Author: Hamdi Kumanova

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e parë për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Instrumentin për Reforma dhe Rritje, të shpallur nga Komisioni Evropian në fillim të këtij muaji. Në takim është paralajmëruar prania e ministrave nga vendi, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova dhe përfaqësues të lartë nga Drejtoria për Zgjerimin e KE-së. Takimin ministror do ta hapin ministri i Financave Fatmir Besimi dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq. Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Instrumenti i Reformës dhe Rritjes do t’u prezantohen Ministrave të Financave dhe…

Lexo më Shumë

Pedro Sanchez fitoi miratimin e Kongresit Spanjoll për t’u bërë, për herë të tretë në karrierën e tij politike, Kryeministër i Spanjës. Sekretari i përgjithshëm i PSOE u rikonfirmua kryetar i qeverisë me shumicë absolute votash: 179 pro dhe 171 kundër. Sanchez ka mbështetjen e deputetëve të PSOE, Sumar, ERC, Junts, Bildu, PNV, BNG dhe CC. Megjithatë, PP, Vox dhe Upn janë kundër tij. Parlamenti spanjoll i ka dhënë besimin liderit socialist. Votimi konfirmon marrëveshjen për amnisti midis PSOE dhe pavarurve katalanas. Kjo është një zgjedhje që po ndan fuqishëm vendin, jo vetëm në planin politik. Falë besimit të marrë,…

Lexo më Shumë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, draft-statutin e Asociacionit dhe Marrëveshjen e Ohrit. Tahiri tha se ai dhe Ramush Haradinaj e kanë parë draft-statutin për 45 minuta. Tahiri ka ndarë dy nene të cilat sipas tij, janë kundërkushtetuese. “Janë dy çështje që duhet të sqarohen këtu. E para ne e kemi parë draftin. Unë dhe Ramush Haradinaj të dytë të ulur për 45 minuta kemi qenë tu e lexu. Unë dhe Ramush Haradinaj e kemi pasur draftin në dorë. Unë kam dalë në konferencë me të. Drafti në bazë të…

Lexo më Shumë

Në një intervistë dhënë së fundit, Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka paralajmëruar luftë në Ballkan. Si cak thënë Zelensky, ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina. “Sot, të gjithë po diskutojnë krizën në Lindjen e Mesme. Por, siç thashë më parë, sinqerisht, nuk është problem i djeshëm. Të gjithë e dinë për këtë konflikt të vazhdueshëm dhe luftë të vazhdueshme, por askush nuk dëshiron t’i japë fund sepse është i përshtatshëm. Pas shpërthimit në Lindjen e Mesme qëndron Rusia, ne jemi të sigurt, me aleatin e saj Iranin. Kini kujdes…

Lexo më Shumë

Para 29 vjetësh, më 17 nëntor 1994, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, pas analizimit të situatës dhe kërkesave nga terreni, mori vendim për emërtimin e njësive të armatosura të udhëhequra nga LPK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Po atë ditë, u mor edhe vendimi për emërtimin e trupës komanduese më të lartë të saj – Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendimi për fillimin e lëshimit të komunikatave për opinion. Komunikata e shkruar, po atë ditë, mban numër 11, shifër kjo që paraqiste numrin e veprimeve ushtarake të deriatëhershme të njësive të saja të armatosura, shkruan Emrush…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit LSDM-së dhe BDI-së gjatë ditës së djeshme kanë mbajtur takim, ku është biseduar se si të dalin në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm. Jozyrtarisht, siç mëson TV21, është diskutuar për të ashtuquajturin Front Europian, i cili do të përbëhej nga partnerët e tanishëm të koalicionit, LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët. Është negociuar që së bashku të dalin në zgjedhjet parlamentare me lista të përbashkëta. Sipas burimeve tona, vlerësimet e LSDM-së janë se nëse pranohet propozimi i tillë, Fronti Europian mund të vijë deri te fitorja, përkatësisht të fitojë shumicën parlamentare…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten kanë futur në listën e zezë 10 individë, teksa kanë shpallur rundin e radhës të sanksioneve ekonomike në Ballkan. Sipas ueb-faqes zyrtare të Thesarit amerikan, individët e sanksionuar janë nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në mesin e tyre janë Savo Cvijetinoviq, Petar Gjokiq dhe Dushko Peroviq nga Bosnja e Hercegovina; Miodrag Davidoviq dhe Branisllav Miqunoviq nga Mali i Zi; Ratka Kunoska Kamceva, Irina Samsonenko dhe Sergey Samsonenko nga Maqedonia e Veriut; dhe Misha Vaçiq e Nenad Popoviq nga Serbia./REL

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Republikës së Hungarisë, Peter Szijjarto, sot më 16 nëntor, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka qëndruar për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Vitin e ardhshëm, në gjysmën e dytë të vitit, Hungaria do të kryesojë BE-në. Pres, si deri më tani, që Hungaria ta mbështesë fuqishëm dhe zëshëm integrimin tonë evropian. Prandaj, duhet të jemi të gjithë të bashkuar për idenë evropiane dhe të sigurohemi që pas kaq vitesh pritje, të mos krijohet më ngërç në procesin e anëtarësimit në BE, në momentin kur…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot gjatë realizimit të projektit Kabineti i Hapur në SPB Strumicë është pyetur për ndërrimin e dokumenteve personale, përkatësisht për mundësinë e qytetarëve që jetojnë jashtë Shkupit për të zëvendësuar dokumentet personale. Spasovski informoi se qytetarët brenda vendit e kanë tejkaluar 80% të zëvendësimit të dokumenteve personale të qytetarëve, transmeton Portalb.mk. “Po ashtu, është lëshuar urdhër nga ndihmësministri i Departamentit për punë civile, në të gjitha qytetet jashtë Shkupit, tashmë po punohet pa termin – të gjithë ata që vijnë do të shërbehen. Për momentin nuk ka asnjë vlerësim se do të ketë…

Lexo më Shumë

Rusia mund të krijojë kriza të reja në Ballkan dhe Moldavi në mënyrë që të largojë vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë. Kështu u tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gazetarëve afrikanë. “Sot të gjithë po diskutojnë krizën në Lindjen e Mesme. Por, siç e kam thënë sinqerisht, ky nuk është problemi i djeshëm. Dhe jo problemi i pardjeshëm. Të gjithë e dinë për këtë konflikt të vazhdueshëm dhe luftë të vazhdueshme, por askush nuk dëshiron ta përfundojë. Ky është një shpërthim në Lindjen e Mesme, Rusia qëndron pas kësaj, ne jemi të sigurt, me aleatët e tyre Iranin”, tha…

Lexo më Shumë

Dje në kishën e “Shën Naumi i Ohrit – Çudibërësi” në Kodër të Diellit është vendosur një kryq mbi 10 metra i lartë. Në opinion ka pasur reagime të shumta se pse është vendosur i njëjti. Nga Komuna e Tetovës sot përmes një reagimi në facebook thonë se inspektorët komunal kanë dalë në terren për të parë gjendjen dhe se komuna nuk ka dhënë leje. ”Komuna e Tetovës për të sqaruar opinionin publik nuk ka dhënë leje për ngritjen e kryqit në Kodrën e Diellit, duke shpallur se ai është vendosur pa lejen e duhur për ngritje. Inspektorët komunal kanë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në prag të zgjedhjeve përgatit fushatë të re, me të cilën do të afirmojë dhe promovojë anëtarësimin në BE dhe dobitë që do të kenë qytetarët. Kjo fushatë do t’u kushtojë qytetarëve 350 mijë euro. Marrëveshja është nënshkruar para një jave, ndërsa vlen 18.5 milionë denarë, kurse kompania “Vertigo NME” duhet të përgatisë slogan, llogo, standarde grafike, strategji kreative për komunikim, dizajn të bilbordeve, video promovuese, ueb banere, zgjidhje grafike për rrjetet sociale dhe strategji PR. “Fushata do të përfshijë dobitë e procesit eurointegrues dhe anëtarësimit në BE për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, në…

Lexo më Shumë