Në orët e para të ditës së sotme policia ka realizuar bastisje në Shkup, pas çka ka arrestuar një 25-vjeçar pasi tek i njëjti ka gjetur 1.5kg marihuanë, përcjell TV21.
“Me datë 16.11.2023, zyrtarë policorë nga Njësia Kundër Tregtisë Ilegale në SPB-Shkup, me urdhër të marrë paraprakisht nga gjykata, kanë kryer bastisje në shtëpinë e B.A.(25) nga Shkupi. Gjatë kontrollit u gjetën tre thasë me marihuanë me peshë totale rreth një kilogram e gjysmë. B.A. është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion, ndërsa pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj tij do të bëhet kallëzim penal përkatës me procedurë të shpejtë”, thonë nga MPB.