradit. Ai deklaroi se po vijon projektimi i seksionit Nish – Preshevë, i gjatë 135 kilometra, ndërsa partnerët nga Maqedonia e Veriut do t’i projektojnë 50 kilometrat “e tyre”…

Lexo më Shumë

Në orët e para të ditës së sotme policia ka realizuar bastisje në Shkup, pas çka ka arrestuar një 25-vjeçar pasi tek i njëjti ka gjetur 1.5kg marihuanë, përcjell TV21. “Me datë 16.11.2023, zyrtarë policorë nga Njësia Kundër Tregtisë Ilegale në SPB-Shkup, me urdhër të marrë paraprakisht nga gjykata, kanë kryer bastisje në shtëpinë e B.A.(25) nga Shkupi. Gjatë kontrollit u gjetën tre thasë me marihuanë me peshë totale rreth një kilogram e gjysmë. B.A. është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion, ndërsa pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të bëhet kallëzim penal përkatës me procedurë të…

Lexo më Shumë

Propozim-buxheti për vitin 2023 është joreal dhe nuk korrespondon me krizën aktuale, vlerëson profesori Branimir Jovanoviq nga Instituti Vjenez për Studime Ekonomike Ndërkombëtare. Në deklaratë për AIM, Jovanoviq thotë se projeksionet makroekonomike dhe ato të të ardhurave janë shumë optimiste. “Projektohet rritje e PBB-së prej 3,4 për qind, që është shumë e lartë nga të gjitha institucionet ndërkombëtare. Instituti ynë, për shembull, parashikon rritje prej 2 për qind, ndërsa Banka Botërore prej 2,5 për qind. Inflacioni, projektohet në 3,6 për qind, që është shumë i ulët – Instituti ynë projekton 5 për qind inflacion, ndërsa Banka Popullore 4 për qind.…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup dje (15.11.2023) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsej 233 shkelje, nga të cilat 36 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 7 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 37 për mosvënien e rripit të sigurisë, katër masa për mosdhënien përparësi këmbësorëve… “Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut i mohojnë informacionet e shpërndara në rrjetet sociale për gjoja kidnapime nga një grup i caktuar, përcjell TV21. Nga MPB theksojnë se nuk ka raportime të tilla. “Nuk ka asnjë fëmijë të kidnapuar, e as kidnapues. Bëjmë thirrje që të mos përhapen dezinformata në rrjetet sociale të cilat kanë për qëllim që t’i shqetësojnë qytetarët. Policia është e pranishme kudo dhe e garanton sigurinë e qytetarëve”, bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ka zhvilluar një takim me ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Luminica Odobescu, gjatë vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut. Takimi ka përqendruar në marrëdhëniet dypalëshe dhe mbështetjen e Rumanisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Në bisedë, u theksua rëndësia e bashkëpunimit miqësor dhe mbështetjes afatgjatë të Rumanisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Përveç integrimit evropian, diskutimet përqendruan në fusha të ndryshme të bashkëpunimit, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit, drejtësinë, sigurinë kibernetike, punët e brendshme dhe mbrojtjen civile. Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi vendosmërinë e Qeverisë për procesin e integrimeve evropiane dhe…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë u shënua pak ditë më parë në një prej kopshteve të Elbasanit ku një edukatore ushtronte dhunë ndaj një të mituri të diagnostikuar me spektrin e autizmit. Kopshti ku shkonte 5-vjeçari ishte nën administrimin e bashkisë Elbasan. Rasti u denoncua nga familjarët, pasi edukatorja u kishte thënë fëmijëve të tjerë të kopështit që të reagonin fizikisht ndaj 5-vjeçarit pasi sipas saj, ai kishte sjellje të dhunshme në klasë. Edukatorja u procedua penalisht nga policia pasi ushtroi dhunë ndaj fëmijës, teksa në reagimin për media të bashkisë shkruhet se 5-vjeçari shfaqte sjellje të dhunshme duke justifikuar në…

Lexo më Shumë

Nga e hëna, nxënësit shqiptarë të Idrizovës që tashmë duhet të jenë në klasë të gjashtë por akoma nuk kanë nisur vitin shkollor mësimin do ta ndjekin në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Çair. Këtë e konfirmoi për “Alsat” ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri duke përsëritur se zgjidhja është e përkohshme. Përveç këtij vendimi, Shaqiri ka nisur edhe procedurën e marrjes së kompetencave për shkollën “Njegosh” të komunës Gazi Babë për shkak të mos hapjes së paraleles shqipe për nxënësit e klasës së gjashtë dhe shkarkimin e drejtoreshës së Shkollës. Kjo ka revoltuar prindërit maqedonas të nxënësve të kësaj…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping i dhanë fund takimit disa orësh, i pari ballë për ballë në një vit, duke u zotuar që të stabilizojnë marrëdhëniet e tyre të tensionuara. Dy udhëheqësit folën për marrëveshje modeste për të luftuar fentanilin dhe rivendosur komunikimet ushtarake. Por ende ka dallime të thella lidhur me konkurrencën ekonomike dhe kërcënimet e sigurisë globale. Të dy udhëheqësit shpenzuan katër orë së bashku, në takime, një drekë pune dhe një shëtitje në kopsht, me qëllimin për t’i treguar botës se, ndërsa janë konkurrentë ekonomikë globalë, ata janë të hapur për të debatuar.…

Lexo më Shumë

NATO ka njoftuar se prodhimi i gjashtë aeroplanëve të rinj Boeing do të fillojë teksa po lëviz për të zëvendësuar flotën e vjetër të aeroplanëve vëzhgues AWACS. Aeroplanët më të vjetër kanë qenë në shërbim që nga Lufta e Ftohtë në vitet 1980, raporton skynews. Aleanca tha se aeroplani i parë Boeing E-7A Wedgetail pritet të jetë gati për funksionim deri në vitin 2031. Aeroplanët do të jenë në gjendje të “zbulojnë raketa dhe anije armiqësore në distanca të mëdha dhe mund të drejtojnë aeroplanët luftarakë të NATO-s drejt objektivave të tyre”, tha ai. Miratimi i projektit nga anëtarët do…

Lexo më Shumë

Shoqëria civile në Shqipëri i është drejtuar me një letër të hapur Qeverisë, duke i kërkuar që të tërhiqet nga marrëveshja për emigrantët, që është nënshkruar më 6 nëntor. Mungesa e transparencës nga ana e ekzekutivit shqiptar dhe rreziku për shkeljen e të drejtave të njeriut të emigrantëve renditen si arsye kryesore në letrën që 29 organizatat e shoqërisë civile i drejtuan Qeverisë. Letra e hapur u publikua në ditën kur Qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen e nënshkruar mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni. Marrëveshja parasheh që emigrantët që shpëtohen në Detin Mesdhe të…

Lexo më Shumë