Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së nga Kumanova, Brane Petrushevski i cili ditë më parë në rrjetet sociale njoftoi se është dënuar për qëndrim të shprehur në foltoren e Kuvendit, sot në Këshillin Gjyqësor ka dorëzuar parashtresë kundër gjyqtarit Nexhat Memeti nga Gjykata Themelore e Kumanovës. “Nexhat Memeti në mënyrë antikushtetuese, antiligjore dhe kundër aktgjykimeve që janë si praktikë edhe në Republikën e Maqedonisë edhe në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut dënoi një deputet për një fjalë të shprehur publikisht nga foltorja e Kuvendit”, tha Petrushevski. Petrushevski, në deklaratën për media para ndërtesës së Këshillit Gjyqësor, tha se sot,…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani pas takimit me homologun e tij hungarez, Peter Sijarto, tha se pajtohet me qëndrimin e tij se çështja e kthimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, nuk është çështje e politikës së jashtme, shkruan TV21. Osmani tha se për ekstradimin e Gruevskit komunikojnë organet gjyqësore dhe ministritë e drejtësisë së dy vendeve. “Fillimisht pajtohem me ministrin se kjo nuk është çështje e komunikimit të politikës së jashtme, është çështje e organeve gjyqësore dhe ministrive të drejtësisë, të cilat komunikojnë në atë pjesë, ndërsa unë mbetem në qëndrimin që ish-kryeministri duhet të jetë në RMV dhe…
Njëzet e gjashtë vjeçari E.S. nga Grupçini i Tetovës, dje (15-nëntor) në orën 13:00 në SPB-Tetovë, ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht në fushë në zonën e këtij fshati nga fqinji i tij 32-vjeçar B.A. Rasti është duke u pastruar plotësisht dhe kundër B.A. do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS
Dje (15-nëntor) në ora 14:45 në Tetovë, efektivët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 60-vjeçarin D.B. nga Tetova i cili më parë ishte raportuar nga motra e tij 56-vjeçare se në shtëpinë e tyre familjare e kishte sulmuar fizikisht nënën e tyre 79-vjeçare. Ai është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë e parashikuar me ligj.TS
Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka rritur kuotën e punëtorëve të huaj nga 5000 në 7000. Viti 2023 është në fund, por edhe kuota prej 5000 nuk është mbushur. Nuk është vetëm te kuota por edhe te procedurat e komplikuara, thonë biznesmenët. Më shumë të huaj që punojnë në Maqedoni janë nga Turqia, më pas nga rajoni Serbia, Kosova dhe Shqipëria. Ka edhe emigrantë nga Lindja e Largët. Në fund të vitit nuk u plotësua kuota për importimin e 5000 punëtorëve nga jashtë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, këtë vit për të huajt janë dhënë 4794 leje…
Nga goditja elektrike kanë mbetur të lënduar tre zjarrfikës që po shuanin zjarrin në çatinë e një shtëpie. Siç njofton Klan M, në Njësitin Territorial Zjarrfikës nga Struga, mbrëmë në ora 23:30 është raportuar për një zjarr pas së cilës janë avulluar gjashtë zjarrfikës. Zjarri ka rënë në një shtëpi në afërsi të fshatit Radozhdë të Strugës, në pronësi të A.S. nga i njëjti fshat. “Gjatë intervenimit tre zjarrfikës që po shuanin zjarrin janë lënduar nga rryma. Ata janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, ku janë konstatuar lëndime fizike dhe më pas janë lëshuar për tretman shtëpiak”, njofton…
Drejtorët në Qendrën Klinike dhe në spitalet e përgjithshme të qytetit po kryejnë këto ditë mobing të paprecedentë në institucionet shëndetësore që drejtojnë, mbi punonjësit shëndetësorë, mbi administratën dhe infermierët, sipas Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve Shëndetësor dhe stafit Administrativ-Teknik. Mobingu kryhet me kërclnime duke lëvizur nga një vend pune në tjetrin. përveçse kanë karela për punonjësit, ata detyrohen të nënshkruajnë edhe në fletore kur kanë mbërritur në vendin e tyre të punës dhe kur janë larguar nga shtëpia. Ata po e marrin kujdesin shëndetësor 20 vjet më parë. Drejtorët, menaxherët dhe kryeinfermeret thjesht kanë të vështir me punëtorët A…
Mbrëmë (15-nëntor) rreth orës 22.00 në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të punëve të brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 23-vjeçarin S.T. nga Gostivari dhe 19-vjeçaren J.V. e Republikës së Serbisë. Gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës, në apartamentin e tij në Gostivar në të cilin kishte qenë edhe J.V. janë gjetë dhe konfiskuar marijuanë dhe kokainë. Të dy janë mbajtë në stacionin policor të Gostivarit për zbardhje të plotë dhe dokumentim të çështjes, pas së cilës do të ndiqet parashtresë përkatëse.TS
Ramiz Dauti nga Shkupi, ishte njëri nga të arrestuarit për vrasjen e një polici në vitin 2008, në rastin gjyqësor të koduar “Alfa”. Por, ai u la i lirë vetëm 24 orë pas arrestimit. Megjithatë, ato momente ai do t’i mbajë mend gjithë jetë për shkak të dhunës së ushtruar nga policia, ndaj tij dhe familjes së tij. Në një intervistë për gazetën LAJM, Dauti flet edhe për miqësinë me Agim Islamin i dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”. Ai thotë se në momentin që ka ndodhur vrasja e policit kanë qenë të ulur në një lokal bashkë…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga realizoi takim koordinues me Zëvendëskryetaren e Qeverisë përgjegjëse për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, kryetarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, Prokurorin Publik të RMV-së, Lubomir Joveski, kryetarët e prokurorive të larta publike dhe PTHP Shkup, koordinatorët e partive më të mëdha politike, përfaqësues nga sektori joqeveritar dhe ekspertë nga Projekti Sundimi i ligjit. Ndonëse ishte i ftuar edhe koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, ai nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme dhe ftesa mbetet e hapur për mbledhjet në vijim, si edhe për të gjitha mbledhjet dhe trupat punues.…
Mbrëmë në rezidencën franceze isha i ftuar për darkë pune me z. René Troccaz, ambasador dhe i dërguar special për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme, z. Cyrille Baumgartner, ambasador i Francës në vendin tonë, z. Bernard Valero, ish ambasador i mëhershëm i Francës në vendin tonë dhe z. Mathie Abgrall, nga Misioni i Evropës Ballkanike, në kuadër të Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme. Për gati tre orë shtjelluam zhvillimet politike në vend dhe rajon duke u përqëndruar kryesisht mbi ndryshimet kushtetuese dhe integrimin europian, zgjedhjet në vend, si dhe dialogun midis…
MPB ka njoftuar se mbrmë rreth orës 19:25 ka ndodhur një incident para një kazinoje në Aerodrom të Shkupit. Sipas raportit policor, pas një zënke, një femër e moshës së re me inicialet T.M nga Shkupi ka therrur me thikë ish-partnerin e saj, inicialet e të cilit nuk janë publikuar. Policia theksoi se ka ndërmarrë masa për zbardhjen e këtij rasti. (INA)

