Një 35-vjeçar shqiptar i cili kërcënoi me sëpatë policinë italiane dhe më pas u përpoq të ikte është arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur në via Toscanini, në orët e vona të mëngjesit të sotëm, 14 nëntor.
Policia u lajmërua për një vjedhje që po ndodhte brenda zyrave të një kompanie.
Policia sapo ka hyrë në magazinë ka parë menjëherë 35-vjeçarin.
Shqiptari më pas mori një sëpatë, filloi të kërcënonte dhe sulmonte oficerët.
Policia përdori spraj spërkatës, por pa efekt sepse shqiptari tentonte sërish të sulmonte efektivët.
Ai tentoi të arratisej por u neutralizua shpejt pas një përleshjeje me policinë.
Pas arrestimit, shqiptari u dërgua në spital me frakturë në këmbë, si pasojë e rrëzimit gjatë tentativës për arratisje.